Si u shenjestruan tre roje të Gardës Revolucionare nga Muxhahidinët Khalk/ Shpjegimi i një operacioni torture

Në fillim të viteve 1980, pas dështimeve të shumta të MEK në vend, Organizata Muxhahidinët Khalk filloi një operacion të quajtur “Operacionet inxhinierike” . Ata rrëmbyen shumë të rinj të pafajshëm nga popullsia e thjeshtë dhe pas shumë torturash , i vranë. Sipas thënieve të tyre(muxhahedinëve) të gjithë ata që rrëmbeheshin, si të jepnin si të mos jepnin informacion, duhet të vriteshin.

Një nga anëtarët e arrestuar të Muxhahidinët Khalk, rreth këtyre operacioneve thotë: “Gjatë muajve të parë të vitit 1981, duke lënë shumë shtëpi të ekipeve të Muxhahidinët Khalk, organizata dha urdhër që të kapen dhe të torturohen pë të dhënë informacion të gjithë personat e dyshimtë që ishin diktuar pranë shtëpive të ekipeve të MEK. Këto operacione të reja të organizatës u quajtën “Operacionet inxhinierike” .U quajtën të tilla për shkak se  “puna inxhinierike ishte më e vështirë se vetë kryerja e punës. Ne jemi të detyruar të kryejmë tortura , por kur të marrim pushtetin nuk do ta bëjmë më këtë gjë!”

Ndërkohë do të pasqyrojmë një nga këto operacione në të cilin tre roje dhe një këpucar u rrëmbyen nga ekipet e Muxhahidinët Khalk dhe u torturuan në shtëpitë e tyre në Teheran me mënyra që nuk kanë shembull as në mesjetë . Pas torturave barbare ata u vranë dhe u varrosën në rrethinat e Teheranit.

 

*Kryetarët dhe përgjegjësit  kryesorë të operacioneve  inxhinierike

1-Mas’ud Rajavi : Kryetari

2-Ali Zereksh Yazdi, me pseudonimin “Farhad Razavi”:Anëtar i qendrës, zëvendës i kryetarit.

3-Mahmood Atai, me pseudonimet Hasan Kerimi dhe Askeri: Anëtar i qendrës, përgjegjës i të gjitha aktiviteteve terroriste dhe operacioneve inxhinierike.

4-Mehdi Eftekhari,  me pseudonimet Abas Araki dhe Fethollah: Anëtar i Këshillit Qëndror-planifikues dhe drejtues i operacioneve terroriste dhe inxhinierike.

5-Muhamed Mehdi Katirayi, me pseudonimet Yedollah, Rahim dhe Khalil: Anëtar i Këshillit të Qendrës-drejtues dhe planifikues i operacioneve terroriste dhe inxhinierike.

6-Husain Abrishamchi, me pseudonimet Mahmood, Shirzad dhe Rahmat: Anëtar i Qendrës-Përgjegjës i zbatimit të planeve të operacioneve terroriste dhe inxhinierike.

7-Mohammad Shabani, me pseudonimet Hamid dhe Nader: Anëtar i Qendrës-përgjegjës i zbatimit të operacioneve terroriste dhe inxhinierike.

*Detajet e rrëmbimit dhe torturimit të dëshmorëve Mohsen Mirjalili dhe Taleb Taheri

Taleb Taheri, 16 vjeç dhe Mohsen Mirjalili 25 vjeç: ngarkimi, anëtarë të komitetit të Revolucionit.

Mehran Asdaghi, anëtar i Muxhahidinët Khalk dhe komandant ushtarak i MEK në Teheran , duke shpjeguar mënyrën e rrëmbimit dhe torturimit të dëshmorëve të Komitetit të Revolucionit, thotë: “Shtëpia e ekipit ndodhej në rrugën Karun. Mehdi Katirayi dhe Husain Abrishamchi  ndodheshin atje dhe Javad Muhammedi (Taher)gjithashtu ishte përgjegjës për mbrojtjen e shtëpisë.

Duke ruajtur shtëpinë ai vë re një djalosh dhe  fillon të dyshojë te ai.

Ditën tjetër i njëjti djalosh vjen me një tjetër të ri dhe kur i dhanë lajmin kryetarëve të Qendrës ata dhanë urdhër të rrëmbeheshin.

Taheri së bashku me Reza Hashemlu dhe Muhamed Jafar Hadiyan morën përsipër operacionin e rrëmbimit të  dy të rinjve. U dalin atyre përballë me makinë dhe u thonë se janë të komitetit dhe se duhet të vinin me ta. Të rinjtë dërgohen te shtëpia në rrugën Bahar që ishte përgatirur më parë për torturim. Banjo e kësaj shtëpia ishte e veshur me material që nuk e përçonte zhurmën. Mjetet e torturës në këtë shtëpi ishin litarët, kabujt, maskat, prangat, cianuri, zinxhirët  dhe shufrat e plumbit me të cilat po të godisje ndonjë nga pas e lije në vend.

Taheri së bashku me Mustafa Moaden Pishe dhe Shehram Roushantabar kryen torturimin duke patur qëllim të dinin nëse shtëpia në rrugën Karun ishte zbuluar apo jo. Pas kontrolli të tyre , duke parë kartat dhe dokumentet zbuluan se ishin roje të Gardës Revolucionare .I lidhën me litar në karrige dhe më pas i shtrijnë në tokë. Filluan t’i godisnin me kabuj nëpër këmbë dhe pjesë të tjera të trupit dhe për të mos lejuar zërin e tyre të dalë ua mbyllën gojën me leckë.Po atë ditë Mas’ud Korbani më thotë se me urdhërin e Rahmetit( Hosain Abrishamchi) detyra e marrjes së tyre në pyetje më takon mua dhe më tha që t’i bëjmë së bashku pyetjet në mënyrë që të kuptojmë se si zbulohen shtëpitë e ekipeve. Këtu fillon pjesa ku unë vazhdoj operacionin si përgjegjës dhe zbatoj gjithçka që më urdhërohet nga lart.

Për të mos më njohur vesha maskën dhe më pas hyra në banjo. Pashë një djalë 16-17 vjeç i cili kishte rënë në cep të banjos me duar dhe këmbë të lidhura me zinxhirë. Në cepin e dhëmës qëndronte i lidhur me zinxhirë një djalë 24-25 vjeç i cili ishte torturuar me kabull ashti si  Talebi(djali në banjo).

Mustafa Moadenpisheh më tha se i kishin torturuar shumë dje për të mësuar nëse po ruanin shtëpinë e ekipit apo jo, por ata kishin mohuar gjithçka dhe duket sikur nuk po vëzhgonin shtëpinë.

Përgatita pyetjet dhe filloi puna e torturimit.

I dërgonim ata me radhë brenda në banjo ndërkohë që ata i kishin këmbët e gjakosura dhe ulërinin. Mustafai ua kishte mbyllur gojën me lecka. I godita aq fort shputat e këmbëve të tyre saqë plasën në gjak. Kur atyre filloi t’u dilte gjak, Mustafai i fashoi dhe i përgatiti përsëri për të njëjtën torturë.

Pyetjet e mia mohoheshin githmonë nga ata  dhe nuk jepnin përgjigje, por nga lart(kryetarët) na kishin thënë se me patjetër ata kishin një informacion.

Ditën tjetër filluam përsëri punën. Në fillim Javad Muhamedi u hyri mirë në dru dhe pastaj hodhëm  mbi këmbët  e tyre të  copëtuara dhe plot gjak, ujë të nxehtë dhe lëkura e tyre u dogj dhe mori ngjyrë tjetër. Shpeshherë ata të dy i humbnin ndjenjat dhe vinin përsëri në vete. Kur u hidhnin ujë të nxehtë në fytyrë, menjëher u dilnin flluska  mbi lëkurë. Kishin humbur shumë gjak. Taheri( Javad Muhamedi) ua priste trupat me majën e thikës në një mënyrë që nuk kishte pjesë të trupit të tyre që të mos ishte gjakosur. Unë dhe Mas’ud Korbani u futëm në banjo për të kërkuar Mohsen Mirjalilin. Mas’udi i tha se në qoftë se nuk do të na jepte informacion do ta piqnim si gjellë. Më pas më tha mua të sillja hekurin e rrobave. Kur e vendosi hekurin në korend dhe u nxeh, e ngjeshi atë në kurriz të Mohsen Mirjalilit. Nga dhimbja e madhe, Mohseni e hapi gojën duke e shtrirë gjuhën në një mënyrë të çuditshme dhe humbi ndjenjat. Era e mishit të pjekur të Mirjalilit ishte përhapur në të gjithë shtëpinë. Unë isha trembur shumë, edhe Mas’udi gjithashtu, por  po mundohej ta shfaqte veten si të përkushtuar ndaj punës që po bënte.

Javad Muhamedi dhe Mas’ud Muadenpisheh  ishin të zënë duke torturuar Taleb Tahirin  kur Javadi i tha Mustafait: “Shko më sill thikën.”

Ai e mori thikën dhe ia nguli disa herë në krah. Atij i plasi gjaku dhe u tund nga vendi nga dhimbja e madhe.

Talebi donte të thonte diçka ndërsa Javadi e goditi me grusht në gojë duke ia thyer dhëmbët. Javadi tha se ndjehej mirë duke e bërë këtë gjë dhe mori shufrën e plumbit dhe e goditi në nofull. Kur Talebi hapi gojën, nga ajo i dolën të gjitha dhëmbët e thyera së bashku me gjak dhe pështymë dhe i ranë mbi pantallona. Mustafai mori shufrën e plumbit dhe e godiste në vende të tjera të trupit.

Mohsen Mirjalili erdhi në vete dhe Mas’ud Korbani më tha të sillja ujë të nxehtë. Unë e solla dhe ai më tha ta derdhja mbi këmbët e Mirjalilit. Unë doja ta hidhja të gjithin njëherësh por ai më tha ta bëja pak nga pak që ta digjte mirë. Unë bëra atë që më tha ai dhe kur ia hodha ujin të gjitha flluskat i plasën dhe lëkura iu nda nga trupi duke marë një pamje të llahtarshme.

Mohseni humbi ndjenjat dhe kur erdhi në vete filloi të fërkonte putrat mbi pantallona. Mas’udi i hodhi ujë të nxehtë mbi duar dhe ato iu frynë me flluska duke marrë pamjen e mishit të pjekur.

Kur shkova në dhomë pashë një skenë frustruese. Lëkura e anës së djathtë të kokës së Talebit ishte shkulur së bashku me flokët. Javad Muhamedi qëndronte mbi të me një thikë të gjakosur. Kur Talebi përmendej, nuk kishte fuqi të fliste dhe kur hapte gojën dëgjohej rënkimi i tij dhe më pas Javad Muhamedi i rrinte mbi kokë duke e pyetur i nevrikosur: “Përse nuk flet?”

Ai rënkonte më shumë dhe e shkundte me forcë kokën. Mustafai ia kapi me forcë kokën dhe Javadi ia preu veshin me nervozizëm. Talebit i shpërtheu gjaku duke ia mbuluar të gjithë fytyrën dhe humbi ndjenjat. Kur Talebi humbi ndjenjat, Javadi i vendosi thikën anash syrit dhe e ngjeshi derisa i doli gjak . Unë e godita Mohsenin me kabull në këmbë dhe trup dhe ai erdhi në vete. Kur hapi gojën i vinte erë shumë e keqe dhe mishi i dhëmbëve i ishte qelbur. Lëkura e kokës i ishte pjekur dhe kur Mas’udi e kapi nga flokët një pjesë e tyre i mbeti në dorë. Më pas  Mohsenin të cilit nuk i kishte  mbetur më lëkurë në trup e dërguam te dhoma tjetër dhe e lidhëm me zinxhirë në tavolinë.

Talebi ishte lidhur në karrige ashtu me gjakur e mpiksur mbi fytyrë dhe Javadi ishte duke i shkulur dhëmbët me darë. Talebit i rridhte gjak i madh nga goja dhe i vinte shumë erë e keqe. Javadi donte informacion dhe Talebi nuk i tregonte gjë. Javadi tha se nuk bëhet kështu dhe se duhej bërë kebab. Mustafai shkoi te kuzhina dhe mori një bombël të vogël gazi që përdorej për piknik .

Javadi e ngrohu shufrën dhe ia ngjeshi në kofshë . Më pas e skuqi atë dhe ia ngjeshi te kopsa e pantallonave duke e djegur aq shumë saqë Talebi u shokua shumë. E gjithë dhoma vinte erë djegie, lecke dhe mishi.

Deri pasdite ata vinin secili nga dy herë në vete. Pasdite , Mirjalili lëvizi kur u përmend ,Mustafai e qëlloi me pistoletë dhe ne u detyruam të evakuonim shtëpinë. I goditëm me shufrën e plumbit derisa humbën ndjenjat dhe më pas i hodhëm cianur. Në kohën që po jepnin shpirt ne i mbuluam me batanije dhe i futëm në bagazh të makinës.

Në orën 9 të darkës ia dorëzuam makinën  Hosru Zendit dhe Muhamed Jafarit në rrugën Nezam Abad që ata t’i varrosnin trupat e të torturuarve në shkretëtirën jashtë qytetit.

*Organizata tha që t’i themi të gjithëve që ata janë torturuar nga regjimi(Republika Islamike).

Kur kjo ndodhi u zbulua, organizata nuk kishte menduar se do t’i kushtonte kaq shtrenjtë dhe kur panë praninë e aq shumë njerëzve në varrin e tyre na thanë që të mos u tregojmë të tjerëve dhe t’u themi se ishte punë e regjimit.

*Detaje të rrëmbit dhe torturimit të Oftravesh

Abas Oftravesh/i martuar/Profesioni: Këpucar/ “Krimi”: Të qenurit të gruas së tij anëtare e partisë së fesë.

Khosru Zendi rreth operacionit ku mbeti i vrarë Abas Oftravesh, thotë: Nga ana e përgjegjësve të organizatës na erdhi urdhëri se duhet të rrëmbenim një person profesioni i të cilit ishte këpucar. Komandanti i njësisë  ishte Mustafa Muadenpisheh dhe në  njësi bëja pjesë unë dhe një person tjetër i quajtur Jafar.Ne ishim të ngarkuar me detyrën e rrëmbimit të tij.

Në orën 22:30 të 8 gushtit të vitit 1982, vizitituam dyqanin e tij dhe pasi e bindëm të dilte nga dyqani duke i thënë se ishim të komitetit dhe se duhet të vinte me ne për t’iu përgjigjur disa pyetjeve, e futëm në makinë, ia lidhëm duart dhe sytë dhe e dërguam te shtëpia e sigurisë e cila ishte përgatitur për tortura.

Vazhdimi i ngjarjes treguar nga Mehran Asdaghi:

Ajo shtëpi kishte lidhje me Husejn Abrishamchi dhe ishte në dispozicion të specialistëve. Shtëpia ndodhej në rrugën Bahar në një rrugicë plot qarkullim. Ishte një shtëpi dy katëshe jugore e cila kishte tre dhoma gjumi, sallë, kuzhinë, banjo,  oborr dhe bodrum.

Banjon e kishin rregulluar me  materiale që nuk e përçonin zhurmën. Këtë këpucar e dërguan te kjo shtëpi me qëllim për t’i nxjerrë informacion rreth aktzivitetit të së shoqes duke e torturuar me goditje kabulli në këmbë dhe fytyrë, por gjithçka ishte një gënjeshtër dhe nuk arritën të merrnin ndonjë informacion rreth asaj që prisnin.

Pasi torturimi i tij nuk arriti në ndonjë përfundim të dëshirueshëm për ta, e vranë dhe e varrosën në rrethina të Teheranit së bashku me kufomat e dy personave të tjerë.

Me torturat e shumta që u kryen mbi të, u kuptua që nga dita e parë që nuk dinte asgjë  dhe pavarsisht faktit që këpucari na lutej  duke na thënë se nuk e dinte se çfarë po kërkonim nga ai , vazhdonim ta torturonim për shkak se persona të lartë të organizatës na thonin se ai dinte diçka.

Atë e torturuam për disa ditë derisa Mas’udi tha: Ne nuk mundëm të marim informacion , por mund të hakmerremi.

Për shkak se torturimi i tij nuk duhej zbuluar, pavarsisht faktit që nuk kishim shtënë në dorë ndonjë informacion, duhet ta vrisnim dhe ta varrosnim te një gropë e cila ishte hapur posaçërisht për të.

Duhet ta vrisnin këpucarin dhe pas torturash të gjata , e vramë të njëjtën ditë me rojet e Gardës Revolucionare. Këpucarin dhe dy roje të lidhur mbi karrige i goditëm me shufra plumbi derisa i humbën ndjenjat. Më pas i injektuam nga një dozë cianuri pas së cilës nga gurmazi i tyre filloi të dilte zhurma “gër gër”  dhe teksa po jepnin shpirt i lidhëm dhe mbështollëm me batanije në mënyrë që t’i zinte bagazhi i makinës. I ngarkuam kufomat në bagazh dhe ia dorëzuam makinën Khosru  Zendit dhe ai së bashku me Muhamed Jafar Hadiyan i mori ata për t’i varrosur.

Khosru Zendi: Pasi këta persona u rrëmbyen, torturuan barbarisht  dhe u vranë nga organizata, u shpjegua çështja e varrosjes së tyre. Kjo punë u krye nga unë dhe një tjetër anëtar i organizatës me pseudonimin Jafar(i cili ishte nga njësia e Mas’ud Haririt).

Ishte ora 10:30 e natës kur përgjegjësi ynë Rrahmani hyrë në shtëpi dhe na tha që tani nuk ishte koha për fjalë. Shtëpia ku ne ndodheshim ishte zbuluar dhe i vranë me plumba ata , por ishte e qartë që e vërteta ishte diçka tjetër dhe i torturuan  me mënyra të llahtarshme.

Përsa i përket varrimit, disa ditë para ardhjes së Jafarit shkuam te një vend ku na urdhëroi organizata dhe hapëm gropa për varrosjen e tyre. Po atë natë, pas asaj që tha Jafari, i morëm trupat e vdekur dhe i dërguam te vendi ku kishim hapur gropat . Kur hapëm batanijet pamë që trupat e tyre ishin të ngroshtë dhe merrnin frymë. Ishim dëshmitarë se ata vëllezër ishin gjallë por i varrosëm ata në po atë gjendje që ishin dhe u larguam nga vendi i ngjarjes.

*Detajet e rrëmbimit dhe torturimit të Shahrokh Tahmasebit

Shahrokh Tahmasebi/28 vjeç/beqar/Anëtar i Komitetit Qëndror/ “Krimi”: anëtarësimi në Komitetin Qëndror.

Në gusht të vitit 1982 njëri nga rojet e Komitetit Qëndror Shahrokh Tahmasebi që nuk kishte lidhje me shërbimet informative u rrëmbye dhe u torturua për 10 ditë derisa në fund e vranë dhe ia hodhën trupin në zonën Abas Abad të Teheranit.

Muhamed Javad Bigi, një anëtar i Muxhahidinët Khalk, rreth kësaj ngjarjeje thotë: Pas 21 prillit ku përgjatë një dite u sulmuan rreth 20 shtëpi e cila ishte më e fuqishme se goditja e 21 janarit, argumentimi i organizatës ishte kjo që puna e kryer ishte e saktë dhe e llogaritur mirë. Më pas organizata tha se duhet të mblidhnin informacione.

Në lidhje me këtë na u dha informacion mbi identifikimin e Shahrokh Tahmasebit.  Për rrëmbimin e tij ata krijuan një ekip që përbëhej nga Reza Mir Muhamedi( Farhang), Hasan Islami(Mujtaba), Jemal Muhamedi Pilevar(Kemali) dhe Ali Abasi Doulatabadi (Hadi).

Në gusht të vitit 1982, pas rrëmbimit  e dërguam atë te shtëpia e ekipeve që ndodhej në rrugën Sehraverdi, në rrugicën e parkut. Për shkak se e kishim lidhur e këmbë dhe i kishim vendosur një batanije në kokë, i zoti i shtëpisë fillon të dyshoje dhe i telefonon policisë. Menjëherë e dërguam atë te shtëpia e ekipit në rrugën Haxheh Nezam. Atë shtë shtëpi e kishte marrë me qira një çift  i infiltruar nga organizata me emrat Fariba Islami(Shehla Salehipur) dhe Muhamed Ghadiri(Manuchehr Ahmadiyan) të cilët e kishin marë shtëpinë me qira me pseudonimet e tyre. Ndërlidhësi i kësaj shtëpie me qendrën ishte Javad Muhamedi me pseudonimin Taher e cili qëndronte te ekipi i torturimit të Mehran Asdaghiut.

Fariba Islami: Në janar të vitit 1982 u martova me Muhamed Ghadirin dhe gjatë rrëmbimit dhe torturimit të Shahrokh Tahmasebit u torturova si e burgosur në po të njëjtën shtëpi. Banjon e asaj shtëpie e kishin përgatitur për tortura dhe një person me emrin Akbar ( Muhamed Javadbigi)  e solli atë në këtë shtëpi dhe filloi ta merrte në pyetje duke e torturuar në mënyrë të vazhdueshme. Një herë e dërgonin në banjo dhe herë të tjera e fusnin me gojë të mbyllur në një dollap që ndodhej në sallonin  e shtëpisë që kishte përmasa një metër me një dhe që brenda kishte errësirë totale.

Gjatë githë kësaj kohe ne nuk duhet të dilnim nga shtëpia. Unë e dëgjoja zhurmën e grushtave dhe goditjet e kamzhikëve që merrte ai , por për shkak se goja e tij ishte e mbyllur, lëshonte vetëm një rënkim të dobët.

Ali Abasi (Hadi) e torturoi shumë atë  dhe e godiste me kabuj të lidhur bashkë. Një natë u ngrita nga gjumi në orën 2  dhe dëgjova zërin e tij të dobët që mezi të vinte në vesh që kërkonte ujë për të pirë, por unë nuk i dhashë të pinte dhe shkova të flija.

Shahrokh Tahmasebin e vrasin në po këtë shtëpi dhe për të qenë të sigurt se nuk do ta shohë njeri, e mbështollën trupin e tij me një karton dhe e lidhën mirë me litarë. Më pas e ngarkojnë te një makinë e tipit subaru dhe e varrosin trupin në rrethinat e një zone në Teheran të quajtur Abas Abad.

*Fillimi i padisë së  Mehran Asadaghi : (sipas tekstit të sjellë)

1-Pas mungesës së rojes së Komitetit Qëndror të Revolucionit Islamik dhe këpucarit, në fillim u arrestua  Khosru Zendi gjatë një grabitjeje me qëllim vrasjen  me datë 23 korrik 1982 nga njerëzit e partisë fetare dhe duke patur parasysh dokumentet e gjetura te shtëpia e ekipit që ai drejtonte dhe dëshmitarët , u zbulua vendi i varrosjes së kufomave të 3 rojeve të Komitetit Qëndror dhe këpucarit.

2-Pas një serie hetimesh dhe përdorimit të informacioneve të mbledhur më parë, u zbuluan të gjithë autorët e torturës  dhe gjatë disa operacioneve të ndryshme , disa prej tyre u vranë dhe disa të tjerë u arrestuan.

3-Një nga personat e arrestuar ishte edhe Mehran Asdaghi , komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të organizatës  terroriste Muxhahidinët Khalk në Teheran   dhe autori kryesor i torturimeve i cili për disa kohë u mundua t’i fshihte dhe mohonte faktet e krimeve të kryera. Pas arrestimit ai së bashku me disa terroristë që ishin nën urdhërat e tij  si Muhamed Reza Naderi dhe Khosru Zendi u përballën me akuzat për krimet e kryera, por në seancat e para të marrjes në pyetje, ai thjeshtë pranon disa nga krimet e tij të panumërta , por për sa i përket torturimit dhe vrasjes së tre rojeve dhe këpucarit ai tregon informacione të rreme duke i fshehur detajet e torturës dhe arsyet. Si përfundim ai nuk tregon se si ndodhi e gjitha dhe përse.

4-Në fillim Esdaghi shprehet kufomat e gjetura në shkretëtirë i përkasin tre rojeve , por në investigimet e mëpasme , pas një viti e gjysëm u bë e ditur se ato trupa i përkisnin dy rojeve të Komitetit Qëndror shehid Taleb Taherit , Mohsen Mirjalilit dhe këpucarit shehid Abas Oftravesh. Ndërsa shehid Shahrokh Tahmasebi ishte vrarë nga një ekip tjetër i grupi terrorist Muxhahidinët Khalk dhe trupi i tij ishte varrosur në rrethinat e qytetit të Teheranit. Sigurisht që trupi i tij që u masakrua  nga anëtarë të organizatës terroriste Muxhahidinët Khalk u  gjet nga inspektorët e shërbimit sekret dhe iu dorëzua mjekut ligjor. Pas ekzaminimit të kufomës atë e  rivarrosën në varrezën e quajtur Parajsa e Zahrasë.

5-Në  seancën pyetësore të vitit 1984, një vit e gjysëm pas arrestimit të tij, Mehran Asdaghi  duke vëzhguar të gjitha provat e plota të krimeve të tij dhe pas zbulimit të të gjithave krimeve ku ai kishte marrë pjesë personalisht, detyrohet të pranojë gjithçka dhe të tregojë një version të ri të detajuar të rrëmbimeve , torturimeve dhe vrasjeve të kryera nga ai dhe ekipet e organizatës Muxhahidinët Khalk. Fletët e  ofruara të seancave pyetësore tregojnë pranimin e  krimit në mënyrë graduale dhe rrëfimet e tij më të fundit.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur