160 mijë dollarë për fjalime në mbledhjet e Muxhahidinët Khalk

Një sajt amerikan, në një shqyrtim shkruajti: “Mbështetja e disa figurave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Muxhahidinët Khalk për të ndryshuar sistemin politik në Iran është një gabim i madh të cilin qeveria Trump duhet ta ndalojë.

Sipas raportit të Habilian( Familja e viktimave të terrorit) , së fundmi sajti National Interest ka postuar një shkrim të Ted Galen Carpenter i cili njofton qeverinë Trump për rrezikun: “Mbajeni veten nga politika e ndryshimit të regjimit në Iran. Teksti është përballë jush.”

Politikanët dhe specialistët  amerikanë , për të ardhur keq kanë një numër të madh përpjekjesh për të ndërhyrë në punët e shteteve të tjera me pretekstin se janë demokratike që në fakt janë të neveritshme. Gjatë kohës së luftës së ftohtë, mbështetja që Amerika i dha Contras në Nikaragua dhe liderit të Unita Jonas Savimbi, janë një shembull i këtyre politikave.Ngjarjet që ndodhën pas luftës së ftohtë ku ka ndërhyrë në politikën e vendeve të tjera janë shenja që tregojnë se Amerika nuk ka zënë mend nga gabimet e të shkuarës. Për shembull, qeveria e George W Bush ka bashkëpunuar me Kongresin Nacional Irakian(INC) të Ahmet Chalebi duke i besuar raportit të tij se Iraku po përdorte armë kimike kundër popullatës gjë që rezultoi në një ndërhyrje të rëndësishme të ushtrisë amerikane në Irak.

Tani ekziston përsëri mundësia të përsëriten gabimet e së kaluarës me ndërhyrjen e Donald Trump në marrëdhëniet me Iranin. Në përgjigje të pyetjes nëse qeveria amerikane kërkon rrëzimin e pushtetit në Iran dhe përkrahjen e grupeve opozitare , ministri i jashtëm amerikan, Rex Tillerson tha: “Për momentin politika jonë në marrëdhënie me Iranin  nuk është përcaktuar ende. Washingtoni do të përpiqet të bashkëpunojë me grupet opozitare që të bëjë kalimin e pushtetit në duart e tyre. Me fjalë të tjera politika origjinale amerikane në lidhje me marrëdhëniet me Iranin është ndryshimi i regjimit udhëheqës në atë vend.”

Kjo strategji do të jetë shkak i shfaqjes së çështjeve dhe problemeve të pafundme. Një nga këto çështje që përbën një problem është bashkëpunimi i disa prej pushtetarëve amerikanë për përmbysjen e pushtetit në Iran  me Organizatën Muxhahidinët Khalk. Sigurisht që Tillerson nuk ka folur rreth kësaj organizate. Shumë herë reformistët iranianë e kanë refuzuar këtë përqafim të Amerikës sepse kanë frikë se duke bashkëpunuar me të , reputacioni i tyre brenda Iranit dë të bie. Në fakt një pjesë e rëndësishte e të moderuarve në Iran kanë rikonfirmuar  dhe përkrahur si president Hasan Rohanin në zgjedhjet presidenciale të vitit 2017. Për këtë arsye Tillerson nuk e kishte fjalën për bashkëpunim me të moderuarit brenda në Iran.

Në fakt historia tragjike  e Muxhahidinët Khalk është e mjaftueshme për politikanët dhe pushtetarët amerikanë që t’i qëndrojnë sa më larg kësaj organizate. Në të vërtetë Muxhahidinët Khalk është një kult politik i themeluar nga bashkëshorti i Maryam Rajavi. Kjo organizatë ka kryer shumë aktivitete terroriste dhe deri në shkurt të vitit 2012  ka qenë e shpallur nga Qeveria Amerikanë si pjesë e listës së organizatave terroriste. Kjo organizatë nuk është themeluar si kundërshti eRepublikës Islamike, por është themeluar para saj me ideologji të theksuar marksiste . Themeluesit e kësaj organizate ishin studentë iranianë të majtë të cilët gjatë viteve 1960-1970 ndërmorën një fushatë kundër shahut të Iranit duke kryer sulme të shumta terroriste dhe duke vrarë shumë shtetas amerikanë që jetonin në Iran.

Por historia tragjike e kësaj organizate terroriste nuk ishte aspak pengesë për figurat e njohura amerikane që të bashkëpunonin me të sidomos pas shpalljes se qeveria amerikane e kishte hequr atë nga lista e organizatave terroriste, një shpallje e cila nxiti shumë figura të tjera të njohura si shefa të CIA-s, FBI-së dhe anëtarë të Kongresit Amerikan të lobojnë për përkrahjen Organizatës Muxhahidinët Khalk.

MEK ka shpenzuar qindra mijëra dollarë për të fituar mbështetjen e pushtetarëve të njohur  të cilët e prezantojnë këtë organizatë dhe anëtarët e saj si demokratikë dhe mjaft të përkrahur nga populli iranian. Shumë nga figurat e njohura amerikanë që mbështesin këtë organizatë janë paguar nga 15 000 - 30 000 dollarë për të mbajtur fjalime në mbledhjet e saj në Paris dhe madje u janë paguar edhe bileta dhe akomodimi . Ed Rendell, ish-guvernatori i Pensilvanisë  në vitin 2012 ka deklaruar se ka marrë nga Organizata Muxhahedini Khalk nga 150 000-160 000 dollarë amerikanë. Është mëse normale që të tjerë mbështetës të klasit të parë të MEK të kenë marë shuma të njëjta.

Marrëdhënia e afërt me MEK është një lojë e pandershme dhe  e rrezikshme  që po kryhet nga liderët ideologjik të Shteteva të Bashkuara të Amerikës. Daniel Larison , një shkrimtar nga American Conservative , rreth kësaj teme thotë: “Përkrahja e MEK nga ushtarakë të pensionuar dhe përfaqësues të qeverisë së zgjedhur nga populli amerikan është mjaft e çuditshme edhe pse kjo gjë ndodh për shkak se qeveritarët amerikanë e urrejnë Iranin, por kjo urrejtje u bë shkak që ata të përkrahin një organizatë që urrehet nga populli iranian. Urrejtja që populli iranian ndjen për këtë organizatë nuk është një spekulim .MEK ka përkrahur Sadam Huseinin në luftën kundër Iranit dhe të gjitha grupet që janë kundër regjimit aktual në Iran e njohin Organizatën Muxhahidinët Khalk si tradhëtare dhe të pështirë.

Donald Trump duhet të marrë mësim nga injoranca e qeverive të mëparshme  amerikane  të cilat kanë përkrahur organizata të huaja në pretendim demokratike  që tregojnë një pamje ndryshe nga ajo që kanë në të vërtetë. Përkrahja e Organizatës Muxhahidinët Khalk është një tjetër shenjë e këtyre gabimeve. Qeveria amerikane duhet ta shmangë MKO-në sikur të ishte një sëmundje epidemike.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur

Më të fundit

Ali Babani, ish-anëtar i ndarë nga MEK në Tiranë

Frika e MEK nga largimi i anëtarëve në Tiranë

Shoqata Habilian-Pedram Amini

Skandali i Ville de Pont

Homajun Kehzadi – ish anëtar i Muxhahidinët Halk

Kërcënimi, torturimi, përsekutimi dhe mundimi i anëtarëve të shkëputur

Batool Soltani, ish-anëtare e këshillit të lidershipit të MEK në vitet 2000-2006

Këshilli i lidershipit të Organizatës Muxhahidinët Halk ose haremi i MEK

Batool Soltani, ish-anëtare e këshillit të lidershipit të MEK në vitet 2000-2006

Këshilli i lidershipit të Organizatës Muxhahidinët Halk ose haremi i MEK

Më të shikuarat

Batool Soltani, ish-anëtare e këshillit të lidershipit të MEK në vitet 2000-2006

Këshilli i lidershipit të Organizatës Muxhahidinët Halk ose haremi i MEK

Homajun Kehzadi – ish anëtar i Muxhahidinët Halk

Kërcënimi, torturimi, përsekutimi dhe mundimi i anëtarëve të shkëputur

Shoqata Habilian-Pedram Amini

Skandali i Ville de Pont

Batool Soltani, ish-anëtare e këshillit të lidershipit të MEK në vitet 2000-2006

Këshilli i lidershipit të Organizatës Muxhahidinët Halk ose haremi i MEK

Ali Babani, ish-anëtar i ndarë nga MEK në Tiranë

Frika e MEK nga largimi i anëtarëve në Tiranë