Pranimi i përgjegjësisë për vrasjen e një amerikani nga ana e MEK + dokumentet

Categoria: Dokumente

Grupi terrorist Muxhahidine Halk deri tani ka kryer shumë operacione torturuese, vrasje, bombardime dhe shkelje të të drejtave të qytetarëve iranianë. Megjithatë ky grup nuk ka qenë i kënaqur duke i kryer këto krime vetëm mbi bashkatdhetarët e tij dhe gjatë kryengritjes së popullit irakian kundër Sadamit në vitin 1991,  ka derdhur gjakun e mijëra vetëve prej tyre.

Interesante është se grupi që që prej vitit 1997 ka qenë në listen e grupeve terroriste të qeverisë amerikane, papritur është hequr nga kjo listë.
Një pikë tjetër interesante është se Shtetet e Bashkuara, që pretendojnë mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve të tyre, nuk veprojnë sipas këtij pretendimi.  Ndoshta harresa ose injoranca në lidhje me vrasjen e disa amerikanëve në Iran është ndërmjetësimi i MKO-së  në shtatëdhjetë arsyet e këtij pretendimi.

Baza e lajmeve Habilian duke u mbështetur në dokumentet e gjetura, në faqen e tyre zyrtare  tregojnë se Grupi Muxhahidine Halk në vitin 1973 ka pohuar vrasjen e një këshilltari amerikan në Iran.

MKO më 3 qershor 1973 tentuan të vrisnin kolonelin Luis Hawkins dhe dy ditë më vonë në deklaratën e tyre numër 16, e morën përsipër këtë atentat. Revista Muxhahed, organi zyrtar i Muxhahidine Halk, në përvjetorin e këtij operacioni më datë 4 qershor 1980 publikon pranimin e përgjegjësisë në këtë vrasje.

Mos vallë Shtetet e Bashkuara nuk ishin në djeni të kësaj çështje dhe për këtë arsye e hoqën emrin e MKO-së nga lista e grupeve terroriste ? Sigurisht që jo, sepse qytetarët amerikanë nga viti 1997 deri ne vitin 2012 e kanë përdorur këtë çështje si një nga arsyet për të përfshirë emrin e Muxhahidine Halk në listën e tyre të terrorizmit.

Krahas identitetit ushtarak dhe natyrës koloniale të këshilltarëve amerikanë në Iran gjatë kohës Pahlavi, ndryshimeve në pikëpamjet e MEK dhe rënies së tyre në prehërin e amerikanëve,ajo çfarë ka rëndësi është theksimi mbi pikën  se as të drejtat e qytetarëve amerikanë nuk kanë rëndësi për autoritetet e këtij shteti dhe as çështjet e luftës me terrorizmin që Uashingtoni për t’i  justifikuar ka lënë të vrarë qindra dhe mijëra njerëz të pafajshëm në mbarë botën.

Kjo është ajo ku shfaqet natyra e një grupi terrorist, as përfshirja e tij në një listë dhe as  heqja nga ajo listë nuk ka për t’u harruar nga njerëzimi dhe historia. 
Grupi terrorist MEK, me deklarimin dhe pranimin e tij është terrorist dhe terrorist ka për të mbetur, edhe në qoftë se mbështetësit e tij përpiqen dhe premtojnë t’ia pastrojnë dhe t’ia ndërrojnë fytyrën.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur