A erdhi John McCaini ne Shqiperi qe te mobilizoje terroristet iraniane?

Vizita e senatorit luftenxites amerikan John McCain ne Kosove dhe ne Shqiperi eshte portretizuar me ngjyra pozitive nga mediat e Shqiperise dhe Kosoves. McCaini perndryshe rekordit te tij luftedashes dhe agresor eshte trajtuar si nje person i cili do paqen dhe demokracine ne bote. Meqe ne Shqiperi dhe Kosove shoqeria civile eshte e vdekur, mediat kontrollohen nga pronare qe merren me droge apo jane te lidhur me pushtetin, McCaini nuk eshte pritur me protesta dhe demostrata sikur ai pritet ne Evrope dhe te gjithe Perendimin dhe mediat kane folur vetem me nota pozitive rreth tij.

Megjithate, gjate vizites se tij ne Tirane senatori McCain nuk paska humbur kohe qe te kete nje takim special me 3500 xhihadistet iraniane qe qeveria Rama strehon si diversante ne Shqiperi. Ne nje kohe qe organet e rendit te Shqiperise dhe Kosoves, per te siguruar viziten e McCainit frikesuan publikun me lajme histerike sikur do te kishte sulme terroriste dhe ne Kosove arrestuan nje psikopat vehabist per nje kenge qe ai kishte bere, i gjithe paniku mediatik dhe policor i vizites mesa duket paska qene nje mbulese per te fshehur arsyen e vertete te vizites se McCainit ne Shqiperi.

Ai eshte takuar me xhihadistet iraniane dhe emiren e tyre Marjam Rajavi. Ne momentet qe po kalon bota jone sot ku amerikanet jane ne konflikt te hapur me Kinen, Korene, Rusine, Sirine, Turqine dhe Iranin dhe Lufta e Trete Boterore pritet te filloje nga momenti ne moment, vizita e McCainit ne kampin e xhihadisteve iraniane mesa duket eshte bere per ti instruktuar xhihadistet iraniane per luften e tyre te ardhshme.

Marjam Rajavi ne postimet e saj ne twitter ndersa ka vene foto nga takimi i xhihadisteve te saj me McCainin, deklaron hapur qe grupi i saj po mobilizohet per lufte. Por ku do te hidhet grupi i Rajavit te luftoje? Ne Rusi, Siri, Kore, Kine apo Iran?

Sipas kodit civil shqiptar, Marjam Rajavi do te duhej te arrestohej dhe denohej per keto deklarata ashtu sikur edhe imamet shqiptare Genci Balla dhe Bujar Hysa u arrestuan dhe denuan me pare. Por ne Shqiperi xhihadistet shqiptare burgosen, ndersa xhihadistet iraniane jane te privilegjuar meqe bejne xhihadin e John McCainit.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur

Më të shikuarat

Regjisorët dhe studuesit e historisë iraniane në një emision televiziv

Shumë nga krimet makabre të Muxhahidine Halk nuk mund t’i shfaqësh në një film

Milam Arjai- një ish-anëtar i Organizatës Muxhahidine Halk

Dështimi i Organizatës Muxhahidine Halk duke u zhvendosur nga Franca në Shqipëri

Diskutimi i mëngjesit në Sobhe Tus me Drejtorin e Përgjithshëm të Shoqatës Habilian

Muxhahidinët Halk janë plotësisht në gatishmëri të shërbimeve sekrete amerikane dhe izraelite

Mas’ud Khodabandeh, ish-anëtar i rangut të lartë i MKO-së/Huffington Post

Anëtarët e Organizatës Muxhahidine Halk janë skllevër modern

Sejid Muhamedjavad Hasheminejad, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Habilian

Lufta kundër terrorizmit diskriminohet përsëri