Destabilizim i Shqipërisë? Keni harruar qindra muxhahidinët!

Categoria: Lajme

Po artikulohet ditë pas dite kohët e fundit një skenar destabilizimi i Shqipërisë. Dikush flet për skenar serb, të tjerë për skenar rus….por askush nuk përmend një minë me sahat, që janë disa qindra terroristë, të njohur si muxhahedinët nga Irani, dhe që janë sjellë në vendin tonë nën petkun e “ndihmës humanitare”

Në shumë vende ky grupim vazhdon të njihet si organizatë terroriste e të konsiderohet si e tillë. Ata janë të njohur sidomos pèr krime lufte kundër vendit të tyre, për llogari të Sadam Huseinit në luftën Iran – Irak.

Sot, një pjesë e konsiderueshme e kësaj armate ndodhet në rrethinat e Tiranës dhe lëviz e lirë në kryeqytet e qytete të tjera, duke u bërë objekt tensioni mes Iranit dhe Shqipërisë. Nga Tirana kjo organizatë zhvillon aktivitet për përmbysjen e pushtetit të Teheranit, gjë që e vendos vendin tonë në një pozitë armiqsore, pa qenë nevoja. Ju ka qëluar t’i shihni me veshjet karakteristike udhëve të kryeqytetit, tek lëvizin në grupe të mëdha ose të vogla, po kurrë vetëm. Ata nuk kanë familje dhe i binden një organizimi tipik ushtarak.

Pra ndërsa llogarisim një skenar rus, apo serb a kushedi ç’tjetër, s’është keq të mbajmë parasysh edhe. Këtë ushtri të huaj, e përsërisim, të konsideruar për shumë kohë si organizatë terroriste nga BE, SHBA, Kanada, Britani e madhe etj, sot e kemi të dislokuar dhe aktive brenda në  Tiranë!


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur