Ndalohet dalja - Pjesa e pare

Shkelja e të drejtave të njeriut në kampet e Organizatës Muxhahidine Halk Raporti i Organizatës së Vëzhgimit të të Drejtave të Njeriut Maj 2005 Pjesa e pare

Përmbledhje Organizata Muxhahidine Halk(MKO.MEK) është një grup opozitar i armatosur iranian i cili u formua në vitin 1965. Kjo organizatë, si një grup gueril urban, kishte një rol aktiv në luftën kundër Muhamed Riza Pahleviut në revolucionin anti-monarkik të vitit 1979 në Iran. Pas revolucionit ,MKO zgjeroi infrastrukturën e saj organizative dhe tërhoqi shumë anëtarë,por kësaj organizate nuk iu dha mundësia të jetë e pranishme në ngritjen e pushtetit, dhe pas kryengritjes së armatosur të qershorit të vitit 1981 kundër qeverisë së re revolucionare që ishte nën udhëheqjen e Ajetollah Humeinit, u detyrua ta zhvillonte veprimtarinë e saj fshehurazi. Pas këtij incidenti, një pjesë e madhe e udhëheqësve të këtij grupi kërkuan mbrojtje në Francë nga ku kanë vazhduar aktivitetin e tyre kundër shtetit iranian.Në vitin 1986, nën presionin e qeverisë franceze, Organizata Muxhahedine Halk e vendosi selinë e saj në Irak. Në Irak, ato krijuan kampe ushtarake nën titullin “Ushtria Çlirimtare Kombëtare” dhe e vazhduan aktivitetin e tyre deri në kohën e rënies së Sadam Huseinit në vitin 2003.

Gjatë luftës Iran-Irak, forcat e organizatës kanë ndërhyrë vazhdimisht në territorin iranian dhe kanë luftuar me forcat qeveritare. Pas përfundimit të luftës Iran-Irak, qeveria e Sadamit i përkufizoi sulmet e organizatës brenda territorit iranian dhe kështu sulmet e tyre të armatosura u reduktuan. Me rënien e qeverisë së Sadam Huseinit në prill të vitit 2003, mori fund dhe përkrahja ekonomike dhe logjistike që MKO merte nga Iraku. Gjatë pushtimit amerikan, forcat e organizatës qëndruan neutrale. Amerika pas pushtimit të Irakut, filloi çarmatosjen e MKO dhe më pas i mbylli ata në Kampin Ashraf. Një burim ushtarak amerikan u tha Vëzhguesve të të Drejtave të Njeriut se deri në mars të 2005, në Kampin Ashraf u burgosën 3534 anëtarë të organiozatës(MKO). Disa nga muxhahidinët duke përfituar nga falja e qeverisë iraniane, u kthyen në shtetin e tyre.

Nga tetori i vitit 2004 deri më sot janë kthyer në Iran 273 anëtarë të Organizatës Muxhahidin. Ushtria amerikane zyrtarisht i njeh anëtarët e MKO si të mbrojtur nga Konventa e Gjenevës, por fati i tyre është ende i paqartë.Duket sikur qeveria e Irakut dhe ushtria amerikane akoma nuk kanë arritur në një konsensus në lidhje me të ardhmen e MKO-së. Në kohët e fundit të pushtetit të Sadamit, një grup iranianësh të burgosur në burgun Ebu-Garib u shkëmbyen me robërit irakenë të luftës në Iran. Këto persona ishin ish-anëtarë të pakënaqur të organizatës që u dërguan si amanet i MKO-së në burgun Ebu-Garib. Lirimi i të burgosurve në vitin 2002 dhe 2003, hapi një dritare të drejtpërdrjetë në kapmet e muxhahidinëve që më parë nuk ishte në dispozicionin e tyre. Vëzhguesit e të Drejtave të Njeriut kanë biseduar me pesë nga ish-anëtarët e MKO që ishin mbyllur në burgun Ebu-Garib.Deklaratat e tyre dhe të shatë ish-anëtarëve të tjerë të organizatës dëshmuan një tabllo të zymtë të sjelljes së MKO-së me anëtarët e saj sidomos me ata që kishin pikëmamje të ndryshme ose që shprehnin dëshirën për të dalë nga grupi.

Ish-anëtarët e Organizatë Muxhahidine Halk na japin lajmin e persekutimeve dhe burgimeve të anëtarëve të thjeshtë që dëshirojnë të largohen nga organizata ,gjtihashtu na tregojnë edhe për rrahjet dhe torturat ndaj personave të pakënaqur. Organizata Muxhahidine Halk gjatë viteve nëntëdhjetë, të pakënaqurit politik i mbajti në burgjet e saj të brendshme dhe pas një kohe, një pjesë të madhe të tyre ua dorëzoi irakenëve dhe këta të fundit gjithashtu i burgosën në burgun Ebu-Garib. Njëri nga të pakënaqurit me emrin Muhamed Husein Sobhani, nga shtatori i 1992 deri në janar të vitit 2001 është burgosur për tetë vite e gjysëm i vetëm në kampet ushtarake të organizatës. Disa dëshmitarë kanë dëshmuar se dy persona kanë humbur jetën gjatë marrjes në pyetje. Tre nga të pakënaqurit e parë, Abas Sadekinezhad, Ali Kashkavi dhe Alireza Mir Asgari nga qelia e tyre në Kampin Ashraf kanë parë të vdesë një tjetër të pakënaqur me emrin Parviz Ahmedi. Abas Sadekinezhad u tha Vëzhguesve të të Drejtave të Njeriut që është dëshmitar i vdekjes së një tjetër të burgosuri të quajtur Kurbanali Tarabi i cili sapo u kthye nga një marrje në pyetje,vdiq në qelinë ku këta të dy (Abas Sadekinezhad dhe Kurbanali Tarabi) ishin burgosur. Udhëheqja e MKO organizohet nga Mas’ud Rexhavi dhe e shoqja e tij Merjem Rexhavi.

Martesa e tyre në vitin 1985 u cilësua nga organizata si fillimi i një revolucioni ideologjik. Fazat e ndryshme të këtij revolucioni ishin: Divorcet e detyrueshme të personave të martuar, shkrimi i shpeshtë i raporteve autokritike, heqja dorë nga seksualizmi dhe sakrifica fizike dhe përkushtim absolut mendor dhe fizik ndaj udhëheqësve. Niveli i pritshëm i përkushtimit të anëtarëve në vitin 2003 në momentin kur policia franceze arrestoi Merjem Rexhavin në Paris, u shfaq plotësisht. Djetë anëtarë të MKO në qytete të ndryshme të europës i vën flakën vetes në shenjë proteste gjë që përfundoi me vdekjen e dy prej tyre. Një ish-anëtar dëshmon se revolucioni ideologjik ishte një nga rrënjët e origjinës së persekutimeve fizike dhe shpirtërore të anëtarëve të grupit. Organizata Muxhahidine Halk është në listën e terrorizmit të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe të disa shteteve europiane. Udhëheqja e organizatës ka marrë një sërë masash me hapjen e një fushate të gjërë për të fituar mbështetjen e politikanëve perëndimorë me qëllim heqjen e emrit të organizatës nga listat e terrorizmit të këtyre shteteve. Metodologjia Organizata e Vëzhgimit të të Drejtave të Njeriu ka bërë biseda telefonike me 12 ish-anëtarë të MKO në Europë. Këta dëshmitarë dhanë dëshmi të besueshme rreth burgimit dhe torturave shpirtërore dhe fizike që iu bënë disa personave që kishin kritika ndaj politikave të organizatës ose që kishin shprehur dëshirën për tu larguar nga kampet e saj ushtarake. Me secilin nga ata, gjatë muajve shkurt dhe maj , kanë biseduar disa herë dhe në mënyrë private pa prezencën e ndonjë dëshmitari tjetër.

Të gjithë këto dëshmitarë tani jetojë në Europë. Janë regjistrur 12 orë bisedime dhe të gjitha këto në gjuhën perse. Secili nga ata ka treguar biografinë e tij në kapmet e MKO dhe të gjitha dëshmitë, sipas studimeve të Organizatës së Vëzhgimit të të Drejtave të Njeriut ,kanë përputhje me dëshmitë e të tjerëve. Disa nga dëshmitarët të cilët ishin burgosur dhe torturuar në burgjet e brendshme të MKO treguan rreth hetuesit dhe gardianit të tyre të quajtur Hasan Ezeti. Për këtë raport ata biseduan me Jaser Ezeti i cili ishte i biri i Hasanit , dhe ai u tregoi atyre rolin e babait të tij në organizatë si një hetues dhe gardian. Nga këto persona që u intervistuan, disa prej tyre ishin larguar nga Iraku gjatë viteve 2002-2004 dhe disa të tjerë u larguan gjatë luftës së parë të Gjirit Persik në vitin 1991. Pesë prej tyre, përveç burgimit në burgjet e brendshme të organizatës gjithashtu i dërguan edhe në burgun Ebu-Garib. Organizata Muxhahedine Halk u formua në shtator të vitit 1965 nga tre të diplomuar të Universitetit të Teheranit të quajtur, Muhamed Hanifnezhad, Sejid Muhsen dhe Asgar Badizadegan. Këta tre persona gjithashtu ishin anëtarë të aktiviteteve politike të Lëvizjes Kombëtare Fetare dhe Shoqatës Islamike të Studentëve. Ata ishin të bindur se forca kundërshtare e nevojitur kundra regjimit Pahlevit ishte ideologjia koherente dhe udhëheqja revolucionare. Argumenti i tyre ishte kjo që rezistenca paqësore kundër regjimit ishte pa rezultat dhe vetëm një luftë e armatosur revolucionare mund ti jepte fund forcave monarkike.

Tre themeluesit e kësaj organizate në fillim u përpoqën në krijimin e një ideologjie revolucionare dhe në bazë të interpretimit të tyre të islamit filluan të frymëzonin masat e popullit kundra qeverisë. Kjo ideologji ishte e bazuar kryesisht në një inerpretim të Islamit në përputhje me ideologjitë moderne revolucionare , veçanërisht marksizmit. Themeluesit e këtij grupi, në fazat e para tërhoqën rreth tyre njëzet anëtarë nga shokët dhe miqtë që ishin të një ideje me ta dhe më pas formuluan një grup ku mund të diskutonin idetë e tyre.Në mbledhjen e tyre të parë në shtator të vitit 1965 në Teheran u formua Organizata Muxhahidine Halk. Mbledhjet e këtij grupi ishin kryesisht rreth studimit të fesë, historisë dhe teorive revolucionare. Anëtarët e grupit studiuan me kujdes tekstet fetare dhe teoritë marksiste. Gjatë tre viteve të para ata kanë zhvilluar rregullimisht takime por në mënyrë konfidenciale. Në bashkbisedimet e vitit 1968 vendosën të formonin një komitet qëndror për vendosjen e strategjive revolucionare dhe gjithashtu vendosën krijimin e një ekipi ideologjik për të formuluar fletushka teorike për grupin. MKO gjatë pesë viteve të para të aktivitetit të saj nuk bëri asnjë veprim kundër shtetit. Përpjekjet e kësaj organizate ishin kryesisht në krijimin e një ideologjie revolucionare dhe gjithashtu në përgatitjen e anëtarëve për një luftë guerile urbane. Trembëdhjetë anëtarë të grupit shkuan në kampet e organizatave çlirimtare në Palestinë, Jordani dhe Liban për të mësuar luftën guerile dhe pas disa muajsh u kthyen në Iran. MKO para se të fillonte kryengritjen e armatosur vendosi të merrej më shumë me aktivitetin ideologjik si dhe me mësimin dhe stërvitjen e anëtarëve të rinj, por kjo strategji u sfidua me shfaqjen e një grupi marksist rebel të quajtur Organizata Fedaine Halk(FKO).

Në shkurt të vitit 1971 FKO filloi luftën e saj kundër shtetit duke sulmuar një komisariat policie në fshatin Sejahkel të Gilanit. Kjo ngjarje shënoi fillimin e luftës së armatosur kundër qeverisë së shahut. Udhëheqja e MKO duke u ndikuar nga ngjarja e Sejahkelit vendosi që me organizimin e një sulmi të madh të armatosur në Teheran, të përshpejtojë zbatimin e operacioneve të saj të armatosura. Në atë kohë kur qeveria ishte e zënë me përgatitjen e festimeve për 2500 vjetorin e vendosjes së monarkisë në Iran, MKO vendosi që natën e festimeve të sulmonte dhe të prishte disa stacione të energjisë elektrike në Teheran. Në përpjekjet e anëtarëve të oragnizatës për të shtënë në dorë lëndë plasëse, forcat e sigurimit të shtetit depërtuan në brendinë e grupit dhe aktivitetet e tyre u zbuluan. Në ditë e 23 gushtit të vitit 1971, pikërisht disa ditë para zbatimit të aktivitetit të parë të planifikuar, u arrestuan 35 anëtarë të Organizatës Muxhahidine Halk.Gjatë muajve në vijim , gjysma e anëtarëve u arrestuan dhe u gjykuan në gjykatën ushtarake . Të gjithë ata u akuzuan për posedim arme, përpjekje për të përmbysur monarkinë kushtetuese si dhe për studimin e veprave të Marksit , Maos dhe Çegevaras. Tre themeluesit e organizatës së bashku me gjashtë anëtarë të komitetit qëndror u dënuan me vdekje dhe u ekzekutuan më 25 maj të vitit 1972.

Vetëm dy persona të komitetit qëndror me emrin Mas’ud Rexhavi dhe Bahman Bazregani mundën ti shpëtonin ekzekutimit dhe të dënohen me burgim të përjetshëm. Të gjitha ato arrestime, burgime dhe ekzekutime i dhanë një goditje të rëndë organizatës , por me prezencën e anëtarëve të tjerë që arritën të largoheshin, vazhduan programin e tyre në rekrutimin e anëtarëve të rinj dhe ndërmorën disa sulme të armatosura. Në vitin 1975, mosmarrëveshjet ideologjike në brendi të organizatës përfundimisht rezultoi me ndarjen e një grupi të madh të cilët besonin se ideologjia fetare është e papajtueshme me luftën revolucionare. Ky grup për një kohë të shkurtër u njoh me emrin Muxhahidinët Marksist, por më pas e ndryshuan emrin në Organizata Peikar. Anëtarët e Organizatës Muxhahidin që i qëndruan besnikë ideologjisë së parë , këtë veprim të Peikar e konsideruan si puç të brendshëm. Me dukurinë e revolucionit iranian në vitin 1979, anëtarët e MKO sëbashku me të tjerë të burgosur politikë u liruan nga burgu.Organizata mori menjëherë vendimin që ta përhapë aktivitetin e saj në popull. Mas’ud Rexhavi u shfaq si udhëheqës i MKO.

Muxhahidinët korrën sukses në përthithjen e të diplomuarve të klasasave të mesme të popullsisë. Ata themeluan zyra në ç’do anë të Iranit dhe një rrjet milicie që ishte mjaft aktiv në brendi të universiteteve dhe shkollave të mesme. Pavarsisht se muxhahedinët e përkrahën udhëheqjen e Ajetullah Humeinit në fillimet e revolucionit, paria e kësaj organizate , kurrë nuk arriti të fitojë besimin e tij dhe të merrte një post në udhëheqjen e shtetit. Kështu muxhahidinët filluan konkurrencën e tyre intensive me Partinë Republiko Islamike e cila përbëhej nga ithtarë të Ajetullah Humeinit. Nga ana tjetër, presidenti i parë iranian, Abalhasan Benisadr i cili u zgjodh në vitin 1980, po përballej me kundërshtime të shumta nga ana e Partisë Republiko Islamike. Në muajt e parë të 1980-ës, mosmarrëveshjet mes grupacioneve të ndryshme politike arritën në një moment vendimtar. Benisadr u vendos nën presionin e fortë të Partisë Republiko Islamike e cila kishte në dorë parlamentin, forcat qeveritare, gjithashtu edhe forcat e sigurisë.

MKO dhe Benisadr u bashkuan për të ndaluar kontrollin e plotë të qeverisë nga Partia Republiko Islamike. MKO më 20 qershor 1981 filloi aksionet e saj të armatosura kundër qeverisë. Pas kryengritjes së 20 qershorit , Organizata Muxhahidin u detyrua ti kryej aktivitetet e saj fshehurazi dhe Benisadri sëbashku me Rexhavin, u fshehën. Pas disa ditësh, më 29 qershor 1981, Rexhavi dhe Benisadr u arratisën nga Irani dhe u strehuan në Paris. Pas kësaj, qëndra e MKO u vendos në Paris dhe vazhdoi luftën e saj duke vendosur bomba dhe duke bërë akte abuzimi në vendet qeveritare dhe të Partisë Republiko Islamike. Rexhaviu dhe Benisadr e konsoliduan aleancën e tyre në Paris. Ata e shpallën Këshilin Kombëtar të Rezistencës, që ishte një koalicion i forcave opozitare , si një alternativë demokratike për qeverisjen e Iranit. Partia Demokratike e Kurdistanit dhe disa intelektualë dhe njerëz të shquar iu bashkuan këtij këshilli, por pas një viti Këshilli Kombëtar i Rezistencës e humbi rolin e tij si një koalicion i gjërë. Mosmarrëveshjet e Raxhaviut me Benisadr, përfunduan me daljen e këtij të fundit nga këshilli në prill të vitit 1984.

Pas kësaj, në vitin 1985 Partia Demokratike e Kurdistanit u tërhoq nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës. Sipas Mas’udit, Benisadr deri në vitin 1996 ishte përfaqësuesi i Këshilit Kombëtar të Rezistencës në vendet europiane dhe Amerikë. Ky këshill ishte degë e MKO-së dhe një lob i saj në Europë dhe Amerikë: “Ishte e qartë për të gjithë përveç nesh që muxhahedinët kishin dështuar në krijimin e një koalicioni të gjerë politik siç u kishte premtuar Rexhaviu...Ne u thonim njëri-tjetrit që Këshilli Kombëtar i Rezistencës nuk ishte gjë tjetër veçse një vegël e Rexhaviut për të qenë i pranishëm në arenën politike europiane dhe amerikane. I vetmi përdorim i saj ishte për të mashtruar amerikanët dhe europianët që të mos mendonin që ne jemi po ato anëtarët e Organizatës Muxhahedin të cilët udhëhoqën vrasjen e qytetarëve amerikan në Iran”. Me martesën e Mas’ud Rexhaviut me Merjem Azadanlu më 18 mars 1985, kryesia e MKO-së ndryshoi. Të dy burrë e grua u bënë udhëheqës të organizatës. MKO, këtë martesë që ishte një flijim i madh i Mas’udit dhe Merjemes e quajti “revolucion ideologjik”.

Para kësaj martese Merjem ishte bashkëshortja e asistentit të Rexhaviut, Mehdi Abrishamçiut. Kryesia e organizatës u kërkoi të gjithë anëtarëve që gjatë “revolucionit ideologjik” të tregonin të metat e tyre në mbledhjet e autokritikës.Menjëherë pas martesës së Mas’udit me Merjemen, komanda ushtarake e organizatës lëshoi këto udhëzime: “Për të kryer detyrat në pozitat organizative , përgjegjësia jonë në këto kushte është ta thellojmë më tej këtë revolucion ideologjik. Duhet të paguajmë çmimin e nevojshëm, duhet të japim kohën dhe energjinë e duhur për thellimin e saj dhe për të perthithur trajnimin përkatës...kështu që në axhendën tuaj të përditshme,jepuni prioritet dëgjimit të fjalimeve në radio dhe shpjegimeve të komandantëve dhe menaxherëve dhe kini besim te kjo thënie e Byrosë Politike dhe e Komitetit Qëndror se: “Ky revolucion ideologjik e ka shumëfishuar aftësinë dhe forcën revolucionare të muxhahidinëve dhe linjat tona të çelikta u bënë më shumë të pastra dhe të pashoqa.”...Të jeni të sigurt që duke iu bindur udhëheqjes së re revolucionare demokratike të heronjve të Iranit, domethënë Mas’ud dhe Merjem Rexhaviut dhe duke u lidhur drejtpërdrejtë me këtë kryesi dhe marrjen e tyre si shembull, do ti ndihmojë ata ti korrigjojnë lehtë punët, të jenë gjendje të merren me probleme komplekse,me konfliktet personale, organizative dhe ushtarake.” Stafi i sektorit social të organizatës gjithashtu, në deklaratën e shkrimit të raporteve autokritike , shpalli: “Të kuptuarit e këtij revolucioni të madh...Në fakt , të kuptosh thellësisht madhështinë e kombinimit të këtij lidershipi të ri, domethënë Mas’udit dhe Merjemes, do të thotë të kesh besim te ata edhe në bindje ideologjike dhe revolucionare gjithashtu.Kështu me korrigjimin e punëve të vjetra dhe me kritikat e defekteve individuale dhe kolektive, do të përfitojmë vigjilencë më të madhe përballë armikut...Raportoni progresin tuaj, rezultatet dhe arritjet në nxitjen e thellimit të këtij revolucioni ideologjik në lidhje me mjedisin politik dhe social rreth vetes, në mënyrë të plotë dhe të detajuar pranë komandantëve dhe autoriteve drejtuese.”


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur