Rrëfimi tronditës i Batool Soltanit, ish-anëtares së Këshillit të Komandës së Organizatës Muxhahedinët Khalk

Categoria: Dokumente

Në kohën kur unë isha e shokuar dhe kisha dhimbje të forta koke përsëri medoja se ishte një provim , a ishte e mundur vallë që një udhëheqës ideologjik të ishte kaq dekadent? Përsëri mendova se ishte diçka kalimtare, një provë, por kur e takuam Rajavin atë natë dhe netë të tjera e kuptuam që kishte organizuar diçka të pistë. Kishte organizuar një ceremoni seksuale ngjyrat e të cilës e mbulonin personalitetin e tij ideologjik që kishim në mendje.

Historia ime me Organizatën Muxhahedinët Khalk

Të enjten me datë 14 shtator janë arratisur 2 të burgosur. Në mbrëmbjen e të njëjtës ditë, kolonel  Palambo dërgoi një letër në Kampin Tif në Irak  dhe duke paralajmëruar dhe kërcënuar të burgosurit u dha atyre 48 orë afat që të qetësohen. Ditën e martë me date 19 shtator  të burgosurit u përgatitën për t’u zhvendosur te burgu i ri ose në Tif dhe para së gjithash ata plotësuan të gjitha kërkesat e kolonelit për t’i dhënë fund grevës. Dy të burgosurit që ishin arratisur ishin kapur dhe ishin burgosur në qeli izolimi. Njërin nga këta dy të burgosur që ishin arratisur e kishin rrahur aq rëndë në qeli duke i kishin thyer dorën dhe mbushur gojën plot me gjak saqë  nuk i vinte më ndërmend të arratisej. Ishte dita e 40 e strehimit në Tif dhe të burgosurat femra atje ishin vetëm 4 persona dhe të tjerat kishin ikur në Iran. Për shkak të grevës në burgun Fit, ushtria amerikane ua ndërpreu energjinë elekretike duke ua kufizuar kushtet e jetesës. Më 10 tetor të vitit 2006 shpërngulja  për te burgjet e reja përfundoi. Burgu i ri ishte më i mbyllur dhe shihej vetëm qielli.

Muxhahedinet kishin menaxhuar një valë sulmesh propagandistike kundër regjimit iranian. Pas shpërfilljes së Iranit nga rregullat e Agjencisë së Energjisë Bërthamore, sanksionet e Këshillit të Sigurimit ishin në rend të ditës.Ishte e qartë se përse Muxhahedinët Khalk po fluturonin nga gëzimi. Drita jeshila nga ana e Amerikës për operacionet dhe aktivitetet e këtij grupi terrorist ishte e mendueshme. Gjëja që me siguri shumica e njerëzve nuk e dinë është mendimi që qeveria amerikane ka për Muxhahedinët Khalk.

Sot kur hyra në bllok pashë se të gjithë po shkonin në drejtim të çadrës numër një.Shkova për të hyrë në çadër dhe u befasova kur ata po transmetonin nga sateliti një film ku ishin xhiruar takime të Masoud Rajavit me udhëheqës të lartë të organizatës si Mehdi Abrishmachi, Abas dhe zyrtarë të lartë të qeverisë së Sadam Husejnit dhe shërbimit sekret irakian. Ky filmim i cili u publikua pas rënies së qeverisë së Sadamit, u bë shkak i mërzitjes së shumë prej anëtarëve të ndarë të MEK. Ata u mërzitën shumë dhe pas publikimit të këtyre filmimeve nuk kishin më guxim t’u dilnin para popullit iranian. Për ne do të ishte më e lehtë të ishim anëtarë të al-Kaedës sesa të Organizatës Muxhahedinët Khalk dhe sot do të mund të mbanim kokën lart. Në këtë klip vihet re mënyra se si anëtarët e lartë të MEK u japin zyrtarëve irakian informacione për pozicionimet e ushtarëve iranianë që ishin në luftë me forcat e armatosura të Irakut. Në atë video ata gjithashtu pranonin çdo aktivitet dhe operacion spiunimi apo vendosje të bombave në vende të ndryshme në Iran. Ishin të gatshëm t’i bënin të gjitha këto gjëra në këmbim të parave.

Kur në njërën nga videot pashë liderin tonë Masoudin  i cili për gjysëm ore takim me Sadamin  i lutej dhe përgjërohej oficerëve të inteligjencës irakiane, më erdhi për të vjellë  dhe ashtu papritur më erdhi ndërmend një rrëfim nga gjeneral major  Wafiq al-Samarraei, shefi i zbulimit dhe kundërzbulimit të ushtrisë irakiane, i cili u arratis nga Iraku drejt Anglisë në vitin 1994. Unë po i citoj këto fjalë  nga libri i tij i famshëm me titull “ Shkatërrimi i portës lindore”.

Ai ka thënë: “Një ngjarje që ndodhi afërsisht 15 vite më parë, në fillim të vitit 1982, nuk është fshirë akoma nga mendja ime. Gjatë kohës kur unë ndodhesha te selia e komandantëve në provincën Maysan, njëri nga komandantët e njësisë numër 10 të shërbimit sekret ushtarak më kontaktoi dhe më tregoi për kokëfortësinë që një robi iranian lufte. Më tha se në fund kishte vendosur ta vriste. Unë i kërkova të hiqte dorë nga ai vendim , vetë shkova pranë ushtrisë në zonën e Imam Zadeh Ibrahim në Dezful dhe u kërkova të më shpjegonin situatën. Ai më tha se i burgosuri kishte pështyrë mbi portretin e Sadam Husejnit. Urdhërova që i burgosuri të dërgohej te godina e shërbimit sekret. E sollën pranë meje.

Ishte një fëmijë 12 vjeçar, e pëyeta përse e bën këtë veprim? Ai filloi të qante dhe tha: “Keni vrarë nënën dhe babain tim në Horremshehr dhe më keni bërë të jetoj i vetëm nëpër xhami pa të afërm dhe pa dikë që të kujdeset për mua.”

Më pas shkoi pranë një protreti të Sadam Husejnit që ishte varur në mur dhe e pështuy përsëri.

Oficeri i shërbimeve sekrete tha: “ Do ta vras. Ai meriton të vdesë. Oficerit i cili ishte nga i njëjti vend me mua i thashë se Islami na e ka ndaluar vrasjen e robërve të luftës  dhe imagjino për këtë fëmijë të mjerë dhe jetim. Ai nuk ka bërë ndonjë krim që të meritojë vdekjen. Më pas urdhërova që atë ta bashkojnë me të burgosurit e tjerë pa përhapur fjalë se ç’kishte bërë. E urdhërova ta dërgonte te të tjerët dhe të mos fliste sepse po ta merte vesh Sadami këtë lajm  ndoshta do të na dënonte të gjithëve me vdekje.

Urrejtja dhe guximi që kishte ky fëmijë iranian ishte për t’u lavdëruar dhe unë e vlerësoj veprimin e tij dhe ju lë juve lexues të dashur të gjykoni mes tij dhe Masoud Rajavit, liderit të Organizatës Muxhahedinët Khalk.”

Rrëfimi tronditës i Batool Soltanit:

Më 19 tetor u publikua grava e  pestë në Tif me qëllim që të merrnin më shumë informacione të sakta. Ditën e martë më 24 tetor , pas 75 ditësh bllokimi nga energjia elektrike, telefoni etj, disa nga të burgosurit filluan grevë urie. Ditën e dytë të grevës ushtarët amerikanë i morën grevistët dhe i vendosën në një çadër të cilën e  rrethuan me tela me gjemba dhe e ndaluan vizitën e tyre nga të burgosur të tjerë. Po atë ditë  në Tif arriti një letër e një gjenerali amerikan e cila u lexua për ne nga Sediqeh Hosseini. Oficeri amerikan që solli letrën dha këtë shpjegim: “Sipas nesh ju jeni akoma muxhahedinë, burgu i Tif-it është një pjesë e kampit Ashraf. Ne kemi një kontratë me muxhahedinët, ju nuk ju përfshin azili politik, por ashtu sidhe muxhahedinët e tjerë ju përfshiheni nga dispozitat e Konventës së Gjenevës. Megjithatë ne kemi gjithçka që ka  të bëjë me veprimet e Muxhahedinët Khalk në të shkuarën.”

Kolonel Turlock pretendonte se dosja e 80 të burgosurve ishte dërguar te disa shtete dhe po prisnin për përgjigjen e tyre. Në tetor Maryam Rajavi u dërgua në Norvegji, u kryen zgjedhje të reja në Amerikë dhe u dha urdhëri i ekzekutimit të Sadam Husejnit.

Më 14 nëntor  MEK e quajti stafin e Radio Farda mercenarë për shkak se kishin publikuar një telefonatë me një të burgosur në Tif dhe se Pentagoni ishte kundër kësaj gjëje. Megjithë reagimi duhet të arrijë unitetin me borgjezinë dhe kjo është e logjikshme. Ditën e 16 nëntorit kolonel Turlockerdhi në Tif dhe deklaroi se kontakti me mediat e jashtme ishte i ndaluar për shkak se muxhahedinët nuk janë të kënaqur me intervistën e tyre me Radio Farda dhe shpallën zyrtarisht që ky kontakt nuk ishte në favor të tyre.

Ditën e premte më 24 nëntor, ushtarët bullgarë bastisën burgun e Tif dhe morë zvarrë-zvarrë tre të burgosur për te qelitë e izolimit. Në përgjigje të protestave tona ata përdorën gaz me piper dhe gaz kundër-trazirave. Telefonat u kontrolluan me rreptësi, sjellja e ushtarëve u bë më e ftohtë dhe më e ashpër. Filluan t’i shtonin më shumë telat me gjemba rreth burgut.

Më katër dhjetor në Tif erdhi një person i quajtur Rafael Foley dhe tha se kishte ardhur nga ambasada amerikane për t’u njohur me problemet e të burgosurve. Ai dëgjoi fjalët e burgosurve për rreth dy orë dhe më pas dha një grusht përgjigjesh absurde, si: “ Jepini fund grevës, shkoni në punë, bashkëpunoni me forcat amerikane dhe...

Në mes të dhjetorit një anëtar i vjetër i Muxhahedinët Khalk u fut në Tif  dhe na tregoi dy pika joshëse: Së pari muxhahedinëve u premtohej nga të gjitha forcat që të duronin edhe dy vite të tjera  derisa sa të vendoset se çdo të bëhet me ta dhe së dyti na lajmëroi se Muxhahedinët Khalk kishin rekrutuar një numër të madh të rinjsh irakian të cilët arrinin në 700 persona.

Këta irakianë jetojnë në kampin Ashraf. Veshin rrobat ushtarake të MEK, përdorin çdo gjë që ka në dispozicion Muxhahedinët Khalk. Çdo muaj fitojnë 35000 dinar  dhe gjatë të enjteve dhe të premteve kthehen te shtëpitë e tyre. Për ta kanë vendosur klasa ku u jepen leksione ideologjike, politike dhe organizative.

Muxhahedinët Khalk nuk u japin asnjë shpjegim të tillë anëtarëve dhe askush nuk ka të drejtë të pyesë. Ishte e qartë që ky ishte një plan i qeverisë dhe ushtrisë amerikane. Ekzistenca dhe vendosja e tyre në Irak do të jetë për sa kohë që MEK do të punojë si një grup spiunazhi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më 12 dhjetor, presioni i ushtrisë amerikane për t’i dhënë fund grevës u shtua. Amerikanët i morën me vete të gjitha sistemet ngrohëse që përdoreshin n ga të burgosurit, por pavarsisht nga të ftohtit e shkretëtirës , greva nuk përfundoi. Kishin kaluar tre ditë nga koha kur kishin ndërprerë ujin dhe gjendja e pastërtisë dhe ushqimit ishte përkeqësuar dhumë. Kushtet përkeqësoheshin çdo ditë e më shumë dhe nga ana tjetër ushtria amerikane propagandonte se greva nuk kishte dobi dhe se duhet t’i ktheheshim punës.

Më 15 dhjetor kolonel Turlock  erdhi në Tif dhe tha se shtetet evropiane kishin deklaruar që anëtarët e Organizatës Muxhahedinët Khalk nuk i plotësonin kushtet dhe nuk ishin të përshtatshëm për të fituar azilin , për shkak se ata kanë qenë anëtarë të një organizate terroriste.

  orën 5 të mëngjesit të 18 dhjetorit, kishin kaluar 6 muaj nga greva në burgun Tif , rreth 100 forca të armatosura bullgare dhe amerikane mësynë burgun dhe u shkatërruan me dhunë të gjitha kartat dhe tabelat e përdorura për të protestuar . I kërcënuan grevistët dhe 7 nga më të rëndësishmit prej tyre i futën në qeli izolimi. Pas disa orësh koloneli Kerry erdhi në burg dhe tha: “Nga lart ka ardhur urdhëri që kjo grevë duhet të ndërpritet. Kjo është tokë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ju duhet t’i bindeni rregullave tona. Asgjë nuk është e dukshme për lirinë tuaj prandaj është mirë t’i ktheheni punës.”

Ishte hera e dytë që i jepnin një përgjigje absurde protestës sonë dhe gjendja në burgun Tif ishte më e përkeqësuar se më parë. 

Në fillim të janarit doja të përdorja kohën e telefonatës sime dhe doja t’i telefonoja një të njohuri në Iran. Për këtë gjë në orën 8 të mëngjesin dola dalë -ngadalë nga dera e pasme  e çadrës drejt portës numër katër të burgut. Burgu i Tif kishte 4 hyrje me porta të mëdhaja të cilat mbroheshin shumë. Arrita te porta dhe i kërkova ushtarit bullgar leje të hapte derën që të përdorja telefonin. Pa u hapur akoma mirë dera ma ranë sytë te një rrjetë teli pas së cilës pashë njërën nga anëtaret e larta të Këshillit të Lidershipit. Në fillim u habita pak dhe po pyesja veten se ç’bënte ajo aty? Nga uniforma e bukur ushtarake e qepur në Francë e kuptova që ajo ishte pjesë e anëtarëve të lartë të haremit të Masoud Rajavit.

Njërin nga ata që ndodhej aty pranë e pyeta: “ Çfarë kërkon kjo grua muxhahide aty?”

Në përgjigje më tha: “Mbrëmë është arratisur nga kampi Ashraf dhe ka ardhur këtu.”

Anëtarëve të MEK kur anëtarësoheshin në Këshillin e Lidershipit u bëhej e ditur se pas anëtarësimit në atë këshill nuk kishin të drejtë të largoheshin më nga organizata dhe në qoftë se diçka e tillë do të ndodhte ata dënoheshin me vdekje dhe duhet të vetëvriteshin me cianur. Për këtë arsye ajo ishte arratisur nga Kampi Ashraf për t’i shpëtuar vdekjes.

Mënyra se si ajo ishte arratisur ishte mjaft interesante dhe një dredhi e veçantë sepse qarkullimi në vetmi në Ashraf ishte i ndaluar dhe çdo punë bëhej dyshe. Edhe në kohën kur donin të dërgonin dikë në kopësht për të marrë zarzavate , dërgonin një tjetër krah tij me detyrë mbikqyrjeje në mënyrë që askush të mos mendonte për arratisje apo tradhëti.

Zonja Batool Soltani, në momentin që donte të arratisej nga baza numër 1 në brendësi të kështjellës Ashraf që i përkiste femrave, kishte vendosur çantën  e saj në ulësen e një Land Cruiser-i dhe mbi të kishte hedhur një shall, helmetë dhe një përkrenare ushtarake në mënyrë që të ngjasonte si  personi që e shoqëronte. Në errësirën e natës, kur arriti te pika e kontrollit në njësinë numër një i tha rojes femër që shoqëruesja e saj ishte në gjumë dhe për shkak se zonja Soltani ishte një anëtare e lartë organizatës, nuk i kushtoi shumë rëndësi detajeve  dhe i dha leje të dilte.

Kur ajo doli nga njësia numër një që ishte veçanërisht për femrat shkoi pranë rrethimit të parë me tela me gjemba të kampit Ashraf. Me anë të një vegle që kishte marrë me vete i preu telat me gjemba duke krijuar një rrugë përmes tyre dhe doli jashtë pa u diktuar nga rojet që qëndronin te kullat e vështrimit. Ajo shkoi pranë forvace amerikane dhe deklaroi që kërkonte të ndahej nga MEK dhe se nuk dëshironte t’i bashkohej më Organizatës Muxhahedinët Khalk. Forcat amerikane gjithashtu e futën brenda në Tif.

Atë mëngjes Batool Soltani nuk tha asgjë, ndoshta kishte frikë për të ardhmen e saj derisa amerikanët e thirrën e vendosën te çadra ku ndodhesin femrat e tjera të ndara nga Organizata Muxhahedinët Khalk që të qëndronte atje si të gjithë të tjerët derisa të vendosej për fatin e tyre.

Kaloi gjysëm ore, e kisha kryer telefonatën time dhe doja të kthehesha në brendësi kur një ushtar amerikan më thirri dhe më tha: “Ti dhe dy të tjerë shkoni pranë asaj gruaje që është arratisur mbrëmë dhe ndihmojeni të ngrejë çadrën e saj.”

Ne për shkak se ishte bashkatdhetarja jonë pranuam dhe shkuam drejt saj. Pasi e përshëndetëm i thamë se kishim ardhur ta ndihmonim. Na falenderoi dhe tre orë para dreke përfunduam ngritjen e çadrës dhe u përshëndetëm. Batool Soltani me pseudonimin “Parvaneh” një anëtare e rangut të lartë të Organizatës Muxhahedinët Khalk më vonë arriti të shkojë në Evropë dhe më 19 qershor të viti 2010 në seminarin e Parisit deklaroi gjëra tronditëse për Masoud Rajavin.

Më vonë ajo tha këto fjalë në fjalimin e saj: “Unë dua tju tregoj se çfarë ka ndodhur në Këshillin e Lidershipit, jam gati të vendos dorën time mbi Kuran për çdo fjalë timen dhe jam e gatshme të dëshmoj në çdo gjykatë për të. Gjatë dimrit të vitit 1998 në mbledhjen e madhe të Këshilli të Lidershipit  filluan një seri mbledhjesh për të saporekrutuarat e këtij këshilli. Përgjegjësja për zgjedhjet e këtyre mbledhjeve ishte Mahvash Sepehri.

Në ato mbledhje merrnin pjesë të gjitha atë që ishin shpallur si të përshtatshme për shkak se kishin dashuri të madhe dhe përkushtim për lidershipin. Të gjithave na thanë se duhet të përgatiteshim për t’u takuar me Maryam Rajavin dhe na përgëzuan për kalimin e fazës së verbër.

Na thanë se duhet të laheshim mirë dhe të ishim të pastra. Duhet të hiqnim shamitë dhe të vishnim rroba të reja dhe të bukura sepse kjo mbledhje po bëhet në hollin e udhëheqësisë dhe aty duhet të bëhet vallëzim i lirë!Githashtu na thanë të mos i tregonim të tjerave sepse kishte mundësi që të mos ishin kualifikuar të gjitha.

Kjo nxitje kishte një kuptim të veçantë për mua dhe më kaploi një stres i çuditshëm. Po shkalloja, çdo të thotë me kërcim? Doja të dija se ç’qëllim kishte përgjegjësja ime Faezeh Mohabetkar, komandatja e bazës numër katër ? Më në fund arriti ora e premtuar dhe unë sëbashku me një numër të madh të anëtarëve të Këshillit të Lidershipit shkuam te kampusi inovativ te vendi i lidershipit.

Pashë se disa prej të cilave ishin zgjedhur anëtare të Këshillit të Lidershipit nuk merrnin pjesë në ceremoni. Të gjitha u ulëm në pritje dhe nga ana e zyrës ku punonin disa persona që i shërbenin Masoudit dhe Maryam Rajavit erdhën te ne duke na dhënë nga një pako në të cilën ndodhej një peshqir, sapun dhe kuti tualeti dhe na thanë: “Kushdo që nuk e ka pastruar veten , mund të përfitojë nga rasti dhe të shkojë të bëjë banjo, sepse duhet të jeni të pastra në çdo aspekt dhe të merrni abdest.”

Vazhdimisht mendoja se çdo të thonte e gjitha kjo?! Jo, nuk është e mundur, a mos kërkon të shohë trupin tonë Masoudi?! Përse këmbëngulin kaq shumë?! Gjithmonë mendoja me vete se kjo ishte një tjetër provë dhe test. Pasi u mblodhën të gjitha na thirrën dhe na futën në një sallon i cili quhej salloni “X”. Ai sallon ishte pastruar dhe zbukuar shumë. Dyshemeje e tij ishte mbuluar nga një tapet i kuq dhe petale të bardha. I gjithë sallon ishte lyer me bojë të bardhë  dhe në mes të tij gjithashtu ndodheshin dy kolltuqe të bardhë . Para dy kolltuqeve ndodhej një tavolinë mbi të cilën kishte një Kur’an , pasqyrë dhe qirinj të ndezur. Gjthashtu aty ndodhej një  tortë e madhe me disa kate dhe një kuti brenda së cilës më vonë e kuptova që ndodheshin varëse floriri.

Më pas, në mesin e një brohorime, Maryam dhe Masoud Rajavi, të veshur me rroba familjarësh, me pizhame, bluzë me mëngë të shkurtra dhe pa çorape hynë brenda në sallë. Maryam ishte pa shami dhe  kishte zbukuruar flokët. Masoudi u ul te njëri nga kolltukët si gjithmonë , por Maryam nuk u ul pranë tij, i qëndroi në këmbë mbi kokë dhe e la kolltukun tjetër anësh tij bosh.

Njëra nga femrat e tjera e pyeti Maryam se përse nuk ulet dhe e lë kolltukun bosh? Ajo me një buzëqeshje i tha që ai vend është për ju dhe gratë e tjera të Masoudit. Kur dëgjova fjalën “gratë e Masoudit” u trondita pak dhe pastaj vura re që edhe gra të tjera e hoqën shaminë.

Në ato momente zemra më rrihte fort dhe nuk e dija çfarë plani kishin. Me vete mendoja se thjeshtë , neve që kishim firmosur besimin tonë në mendimet ideologjike të Masoudit , donin të na provonin nëse ishim të gatshëm të bëheshin gratë e tij dhe gjithçka ishte thjeshtë një test dhe në praktikë nuk do të zbatohej.

Pak nga pak turma u qetësua dhe Masoudi tha: “Maryam, çfarë duan këto? Për çfarë i ke sjellë këtu?”

Maryam Rajavi tha: “Është ceremonia e martesës suaj me këto gra. A nuk kam thënë që çdo femër duhet të vendosë këmbët mbi hapat e mia, unë kam thënë që të gjitha janë namusi yt, atëherë këto nuk janë thjeshtë fjalë por qëllime të vërteta.”

Më pas Masoudi lexoi disa ajete nga Kur’ani dhe pastaj tha: “Urime!”

Më pas tha disa ajete të tjera, një sure dhe tha që ishte një sure që kishte të bënte me gratë e udhëheqësit të besimtarëve. Duke u munduar të bënte lidhjen e vet me profetin tha që ai kishte patur shumë gra dhe u mundua të shtonte disa fjalë të tjera për veten.

Më pas Maryam tha: “Ju duhet të vini një e nga një të uleni në këtë kolltuk, kur Masoudi të lexojë aktin të gjitha ju duhet të thoni po.”

Pasi ato thonin po, Masoudi nxirrte një varëse floriri nga kutia , ua varte në qafë dhe i puthte.

Sa herë që i kujtoj dhe i them këto fjalë më mbushen sytë me lot dhe djersis djersë turpi mbi ballë, por çfarë të bëj që duhet me patjetër të shpjegoj gjithçka për ju në mënyrë që ta kuptoni më mirë se kush është ai.

Kur të gjitha e pranuan aktin, u shpërndanë disa fletë formati A4 dhe Masoudi tha: “Shkruani çdo defekt që keni  dhe jepuani Maryamit.Këtë fletë të bardhë bëjeni të zezë. Nxirreni të zezën që keni brenda dhe bëjeni veten të bardhë si kjo fletë. Unë dua të njihem me defektet tuaja fizike edhe pse deri më tani keni provuar t’i thoni dhe ka qenë e vështirë për ju.”

Të gjithë filluam të shkruajmë. Dëgjova njërën të thonte se ishte zero zero dhe se kishte thënë gjithçka kishte për të thënë dhe se nuk kishte ndonjë gjë tjetër për të shtuar, por Masoudi tha: “Është e mundur.”

Maryam Rajavi  gjithashtu tha: “Ti tani je e martuar dhe je gruaja e Masoudit, çdo grua pasi martohet ka një të pathënë për t’ia treguar  burrit të saj.”

Masoudi e thirri atë grua dhe të tjera që thonin të njëjtën gjë në një cep dhe foli me to nga afër me zë të ulët. Gratë e tjera kërkonin të përfitonin nga kjo situatë , gra të cilave ua mbaj mend fytyrat dhe i njoh , por nuk është mirë që t’i përmend emrat e tyre. Disa të tjera  mundoheshin të binin në sy me të qara  duke thënë se kishin vite që mbanin të fshehur në zemrat e tyre disa gjëra të cilat i kanë shqetësuar për vite me rradhë.

Si përfundim të gjitha filluan të flisnin me të cilat bisedonte Masoudi ose Maryam Rajavi. Më pas kuptova që në një skenë filloi një muzikë ritmike e Bizhan Murtazawi e përhapur nga bokset  ritmin e së cilës akoma  e kujtoj . Gratë anëtare të Këshillit të Lidershipit kërcyen nga vendi dhe të gjitha filluan të heqin rrobat për të kërcyer.

Masoudi tha: “Po, hiqini rrobat e mohimit dhe injorancës sepse kjo është pishina juaj në të cilën duhet të bieni pikiatë. Vallëzoni dhe shpërtheni në kënaqësi në mënyrë që të jeni më të forta në punë dhe përballë meshkujve të tjerë.”

Gjatë kësaj kohe shumica ishin të hutuara dhe disa prej tyre po kërcenin. Disa ishin të shokuara, ta përmbledhim gjendja ishte e rrëmujshme dhe e trazuar. Në atë mes iu dha një bllokim , ndalim mbledhjes dhe Maryam tha: “Ju që nuk keni talent,u keni dhënë nënshkrimin ideologjik  Masoudit dhe jepni përsëri çdo fazë që merni. Pra çfarë është liria për ju? Ky është vallëzimi juaj i lirë. Ju nuk e besonit që Masoudi ishte burri juaj dhe besoj se e keni parë nëpër filma që pas aktit gruaja shkon pranë burrit të saj për t’i treguar intimitet. Çfarë gjëje nuk po besoni ju tani?

Në qoftë se baza e nënshkrimit tuaj ideologjik të Masoudit është kjo dysheme, atëherë baza e martesës suaj me të është tavolina. Atëherë përse keni frikë?  Disa prej jush nuk e kuptojnë këtë gjë prandaj dhe nuk i heqin të brendshmet dhe nuk bien pikiatë. Kjo sallë zgjidh shumë nga problemet tuaja të brendshme. Duke e bërë këtë gjë ju do t’i largoni të gjitha turpet edhe pse e keni të vështirë të shikoni njëra tjetrën. Do t’i largoni të gjitha xhelozirat dhe do të bëheni një dorë e fuqishme që do të sakrifikonit veten për njëra tjetrën.”

Ajo gjithashtu na nxiste të shikonin Masoudin tek puthej dhe kënaqej me gratë e tjera. Mbaj mend shumë fjalë të Maryam Rajavit dhe mbaj mend që donte t’i justifikonte ato veprime. Pas kësaj, filluan një seri takimesh me Masoud dhe Maryam Rajavin.

Në këto mbledhje, Maryam Rajavi thonte gjithmonë: “Çfarë mendoni se do të jetë ky akt për ju më pas?”

Njëra nga gratë tha: “Për mua nuk është reale dhe do ta krahasoj me burrin tim.”

Më pas Maryam tha: “Ju nuk jeni të dashuruara dhe dashuria e Masoudit për ju është një qark i mbyllur dhe unë e kuptoj këtë . Përse nuk keni bërë diçka deri më tani?”

Ne nuk e dinim se çfarë duhet të bënim. Ne jemi fizikisht dhe shpirtërisht në dispozicion të liderdshipit. Çfarë duhet të bëjmë tjetër? Ne kemi vallëzuar edhe të zhveshura përballë tij!

Afërsisht një vit më pas, pashë Maryam Rajavin në një mbledhje të thotë: “Çfarë grash jeni ju që e shihni Masoudin dhe nuk vdisni për të  që të shkoni te dhoma e tij e gjumit që të flini dhe të bëheni një me të?!”

U bëra ujë në djersë dhe mu duk sikur diçka më goditi në kokë. Çdo të thotë kjo?! Nuk është e mundur. Doja të dija nëse çështja qëndron te kontakti fizik apo jo? Apo vazhdimi i saj është thjeshtë një test dhe çështje ideologjike.

Atë natë, pasi mbaroi vallëzimi që zgjati  nga ora 22:00 deri në orën një të natës, më thanë të mos kthehesha në dhomën time por të shkoja te zyra e motër Maryam sepse kishte punë me mua. Pasi takova Maryam Rajavin dhe dëgjova të më thotë “ Sonte është nata e martesës tënde dhe nata e ngritjes tënde në qiell” mu duk sikur kisha vdekur dhe isha në një botë tjetër. O Zot çfarë po dëgjoj!

Më pas Maryam më tha: “T’ia dish vlerën rëndësisë që të është dhënë nga Masoudi  dhe ashtu si unë, ose më shumë se unë, të bëhesh një me këtë fluturim me të dhe të marrësh mbi supe barrën e përgjegjësisë dhe ta njohësh veten si më të dashuruarën dhe në qoftë se nuk e kupton mirë  dhe nuk do të jesh falenderuese do të dalësh nga larg si një cunami dhe bëhesh si një kufomë e cila mbetet në organizëm dhe mbi tavolinën tonë. Për këtë arsye mundohu ta kuptosh rëndësinë që të është dhënë dhe të jesh pjellore në punë dhe përgjegjësi.”

Më pas me një buzëqeshje më drejtoi për te dhoma e gjumit të Masoudit. Në një gjëndje shoku dhe një dhimbje koke të çuditshme që më kishte kapluar akoma mendoja që ishte thjeshtë një test . A është e mundur që një lider ideologjik të prishej deri në këtë pikë?! Përsëri mendoja se ishte një testim, por atë natë deri në mëngjes dhe shumë netë të tjera, Masoudi ishte një burrë si të gjithë të tjerët  që kërkonte marrëdhënie seksuale dhe me të gjitha këto plane e zhduku ngjyrën dhe llustrën ideologjike.

Për mendimin tim , martesa me Maryam, ashtu si edhe ndarja e saj me ish-burrin Abrishamchiun është po ashtu si ato ngjyra dhe llustra që i dhanë dhe unë pashë thellësinë e një sekti retrogresiv që i mban të gjithë nën kontroll  dhe aty e kuptova që kishte marrë fund gjithçka për mua. Aty ndjeva se gjithçka rreth organizatës dhe rezistencës u kthye në një grusht me hi.

Ndoshta vendimi për t’u arratisur u vendos që në atë moment për mua. Mendja më ishte bërë lëmsh dhe mendoja ta vrisja veten në po atë vend dhe të asgjësohesha dhe e provova nja dy herë  të vras veten,  por Zoti donte që unë të mbetesha gjallë dhe një dokument i prekshëm.

Kam patur vetëm një motiv që ta sillja në ditët e sotme. Ta sillja atë në veshë të të tjerëve dhe ta ruaja veten për këto ditë. Po i ruaj kujtimet e mia për pishinën e lidershipit dhe po mendoja se kush e kishte rradhën të vallëzonte në të?  Zoti e di që unë lutesha që të mos ishte radha ime dhe kjo ishte një torturë për mua.

Mendoja se pas asaj që ndodhi Masoudi do të mblidhte veten dhe nuk do t’i bënte më këto gjëra. Që të bëheshe një me Masoudin duhet të merrje ok-in e Maryam dhe në qoftë se pëlqeheshe do të  ishe pjesë e lidershipit dhe do të quheshe FM, në qoftë se jo do të shpërnguleshe te kalaja numër 49 duke u burgosur dhe mbikqyrur rreptësisht.

Të gjitha ju anëtare të Këshillit të Lidershipit që keni mbetur të burgosura aty i kuptoni mirë fjalët e mia. Pas rënies së Sadamit këto mbledhje nuk u mbajtën më dhe një ditë njëra nga ato të konfirmuarat FM dhe të pëlqyerat e Masoudit të cilës nuk ia them emrin  sepse është në probleme të mëdhaja dhe nuk dua t’i hap më shumë telashe, tha: “ Përveç takimeve teke, jam dëshmitare dhe kam parë Masoudin të kryejë marrëdhënie seksuale në kolektiv  dhe të përdhunojë disa FM.”

 

Është për të ardhur keq sepse kjo gjë nuk ka ndoshur në asnjë harem  apo kult  dhe mua më vjen turp të tregoj për imtësitë e ngjarjeve. Ajo gjithashtu tha: “ Vetëm fiziku i saj është në organizatë dhe dëshiron të vdesë që të përfundojë gjithçka.”(1).

1.    1. FM quhej një anëtare e lartë femër në Kampin Ashraf që kishte në përgjegjësi drejtimin e tre bazave.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur