Urdhëri i mbydhjes së zyrave dhe ngrirjes së pasurive të Muxhahidinëve në Amerikë

Categoria: Dokumente

Njoftim për shtyp :    Washington, 15 Gusht 2003 (24 Mordad 1382), Ministri I Punëve të Jashtme të Amerikës, Këshillin Kombëtar të Rezistencës (NCR) dhe Këshillin Kombëtar të Rezistencës Iraniane (NCRI) me pseudonimin Organizata e Muxhahidine Halk (e njohur si MEK), sipas urdhërit ekzekutiv Nr. 13224 të shetit të Amerikës që flet në lidhje me përkrahjen dhe mbështetjen financiare të terroristëve, e shton në listën e zezë.

Sipas urdhërit  ekzekutiv të mësipërm, të gjitha pasuritë e kësaj organizate dhe personave që kanë lidhje me terrorizmin duhet të bllokohen dhe ngrihen.Vendimi gjithashtu bën të qartë se ky urdhër përfshin zyrën e Këshillit të Qëndresës Kombëtare të Iranit në Amerikë dhe të githa zyrat e tjera të kësaj organizate në të gjithë botën si edhe ato të Muxhahidine Halk të Iranit (PMOI) që njihet edhe me pseudonimin Muxhahidine Halk (MEK).Ky vendim përfshin edhe zyrat përfaqësuese të Muxhahidine Halk të Iranit në Amerikë dhe në mbarë botën.Ministri I Punëve të Jashtme të Amerikës  në vitin 1997 (1376) nën ligjin mbi emigacionin dhe nënshtëtësinë e Muxhahidine Halk përsëri i quajti  këta një organizatë e huaj terroriste dhe të njëtën bëri edhe në vitin 2001 (1380) në vazhdim të pjesës  1  (b) duke përmendur urdhërin ekzekutiv  nr. 13224.

Urdhëri i lartë përmendur i jep të drejtë ministrit të Punëve të Jashtme të Amerikës që pas konsultimit me Drejtorin e Përgjithshëm të Thesarit të Shtetit, Ministrin e Drejtësisë dhe Ministrin e Sigurisë Kombëtare, të gjitha organizatat dhe personat që kanë tentuar apo janë angazhuar në kryerjen e operacioneve terroriste duke kërcënuar sigurinë e qytetarëve apo atë kombëtare, politikat e jashtme apo ekonominë amerikane të mbahen në listën e zezë të terrorizmit të Ministrisë së Punëve të Jashtme  tw Amerikës.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur