Detajet e fjalimeve të përfaqësuesve të Parlamentit Evropian në mbledhjen "Rreziku i Muxhahedinëve Khalk në Shqipëri"

Në vijim të aktiviteteve të saj kundër Organizatës Muxhahedinët Khalk, Ana Gomez, me datë 10 prill të vitit 2018 së bashku me një tjetër eurodeputete të quajtur Patricia Lalwand organizuan në Parlamentin Evropian  një mbledhje me temë "Rreziku i Muxhahedinëve Khalk në Shqipëri". Kjo mbledhje që kishte si qëllim analizimin e prezencës së MEK në Shqipëri u  mbajt në një tavolinë të rrumbullakët në një nga sallonet e PE.

Ana Gomez mbajti fjalimin e parë në mbledhje. Në fillim ajo përmendi temën e mbledhjes dhe tha se Organizata Muxhahedinët Khalk pretendonte të ishte e vetmja opozitë iraniane duke patur prezencë të theksuar në Parlamentin Evropian  dhe duke mashtruar në dhënien e informacioneve të gabuara. Në vazhdim ajo tha se akuzat që MEK dhe mbështetësit e tyre kanë bërë ndaj saj duke thënë që bashkëpunon me Iranin, janë qesharake dhe për të ardhur keq. Duke iu referuar udhëtimit të fundit të Teheran, Gomez tha se ajo ishte një nga kritikët e vjetër të të drejtave të njeriut në Iran, por në të njëjtën kohë besonte se marrëdhëniet evropiane me Iranin janë të rëndësishme dhe duhet të ruhen.

Hera e parë që ajo është njohur me MEK ka qenë momenti kur ka shkuar në Irak për të përpiluar një raport mbi të drejtat e njeriut atje në bashkëpunim me Këshillin e të Drejtave të Njeriut të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ajo gjithashtu shtoi se kur u bë pjesë e Parlamentit Evropian, përkrahësit e Organizatës Muxhahedinët Khalk dhe shumë anëtarë të tjerë , menjëherë u përpoqën të krijonin marrëdhënie të ngushta me të në mënyrë që ta prezantonin veten si mbrojtës të të drejtave të njeriut , lirisë dhe demokracisë në Iran. Por natyra e vërtetë e MEK u bë e qartë për të vetëm në kohën kur bisedoi me homologët dhe qeveritarët irakianë të cilët i dhanë informacione të sakta rreth Organizatës Muxhahedinët Khalk. Më pas Gomez vuri në dukje situatën e tmerrshme të të drejtave të njeriut te kampi Ashraf dhe mercenarizmin e MEK për Sadam Husejnin.

Ajo tha se më i çuditshëm është fakti se edhe amerikanët kanë qenë kundër muxhahedinëve. Sipas deklaratave të Gomez në këtë mbledhje, ish-sekretari i shtetit amerikan në kohën e presidentit Bush i kishte thënë se MEK është një organizatë e rrezikshme. Ajo e kishte pyetur me habi se përse i përkrahnin nëse ishin të rrezikshëm? Ai iu përgjigj duke i thënë se i mbronin, por i mbanin gjithmonë nën kontroll sepse e dinin që përbënin rrezik. Gomez gjithashtu shtoi se gjatë udhëtimit të fundit në Teheran është takuar me përfaqësues të shoqërisë civile të cilët ishin viktima të sulmeve të Organizatës Muxhahedinët Khalk. Është takuar edhe me ish-anëtarë të MEK gjithashtu. Përfaqësuesja e Portugalisë në PE Ana Gomez, gjithashtu shtoi se kishte informacion mbi disa anëtarë të Organizatës Muxhahedinët Khalk të cilët mbahen me dhunë dhe pa dëshirën e tyre të mbyllur te kampi i organizatës në Shqipëri dhe nuk u lejohet  të kontaktojnë familjarët.

Ajo tha se MEK nuk po mbahet gjallë me fondet që ka marrë në kohën e Sadam Husejnit , por ka burime të reja të ardhurash që u vijnë në ndihmë. Më pas, duke cituar disa nga emrat e kolegëve të saj që ishin kundër kësaj mbledhjeje , tha se i mbante mend shumë mirë emrat e tyre sepse ata kishin protestuar më parë kundër një mbledhjeje të saj që mbante një qëndrim kundër pushtimit izraelit të Palestinës. Në fund Gomez tha se ishte mjaft e lumtur të organizonte një mbledhje të tillë në Parlamentin Evropian, një vend në të cilin anëtarët e Organizatës Muxhahedinët Khalk dhe përkrahësit e tyre shkojnë e vijnë lirisht dhe marrin leje të qëndrojnë me orë të tëra në të. Ajo  shtoi se donte të dinte se kush u jepte atyre lejen të futeshin në PE dhe të gjenin lobues pro tyre duke e prezantuar veten si iranianët që mbështesin të drejtat e njeriut  dhe demokracinë.

Fjaluesi i dytë ishte Nicola Pede, drejtori i Qendrës Studimore të Botës në Romë. Ai e filloi fjalimin e tij duke  treguar për rritjen e dukshme të aktivitetit të Organizatës Muxhahedinët Khalk në parlamentin e Italisë dhe tha se parlamentarët italianë që kanë firmosur përkrahjen e tyre ndaj MEK janë rritur në shifra të konsiderueshme. Sipas thënies së këtij specialisti italian të çështjeve politike, është e rëndësishme të përmendet se kur flitet për përkrahjen e tyre ndaj Organizatës Muxhahedinët Khalk dhe pyeten rreth kësaj gjëje, shumica  as që e mbajnë mend të kenë firmosur një deklaratë përkrahjeje ndaj kësaj organizate. Disa prej tyre që e mbajnë mend firmosjen e deklaratës, nuk e kujtojnë emrin e organizatës. Nicola Pede Shtoi se vetëm 5 anëtarë të parlamentit italian me të cilët kishte biseduar e njihnin natyrën e grupit dhe e mbështesnin atë(Nicolan).

Sipas specialistit italian në Parlamentin Evropian bëhet fjalë për të njëjtën gjendje dhe ndjeshmëria e temave në lidhje me Iranin u krijoi muxhahedinëve një hapërisë të disponueshme që duke përfituar nga mungesa e informacionit që shumica e përfaqësuesve të PE kanë ndaj çështjeve në lidhje me Iranin, të arrijnë qëllimet e tyre organizative dhe politike duke përfituar përkrahjen e shumë njësive shtetërore të ndryshme dhe në fund të arrijë të minojë marrëdhëniet dypalëshe euro-iraniane. Nicola Pede vuri në duke një shembull ku një organizatë private në Itali ka kërcënuar firma dhe kompani të ndryshme duke u dërguar letra kërcënuese në të cilat shkruhej se nëse nuk hiqnin dorë nga bashkëpunimi me kompanitë iraniane, do t'i denonconin dhe do t'i përfshinin  në listën e zezë të sanskioneve ndërkombëtare. Ai tha se meas duket MEK po përdor të njëjtën metodë në Shqipëri. Në fund ai tha:

"Pyetja që duhet të kemi gjithmonë në mendje është kjo se cili është qëllimi final i kësaj organizate? Ashtu siç kemi thënë , ky grup nuk asnjë bazë shoqërore në Iran dhe madje nuk e ka as kapacitetin të përmendet si një grupacion politik në mesin e popullit iranian. Në fund të fundit, roli që luan në arenën ndërkombëtare nuk mund të ketë një ndikim të rëndësishmëm në kohën kur ai është destruktiv. Me të gjitha këto komentime duhet të pyesim përsëri se cili është qëllimi i tyre final? Qëllimi final i këtij grupi është lufta me Iranin. Me mënyrat e tij sektare, ky grup ka nevojë të krijojë një luftë me Iranin që kështu të parandalojë vetzhdukjen".

Dy folëset e fundit  ishin avokatja shqiptare Migena Balla dhe Ane Singleton, një ish-anëtare e Muxhahedinëve Khalk. Migena Balla foli për eksperiencën e saj me pranimin e dosjes së disa anëtarëve të ndarë të MEK në Shqipëri duke thënë se shteti shqiptar nuk u jep atyre asnjë lloj përkrahjeje. Ane Singleton foli për strukturën sektariane dhe marrëdhëniet e brendshme në grupin Muxhahedinët Khalk.

Në fund, gjithashtu një tjetër organizatore e kësaj mbledhjeje Patricia Lalwand , përfaqësuesja e Francës në PE në një fjalim të shkurtër tregoi për eksperiencën e saj me ballafaqimin me MEK dhe shtoi se disa vite më parë, nëpërmjet një miku iranian, ishte ftuar në njërën nga konferencat e përvitshme të Organizatës Muxhahedinët Khalk në Paris . Për shkak se i kishin thënë se ajo konferencë mbahej për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe lirinë në Iran, e kishte pranuar ftesën dhe kishte marrë pjesë në të, por në momentin që u fut në vendin ku mbahej konferenca dhe qëndroi disa minuta atje, vuri re sjelljet e çuditshme të anëtarëve të këtij grupi dhe e kuptoi që çdo gjë që kryhej dhe çdo fjalim që mbahej zbatohej sipas urdhërave të dhëna. Kështu që u largua nga konferenca.

Ajo gjithashtu tha se ky ishte mandati i saj i parë në PE dhe dosja e parë që i erdhi mbi tavolinë ishte një deklaratë për përkrahjen e grupit Muxhahedinët Khalk. Me të lexuar emrin e kësaj organizate ajo i tha sekretares që të mos i dërgojë mbi tavolinën e  punës asnjë dosje që ka për temë Organizatën Muxhahedinët Khalk. Një nga arsyet që e  nxitën të bashkëpunojë në organizimin e kësaj mbledhjeje është prezenca e anëtarëve të këtij kulti në Parlamentin Evropian.

Në fund vlen të përmendet dhe fakti që në atë mbledhje mori pjesë edhe një përfaqësues i Këshillit të të Drejtave të Njeriut të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Në fund, njëri nga përkrahësit e MEK që merrte pjesë në këtë mbledhje si një student në nivel doktorature, u ngrit dhe duke e mbrojtur kultin Rajavi tha se MEK nuk ishte më në listën e organizatave terroriste dhe ishte e jashtëligjshme dhe e pamoralshme ta quaje një grup terrorist.

Ai gjithashtu foli për trazirat e dhjetorit të vitit 2017 në Iran dhe tha se lideri suprem i Iranit ishte shprehur se këto trazira ishin drejtuar nga grupi i munafikëve(muxhahedinëve) duke e konsideruar këtë si një provë që MEK përkrahet nga populli iranian. Ai iu referua një dokumentari të ri të National Geographic duke e quajtur një provë për lirinë e lëvizjes te kampi i Muxhahedinëve Khalk. Sigurisht që fjalët e tij nuk mbetën pa përgjigje dhe një numër i madh personash iu përgjigjën me argumente të ndryshme se  MEK ishte një organizatë terroriste duke shtuar shkeljen e ligjeve të shtetit shqiptar, zhdukjen e shumë personave nga populli iranian dhe mungesën e lirisë në brendësi të kultit . Njëri nga ata që iu përgjigjën ishte Ana Gomez e cila tha: "Në qoftë se hyrja te kampet e këtij grupi është e lirë , unë jam personi i parë si përfaqësuese e Parlamentit Evropian që kërkoj t'i shoh ato vende nga afër, por e shoh të pamundur ta pranojnë kërkesën time."


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur