Muxhahidinët Khalk ka marrë përsipër autorësinë e vrasjes së 200 ushtarëve iranianë në Kurdestan

Categoria: Dokumente

 

 

Grupi terrorist  Muxhahidinët Khalk, ka marrë përsipër vrasjen e 200 ushtarëve të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike në Kurdistan gjatë një operacioni në vitin 1983.

Sipas raportit të Habilian(familjes së viktimave të terrorit) grupi terrorist Muxhahidinët Khalk , në një nga lajmet e publikuara të  botimit numër 154 të revistës “Muxhahed”, ka pranuar këtë krim të kryer në vitin 1983.

Sipas kësaj dëshmie, më 17 maj 1983, një grup forcash të organizatës terroriste në Kurdistan të ashtuquajtur “Peshmerga e Muxhahidinët Khalk”, në bashkëpunim me Peshmergan e Partisë Demokratike të Kurdistanit, kanë sulmuar forcat e Gardës Revolucionare Islamike në malësitë perëndimore . Në fund të këtij lajmi, deklarohet se nga ai sulm mbetën të vrarë 200 ushtarë të Gardës Revolucionare.

Trupat e Gardës Revolucionare në ditët e para të themelimit pas revolucionit, ka marrë përsipër sigurimin dhe ruajtjen e rajonit perëndimor dhe veriperëndimor të Iranit nga grupet e rrezikshme  terroriste. Organizata Muxhahidinët Khalk ishte një nga këto grupe e cila e pas shpalljes së luftës së armatosur, e kishte vendosur selinë e saj në kufijtë perëndimor të Iranit. Ky grup , duke përdorur forcat e tij të ashtuquajtur Peshmerga, në bashkëpunim me grupet terroriste të asaj zone, ka kryer akte dhuna dhe sulme terroriste.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur