Dënimi i një anëtari të Organizatës Muxhahidine Halk për shkak të vjedhjes në një market të Tiranës

 

Anëtarët e MKO-së në Shqipëri janë të uritur, por Merjem Rexhavi u jep zyrtarëve amerikanëve 50 mijë dollarë për të mbajtur një fjalim 5 minutësh !!

Ghorbanali Huseinnejad, ish- përkthyes i lartë i Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë të MEK

“ Dënimi i një muxhahidini iranian në zonën e Babrrusë ( adresa e kultit Rexhavi në Tiranë ) për vjedhje në një market”

Ky ka qenë titulli i shumë gazetave shqiptare në 27 shkurt 2017dhe redaktorët e tyre nuk mund të jenë agjentë të Ministrisë së Inteligjencës së regjimit iranian !!!

Çfarë ndodhi në të vërtetë ? Shefat e departamenteve të grupit dhe liderja Merjem Rexhavi duhet të përgjigjen në Paris:  Ju që i paguani zyrtarët amerikanë 50 mijë dollarë për të mbajtur një fjalim 5 minutësh ( sipas një raporti të fundit nga Associated Press ) nuk keni lekë për njerëzit tuaj në Shqipëri ? Pse nuk u jepni lekë atyre të mjerëve ? Mos vallë të vjedhësh ushqim ka ndonjëë arsye tjetër përveç urisë ? Në cilin burg të botës nuk u japin ushqim të burgosurve ? Apo mos vallë u thonë të burgosurve të shkojnë e ta gjejnë vetë ushqimin ??!!

Hapni një minutë linqet e mëposhtëm dhe shikoni titujt e shkruar nga  media shqiptare ( të cilët i përmenda më sipër) me guximshmëri të plotë dhe raportet për dhënien e dënimit me gjashtë muaj burg nga vetë gjykata  për një person të quajtur Mohsen S, një nga anëtarët e Organizatës Muxhahidine Halk në Shqipëri për shkak të vjedhjes së disa konservave, salcës së domateve dhe pijeve në një market afër zonës në të cilën është vendosur kulti Rexhavi, domethënë në zonën e Babrrusë në Tiranë.

http://www.gazetaimpakt.com/lajm/19366/denohet-muxhahedini-iranian-vodhi-konserva-ne-nje-market-ne-babrru/

http://shqiperiaime.al/post-12339/

http://opinion.al/denohet-muxhahedini-iranian-vodhi-konserva-ne-nje-market-ne-babrru 
Është e nevojshme të përmendet që në komentet e mëparshme të shqiptarëve pas një artikulli në lidhje me “ Organizatën Muxhahidine” në shtetin e tyre, njëri kishte pyetur i habitur se si është e mundur që iranianët vijnë refugjat në shtetin tonë të varfër ?!!.  Më poshtë do përmendim disa prej komenteve:

Komentet e mëposhtëm të forumit “ Peshku pa Ujë”  - 15 shkurt 2016 ( para zhvendosjes së plotë të kultit Rexhavi në Shqipëri) nën temën “ Kush janë muxhahidinët ?”  Në linkun e mëposhtëm:

http://arkivi.peshkupauje.com/2016/02/kush-jane-muxhahedinet

-Marrëveshjen me Amerikën për t’i strehuar dhe bisedimet e Kerry për t’i zhvendosur muxhahidinët në Shqipëri unë nuk i kuptoj, çfarë është kjo metodë bashkëpunimi mes Amerikës dhe Shqipërisë?!! Mos vallë këta janë amerikanë? Ata janë iranianë, çfarë lidhje kanë me Amerikën? Pse i mbron Amerika këta? Unë nuk kuptoj ?!! 

- Çfarë ka ndodhur vallë që Kerry po i buzëqesh kaq shumë Shqipërisë për shkak të këtyre muxhahidinëve iranianë ?

- Pyes veten pse Amerika kërkon azil për këta në Shqipëri nëpërmjet Kerry. Pse nuk i mban  vetë Amerika që t’i mbrojë ?

- Kjo është një lojë shahu e Amerikës në Shqipëri.

- Zotëri, çfarë luftëtarë të lirisë qenka këta që dashkan të luftokan në Shqipëri ?!! Duan të bëjnë xhihad në Shqipëri dhe të na sjellin lirinë? Pse nuk shkojnë të bejnë xhihad për liri në shtëpitë e tyre? Si do të jetë lufta e këtyre në Shqipëri ?

- Çfarë fatkeqësie për miliona iranianët që dolën në rrugë. Dy vite pas Revolucionit të 79’ vendi u përfshi nga terrori. Po këta iranianët që kanë ardhur këtu vranë presidentin dhe kryeministrin dhe nga ai moment ne dëgjuam emrin e Muxhahidinëve të Iranit. Këta janë kocka mbi plagët e Iranit, kockë e cila mbetet akoma dhe sot.

-Vëzhguesit e të Drejtave të Njeriut në raportin e Charlie Wilson kanë lëshuar më shumë informacion rreth MKO-së ( në lidhje me dhunimin e të drejtave të njeriut në organizatë).

-Ministria e Punëve të Jashtme thotë se Kerry me Edi Ramën kanë rënë dakort që Shqipëria t’u japë vend muxhahidinëve në këmbim të 20 milion dollarëve, domethënë 10 mijë dollarë për çdo person!!  Njëlloj si shit-blerja e njerëzve ose luajtja e rolit të dados.!!

- Tani iu shtua një pakicë tjetër pakicave në vendin tonë që sapo të të njihen dhe të mësojnë pak më shumë për Shqipërinë, do të bëhen shqiptarë ashtu si grekët këtu dhe në jug të Italisë.

-Keni të drejtë. Në vend të osmanëve që sunduan 5 shekuj në vendin tonë, erdhën të tjerë nga Lindja islamike që të ndikojnë gjuhën, brezat, kulturën dhe popullin tonë. Ne kërkuam sukses për më mirë, jo për më keq.

-Ky është budallallik. Duhet të presim që një ditë Shqipëria të bëhet Siri nga lufta e muxahidinëve të ardhur nga jashtë dhe të vriten gratë dhe fëmijët, me lëndë kimike ... prisni dhe disa vjet dhe do ta shihni!...

-Njelloj sikur komunistët të kenë ardhur përsëri! Këtyre u duhet thënë: Zotëri i nderuar, vendi këtu është i kapitalizuar. Kërkoni që kapitalizmi të kujdeset për ju ?

-Amerika ka mbjellë gjemba në shtetin tonë!

-Edi Rama dhe Sorrosi kanë marrë lekë, por do të detyrohen të paguajnë. Shikoni bazën e tyre të të dhënave dhe vendin ku kanë kërkuar azil. Ata nuk janë ende të pavarur në përvjetorin e babait të tyre shpirtëror. Jeni duke i stimuluar!

-Çfarë njerëzish janë muxhahidinët? Shpresoj që në të ardhmen Shqipëria t’u thotë “Jo”!

-Dje lexova në një artikull në lidhje me ardhjen e këtyre muxhahidinëve në Shqipëri dhe thuhej se 2 ose 3 mijë do vijnë të marrin azil këtu. Tani shtrohet kjo pyetje që këta e kanë mendjen vetëm për të luftuar apo duan azil, sepse thonë “Refugjatët e MEK”, dmth “ Luftëtarët të cilët u bënë refugjatë”. Pra a janë refugjatë apo luftëtarë??!!

-Këta janë bombë me sahat.

-
Po mire, deri sa janë opozit këto ,pse i sjellin këtu? Mund t’i çojne dhe në Amerikë ..Ne 28 mijë km2 jemi, ata kanë sipërfaqe më të madhe, 9.631.418 km². Apo gjej kosh plehrash e sill plehra. Me varferinë ekstreme dhe me problemet sociale ,politike ,kombëtare(jetojmë akoma të copëtuar në 6 shtete) dhe këtë '' të mire'' kishim mangut ...

-Azili
i tyre ka për t’u kthyer së shpejti në Qendrën e Studimeve Marksiste për studentët tanë!

-Kjo vjen prej miqësisë dhe angazhimit tonë me Amerikën, e cila në marrëveshje me Iranin i solli këtu, pavarësisht problemeve tona të brendshme dhe të jashtme. Izraeli gjithashtu ka siguri të fortë këtu.

-Nga të gjitha shtetet që janë anëtare të NATO-s vetëm Shqipëria ishte e disponueshme t’i merrte këta?


- Përse nuk i mban vetë Amerika 2-3 mijë të tillë ?  Ku është problemi  për Amerikën, vend emigrantesh dhe që pranon normalisht mijëra emigrantë çdo vit nga gjithe bota dhe të gjitha religjionet, përse këta jo?? Përse nuk i pranon asnjë shtet tjeter Perendimor, Evropian etj keta ??

-Dy, tre ose pesë mijë muxhahidinë vijnë këtu për çfarë? Mos vallë sjellin gjë punë për ne? Ata janë një e keqe e madhe, ndaj nuk i do askush.

-
Ata janë terroristë. Pikë. Nuk më intereson sesi më konsiderojnë mua, mua më intereson se çfarë do të kem në atë copë tokë të quajtur R.SH. Edhe të jenë ëngjëj, nuk i dua. Është toka ime dhe jo e Ramës!

 
Është e pakuptueshme se përse një vendi të vogël si Shqipëria, me stabilitet të brishtë, dhe me një numër jo të vogël ekstremistësh islamikë nga pjesa e popullsisë që praktikon fenë islame, t’ i kërkohet të pranojë një numër kaq të madh xhihadistësh. Dhe nuk duhet harruar se pranimi i këtyre xhihadistëve iranianë, është përveç angazhimit që ka marrë qeveria e Shqipërisë për të pranuar refugjatët sirianë të luftës, në një numër prej 75 mijë vetësh, me tre grupe nga 25 mijë vetë secili. 


-Ata janë të huaj. Ç'më intereson mua se çfarë kanë bërë? Unë si shqiptar nuk kam asnjë cm tokë, se qeveria ia ka falur të huajve. Tani po merr edhe kolonizatorë. Ne s'kemi tokë për vete, këta u japin tokë të tjerëve!

-Nesër qeveria i përdor këta 3000 muxhahidinët për të shtypur protestat e atyre që do të rebelohen kundër shkatërrimit të vendit e instalimit të diktaturës. Një rrugë e dy punë. Këta kanë specializim në prerje kokash e do të godasin pa mëshirë shqiptarët që do të protestojnë në mbrojtje të kombit e vendit. 
- ,Këta muxhahidinët "patriot "  kanë qenë dikur miq te Sadamit, armikut të Kerry , i cili i furnizonte  dhe i mbështeste me armë kundër Iranit. Tani Sadami ka vdekur dhe në vend të tij  she Kerry. 1000 -2000 muxhahidinë të " mirë"  do të  vijnë në Shqipëri, vendin më të besuar të amerikanëve( me i korruptuari ne EUROPË, siç thuhet, që për 25 vjet po përpëlitet, për të luftuar korrupsionin me  ndihmën e Amerikës, por akoma spo ia del dot).

-
Më e bukura është se ndërsa BE-ja, këta muxhahidinet i ka hequr nga lista e zezë, SHBA i ka akoma. Nuk merret vesh atëherë pse na i sjell Kerry.

-Ore e kupton që këta janë disa breza lindur e rritur në luftë për liri a dashuri, s'ka rëndësi fare. Ata atë zanat dinë dhe atë do bëjnë dhe në Shqipëri. Berisha me Ramen po të duan le t'i marrin nëpër kullat e veta se goxha vend kanë.

-
Shkurt muhabeti ne jemi koshi i Amerikës,nuk kuptoj arsyen pse u dashka t’i mbajmë ne ata në Shqipëri .Turp i madh për klasën politike shqiptare që nuk po bëhen njerëz kurrë.

-
Kush janë muxhahidinët? Shpresoj të mos jenë shqiptarët e së ardhmes!

-Gazetari thotë Shqipëria prej kohësh mbetet vendi më i korruptuar ne Europë, ndërsa Rama me rastin e Kerrit, thotë: 

Shqiptarët janë “sot më të respektuar se kurrë më parë në histori”.

-
Interesante, iranianët po vijnë të jetojnë në Shqipëri!!

 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur