Ambasadori i Australisë në Iran: Ne nuk e kemi harruar të shkuarën e grupit terrorist Muxhahidine Halk

 

Në një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Shoqatës Habilian, ambasadori australian vuri theksin mbi rolin e rëndësishëm të Republikës Islamike të Iranit në ruajtjen e stabilitetit në rajon dhe në luftën kundër terrorizmit dhe e cilësoi Iranin si një nga vendet më të sigurta ku ka jetuar.

Sipas raportit të zyrës ndërkombëtare të lajmeve Habilian, Ian Biggs, ambasadori i Australisë në Teheran, duke iu referuar rolit ndikues të Republikës Islamike të Iranit në luftën kundër terrorizmit, e cilësoi atë si vendin më të qëndrueshëm të rajonit dhe uljen e aktiviteteve të grupeve terroriste si MKO, e njihte si meritë të Republikës Islamike të Iranit.

Në fillim të fjalimit, ambasadori i Australisë në Teheran, ndau dhimbjet me familjarët e viktimave të terrorit dhe shprehu ngushëllimin e tij për shumë jetë të humbura në sulmet terrosite kundër Iranit. Ian Biggs e vlerësoi aktivitetin e Shoqatës Habilian në mbledhjen e dokumenteve në lidhje me krimet e grupeve terroriste kundër popullit iranian dhe në vazhdim shtoi: “ Qeveria e Australisë dhe ajo e Iranit kanë një bashkëpunim mjaft të mirë në luftën kundër terrorizmit dhe punonjësit e sigurisë australiane bëjnë takime të shpeshta me homologët e tyre iraninë dhe këshillohen me njëri-tjetrin për përballjen me terrorizmin.” Në vazhdim, duke iu referuar librit të ngjarjeve terroriste në Iran, Z.Biggs tha: “ Punime të tilla kanë një efekt të madh në perceptimin e vuajtjeve që ka kaluar populli iranian për vite me rradhë.

Një pjesë e vuajtjeve janë diktuar nga lufta Iran-Irak, por një pjesë e rëndësishme e tyre është shkaktuar nga grupet terroriste si Organizata Muxhahidine Halk. Sigurisht që me shqyrtimin e këtyre ngjarjeve ne mund të konstatojmë se përpjekjet ndërkombëtare dhe ato të Iranit kundër terrorizmit janë një sukses i konsiderueshëm sidomos në rastin e MEK.

” Në vazhdim të fjalimit të tij, ambasadori tha: “Çarmatosja e tyre në Irak ishte një gjë mjaft e mirë dhe tani shumica e anëtarëve të këtij grupi që sot janë të moshuar, u dëbuan në Shqipëri. Për këtë arsye, shumica e vendeve që kanë qenë duke u marrë me çështjen e Organizatës Muxhahidine Halk , tani janë fokusuar në rrezikun që i kanoset nga tekfiristët, një kërcënim me të cilin po përballemi të gjithë ne.

Sigurisht që unë nuk dua të them që me ardhjen e rrezikut të tekfiristëve e kemi harruar çështjen e MKO-së dhe që të tilla grupe nuk konsiderohen më të rrezikshme , por dua të them që përpjekjet e qeverisë iraniane dhe bashkëpunimet interancionale kanë qenë të sukseshme dhe tani jemi duke u përqëndruar në gjeneratën e ardhshme të kërcënimeve terroriste.” Në fillim të takimit, Muhamed Xhavad Hashemi Nezhad, Sekretari i Përgjithshëm i Fondacionit Habilian, përshkroi aktivitetet e Shoqatës Habilian gjatë dekadës së kaluar në dokumentimin e krimeve të grupeve terroriste, shtypjen e popullit iranian gjithashtu dhe hulumtimet në këto fusha.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur

Më të shikuarat

Regjisorët dhe studuesit e historisë iraniane në një emision televiziv

Shumë nga krimet makabre të Muxhahidine Halk nuk mund t’i shfaqësh në një film

Milam Arjai- një ish-anëtar i Organizatës Muxhahidine Halk

Dështimi i Organizatës Muxhahidine Halk duke u zhvendosur nga Franca në Shqipëri

Diskutimi i mëngjesit në Sobhe Tus me Drejtorin e Përgjithshëm të Shoqatës Habilian

Muxhahidinët Halk janë plotësisht në gatishmëri të shërbimeve sekrete amerikane dhe izraelite

Mas’ud Khodabandeh, ish-anëtar i rangut të lartë i MKO-së/Huffington Post

Anëtarët e Organizatës Muxhahidine Halk janë skllevër modern

Sejid Muhamedjavad Hasheminejad, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Habilian

Lufta kundër terrorizmit diskriminohet përsëri