Çfarë duhet bërë me Muxhahedinët në Shqipëri?

Dje ne emisionin “Arena” te gazetarit Dritan Hila u fol edhe per organizaten MEK, muxhahedinet iraniane. Eksperti Olsi Jazexhi foli me detaje ne lidhje me kete organizate okulte. Ne vijim eshte pjesa e fundit e emisionit ku u fol per muxhahedinet iraniane te cilet qendrojne ne Shqiperi qe prej disa kohesh si refugjate.

“Dje isha ne parlamentin Evropian i ftuar nga dy eurodeputete, Ana Gomez dhe Patricia Lalonde. Ishim nje grup ekspertesh mbi situaten e muxhahedineve MEK. Kishte persona nga Britania, si dhe ishte i pranishem edhe dr Nikola Pede nga Italia. Kishte edhe disa ish muxhahedine te deradikalizuar. Ne parlamentin e BE-se ka deputete qe ndihen te shqetesuar nga prania e muxhahedineve iraniane. Muxhahedinet ne Shqiperi kane nje histori qe nga viti 2013, vit kur qeveria Berisha solli grupin e tyre te pare. Kemi ardhjen e sekretarit amerikan te shtetit Xhon Kerri ne shkurt te 2016-s, kur u njoftua se do vijne rreth 3000 veta. Raporti i fundit i policise tregon se aktualisht ne Shqiperi ndodhen 2745 muxhahidine, nga keta 11 kane vdekur, 80 veta jane larguar me dokumente te rregullta dhe 65 kane ikur si klandestine nga Shqiperia.

Shqiperia qe prej vitit 2014 e ka modifikuar kodin penal dhe ne shqiptaret ne Shqiperi jemi bere shume te serte ndaj organizartave terroriste. Ne nje debat me ish zevendes ministren e jashtme Edit Harxhi ne Top channel e kam pyetur se perse po sillen keta njerez ketu. Mu tha se keta jane refugjate lufte dhe Shqiperia do ti strehoje ata.
Problemi me keta eshte ndryshe nga refugjatet e luftes qe vijne nga Afganistani, Iraku, Plaestina etjer, te cilet asimilohen dhe integrohen dhe martohen ne shoqeri.
Keta jane nje organizate paramilitare, qe eshte listuar si organizate terroriste nga BE dhe SHBA, dhe me vone si pasoje e nryshimeve te politikes amerikane ndaj Iranit keta jane hequr nga lista.

Cfare po ndodh me ta ne brendesi? Se pari organizata ka ne brendesi nje krize, rreth 200 anetare te saj kane braktisur organizaten.Une e kam ndjekur ceshtjen pasi kam takuar disa prej tyre. Problemi eshte se organizata i ben presion ketyre qe duan te braktisin xhihadin, i akuzon si agjende iraniane, i pret fondet.

Ne lidhje me fondet e tyre ka patur nje marreveshje sekrete nepermjet qeverise shqiptare dhe asaj amerikane dhe muxhahidineve ne Irak, ku u ra dakort qe keta njerez do silleshin dhe Mek nepermjet UNHCR-se do ti mbante keta njerez me para. Keta paguhen rreth 500-600 euro ne muaj. Por cfare ndodh? Filozofia e kesaj organizate eshte qe keta duhet te bejne lufte te dhunshme kundra Iranit. Shqiperia i ka vene kushte se do i mbaje muxhahedinet por me kushtin qe te mos ndjekin problemet dhe konfliktet.

Nje nga shqetesimet qe kishin eurodeputetet ne BE ishte se ketu ne Shqiperi nen influencen e senatoreve ekstremiste amerikane, qe nga Xhon Boltoni dhe Xhon Mekeini etjer, ne menyre te vazhdueshme i nxisin keta qe te deklarohen se jane te gatshem qe te bejne xhihad.

Muxhahedinet e Mek ne Shqiperi cdo dite bejne stervitje. 70 perqind e tyre jane te moshuar, te tjeret jane 30-40 vjec. Une kam takuar disa nga keta njerez dhe ata kane qene tankiste, snajperiste, ka prej atyre qe kan pregatitur njerez per sulme vetevrasese. Keta jane nje organizate okulte, nuk jane tamam as myslimane dhe as jomyslimane.
Kryetarja e tyre Marjam Raxhavi eshte pak a shume si Shen Eleonora ne Shqiperi qe kemi patur ketu ne Tirane. Ajo i thote anetareve se une jam Imam Mehdiu dhe une do ta cliroj Iranin. Mundet qe Ministri jone i diaspores Pandeli Majko beson qe ajo eshte e shenjte pasi here pas here thote qe ajo eshte shume grua e mire, thote qe kur te iki ne Iran do haje akullore atje. Problemi qendron se ajo ne fjalimet qe mban kur vijne senatoret amerikane apo aty ku shkon z Majko, thote se ne do ta rrezojme regjimin e Iranit dhe ne do sjellim demokraci.

Ne parlamentin Evropian folen persona eksperte. Kjo organizate eshte nje oragnizate okulte diktatoriale. Anetaret e oragnizates jane zhvendosur ne Manez te Durrsit sepse Marjam Raxhavi dhe amerikanet u shqetesuan se kur keta ishin ne Tirane, anetaret filluan te largoheshin nga organizata. Ata qe jane aty brenda nuk lejohen te martohen, nuk bejne dot seks, e kane te ndaluar. Nuka kane gra, femije, jane ushtare te betuar qe duhete te vdesin per Raxhavin. Nuk kane liri mendimi. Ekzistenca e ketyre e kthen Shqiperine sikur ishte Afganistani ne kohen e Bin Ladenit. Afganistani ne kohen e Bin Ladenit strehonte nje organizate terroriste qe ishte Al Kaeda. Cfare ndodhi? Nga Afganistani, xhihadistet bene 11 shtatorin.

Kur ndodhen revoltat ne Iran ne 31 dhjetor, Marjam Rxhavia thoshte qe ne jemi qe i nxisim revoltat. Ne keto revolta u vrane njerez, u vrane ushtare, u vrane zyrtare, u dogjen institucione u dogjen banka. Sipas kodit penal te Shqiperise thirrjet qe ben z Raxhavi jane thirrje per terrorizem.

Ka disa qarqe luftarake ne Be qe nxiten nga disa qarqe amerikane qe duan ti promovojne keta njerez sikur keta jane demokrate qe do sjellin demokracine. Personat qe i nohin, si Ana Gomez qe ka marre pjese ne stabilizimin e Irakut pas renies se Sadam Hyseinit dhe e njeh natyren okulte thote se keta jane gjeja e fundit qe mund te flitet per demokraci. Ata nuk i lene anetaret e tyre, i mbajne mbyllur prej 30 vjetesh te flasin me familjet e tyre.

Ne vitin 2003 amerikanet i bombarduan dhe si pasoje ata u dorezuan dhe arriten nje marreveshje. Keta kane qene fidainj te Sadamit, kane vrare kurdet me arme kimike. Keta nuk u derguan ne vende si Franca apo ne vende te tjera sepse ne ato vende ka pasur komunitete iraniane dhe ne shqiperi ishte me e lehte per ti menaxhuar.

Keta jane sikurse Gyleni me Erdoganin. Ishin bashke me hoxhallaret kur e rrezuan Shahun, me pas u zune me njeri tjetrin. Musadikun e kane nje nga heronjte e tyre. Presidentin dhe kryeministrin e pare pas Shahut e kane vrare duke i cuar nje kamikaz qe hodhi veten ne ere. Ajatollahi i sotem, Khamenei, doren e majte e ka te paralizuar spse ja kane vrare me bombe. Keta i perdor here pas here Mosadi i Izraelit qe te vrasin shkencetare dhe te vrasin intelektuale.

Pse i vleresoi keta Amerika? Amerika i vlersi sepse keta spiunuan reaktoret nukleare te Natazit qe Irani po zhvillonte dhe per kete ata i dhane shume pike. Amerika duhet ti merrte vete e ti mbante ne Teksas, ne qofte se i donte ose ti conte ne Arabine Saudite. Ata jane rrezik per sigurine.

Ne diten e Sulltan Nevruzit, pati pak media qe njoftuan. Muxhahidinet shkaktuan kaos ne Kryegjyshaten Boterore Bektashiane. Si duket nxiten policine shqiptare dhe u arrestuan dy gazetare iraniane qe vete baba Mondi i kishte ftuar qe te mbulonin ceremonine. Ky ishte nje incident qe mediat tona e kane njoftuar pak. Perpara disa javesh ish presidenti i Shqiperise Rexhep Mejdani shkoi ne Teheran per nje konference per Naim Frasherin. Keta e sulmuan ish presidentin tone dhe thane se po e rekruton Irani.

Top channeli perpara disa javesh nxorri tre defektore ne emisionin Fiks Fare, te cilet tregonin se si keta abuzohen dhe kercenohen nga kjo organizate, e cila i ben presion qe keta te vazhdojne xhihadin. Keta sulmuan Top Channelin dhe thane se Top Channeli u ble nga Irani. Keta po kercenojne lirine e fjales dhe mendimit ne Shqiperi. Shqiperia i solli, por kjo eshte shume gje e keqe. Keta shpesh i kalojne limitet se pse kane ardhur ne Shqiperi. Keta po futen dhe po behen pjese e debatit tone dhe po hapin histeri edhe kunder Iranit, duhet ta themi kete gje. Ngelen duke sulmuar zyrtaret e ambasades iraniane, institucionet por tani po sulmojne edhe teqete dhe qendrat fetare sikurse eshte Kryegjyshata Bektashiane. Keta po fusin hundet ne ceshtjet tona. Nuk eshte vetem problemi me Iranin, keta tani po nderhyjne ne politiken tone. Po lobizojne dhe po mundohen qe te sjellin politikane qe te lobizojne per ata”, perfundoi fjalen e tij eksperti i kesaj fushe Olsi Jezexhi.

 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur