Muxhahidine Halk dhe krimet e udhëzuara

17 qershor 2003, ishte dita kur Merjem Rexhavi, një nga udhëheqësit e MEK u arrestua në Paris dhe u dërgua në burg. Pas fytyrës bujare dhe të buzëqeshur të kësaj gruaje mashtruese  fshihen të vërteta të hidhura që i kanë gozhduar të gjithë në vend dhe skena mjaft tronditëse ndodhën derisa ajo u lirua nga burgu.

Merjem Rexhavi, fytyra e dashur e Organizatës Muxhahidine Halk e cila ka marë  titullin e presidentes së zgjedhur , kryen krime të pabesueshme dhe të llahtarshme për të qenë e lirë.

Menjëherë pas arrestimit të Merjem, anëtarët e rangut të lartë vijuan komunikimit e tyre të përhershëm me lideren nëpërmjet telefonit duke pritur të marin urdhërat e reja që të dinin se çfarë duhet të bënin. U krijua një këshill special në kampin Ashraf dhe në Francë për lirinë e saj. Të gjithë anëtarët së bashku janë kuadro të lidershipit. Kur këshilli arriti në përfundimin se nuk kishte rrugë liogjore për lirimin e Merjem Rexhavi dhe se vetëm disa ngjarje tronditëse dhe speciale mund të kenë ndikim në lirimin e saj. Një lobimi i fuqishëm i elementëve sioniste dhe militariste anti-iraniane në Bashkimin Evropian vendosën nën presion sistemin gjyqësor francez. Organizata gjithashtu i ka përdorur të gjitha komitetet e saj për lirinë e Merjem Rexhavi. Lajmi i arrestimit u përhap në zyrën qëndrore numër 12 të kampit Ashraf, 24 orë pas arrestimit të Merjem Rexhavi nga  agjentë të anti-terrorit në Francë.Komandatja e  njësisë numër 12 në kampin Ashraf,Mehnaz, pas lajmit të arrestimit u shpreh para të gjithë personelit: “Askush nuk do të bëjë gjë. Kushdo që ka një mendim duhet ta shkruajë atë dhe të na e dorëzojë ne përgjegjësve  që kështu ne të vendosim nëse do ta kryeni këtë gjë apo jo. Askush nuk ka të drejtë të veprojë sipas kokës së vet. Duhet të zbatohet vetëm urdhëri i organizatës.”

(Qëndrimi dhe fjalët e Mehnazit  tregonte se çdo veprim dhe aksion i anëtarëve duhet të jetë nën kontrollin dhe udhëheqjen e organizatës)

Merjem Rexhavi ishte gjithmonë në kontakt me këshillin drejtues nëpërmjet telefonit dhe jepte urdhër për  mënyrën se si duhet të lirohej. Këshilli drejtues pjesëtarët e të cilit ishin gjithmonë femra,  çdo punë personale apo në grup e kryenin me urdhër të  Merjemit dhe punonin për të si skllevër.

Sadekije Muxhaveri, një anëtare e këshillit drejtues e rangut të lartë ishte nga personat e parë që dogjën veten.

 

 Para se të digjte veten ia dorëzoi telefonin, çelësin e makinës, sendet personale dhe të punës, këshillat, regjistrimet dhe përgjegjësit e veta ia dorëzoi personit me të cilën shoqërohej. Në një kohë që skishte motivim për djegien e vetes. Ajo si të gjithë anëtarët e tjerë e kryente një mision me seriozitet. Personi që e shoqëronte dhe që ishte nën urdhërat e saj, dy muaj pas vetvrasjes së Sadekijes, në një mbledhje në kampin Ashraf na tha: “Pasi Sadekija mori një telefonatë u nis drejt Evropës dhe vrau veten kur nuk kishte asnjë qëllim për ta bërë këtë gjë. Kjo do të thotë se asaj i ka dhënë urdhër nëpërmjet telefonit dikush nga këshilli drejtues ose vetë Merjem Rexhavi që të digjte veten.

Nga ana tjetër disa kuadro të tjerë të organizatës po përpiqeshin të mashtronin një të re të quajtur Nada Hasani.  Vajza e cila kishte shumë plane dhe dëshira të  mëdha për jetën e saj , por me presione sistematike mendore dhe psikologjike nga ana e përgjegjësve të organizatës , ia arritën qëllimit ta bindnin atë të digjte veten. Në fillim e sollën në Irak  dhe i veshën këmishën e Merjemit që kështu të shkonte në Evropë dhe me mashtrim u thanë familjarëve se donin ta njihnin më shumë me Merjem Rexhavi gjë që ishte një gënjeshtër. Nadës i  bënë presione mendore dhe shpirtërore për ta bindur që të digjte veten.

Për sa i përket djegies së vetes, një nga anëtarët e organizatës i dorëzoi asaj 4 litra benzinë që kështu të digjte veten në mënyrë që Merjem Rexhavi të fitonte lirinë  e saj. Një anëtar tjetër i dha asaj çelësin e makinës që të merte në të një bidon 4 litërsh me benzin që t’i vinte flakën vetes. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje të tmerrshme , familjarët e saj marin vesh lajmin dhe e kuptojnë që e kishin lënë pas dore vajzën e tyre, por nuk kishin ç’të bënin. Familja e Nadës për të protestuar kundër kësaj ngarjeje , anëtarët  dhe përgjegjësit e organizatës të cilët i kishin shkuar  ti vizitonin në shtëpi , i nxorën jashtë. Ata i refuzuan dhe nuk u dhanë leje të jepnin ngushëllimet e tyre. Është e tmerrshme që Merjem Rexhavi, kjo grua zemërgurë, nuk i kërkoi kurrë falje familjes së Nadës dhe as nuk shprehu keqardhje , madje kur doli nga burgu nuk foli fare për të.

Me të vërtetë Merjem Rexhavi është një e pamëshirshme zemërgurë  dhe fodulle që i sakrifikon të gjithë për lirinë e vet. Sa e pamëshirshme është dikush që e di se sot dhe nesër kush do japë jetën për të.

Kur një gazetar e pyeti Merjemin se çfarë ndjente tani që ishte liruar nga burgu, ajo heshti dhe iu përgjigj: “Nuk ndjej asgjë.”

Kjo përgjigje tregon thellësinë e pamëshirshmërisë së saj ndaj anëtarëve ,kuadrove të organizatës  dhe 3500 personave në kampin Ashraf që u munduan ditë e natë dhe protestuan  për lirimin e saj. Ajo me pamëshirshmëri nuk i mori fare në konsideratë përpjekjet e anëtarëve të MEK dhe i zhgënjeu për shkak se burri i saj Mas’ud Rexhavi kishte mësuar mjaft mirë se si t’i bënte të tjerët kurban për veten.

Pas lirimit të saj, organizuan një mbledhje të madhe në kampin Ashraf dhe të gjithë anëtarët e këshillit drejtues, të gjithë kuadrot dhe të gjitha ata që kishin marë urdhëra nga liderja dhe janë përpjekur për lirimin e saj u falenderuan për punën që kishin kryer. A ishte e drejtë rruga e tyre? Është e qartë se ngritja e mendimeve fashiste dhe e ideologjisë sektare të Organizatës Muxhahidine Halk nuk kategorizohet kurrë në zhvillimet, kriteret politike dhe moralet e botës së sotme dhe si përfundim liderët e pamëshirshëm të MEK dë të gjykohen  dhe fajësohen nga historia.

Naser Sejid Babai

Ish-anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Organizatës Muxhahidine Halk


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur

Më të fundit

Ali Babani, ish-anëtar i ndarë nga MEK në Tiranë

Frika e MEK nga largimi i anëtarëve në Tiranë

Shoqata Habilian-Pedram Amini

Skandali i Ville de Pont

Homajun Kehzadi – ish anëtar i Muxhahidinët Halk

Kërcënimi, torturimi, përsekutimi dhe mundimi i anëtarëve të shkëputur

Batool Soltani, ish-anëtare e këshillit të lidershipit të MEK në vitet 2000-2006

Këshilli i lidershipit të Organizatës Muxhahidinët Halk ose haremi i MEK

Batool Soltani, ish-anëtare e këshillit të lidershipit të MEK në vitet 2000-2006

Këshilli i lidershipit të Organizatës Muxhahidinët Halk ose haremi i MEK

Më të shikuarat

Batool Soltani, ish-anëtare e këshillit të lidershipit të MEK në vitet 2000-2006

Këshilli i lidershipit të Organizatës Muxhahidinët Halk ose haremi i MEK

Shoqata Habilian-Pedram Amini

Skandali i Ville de Pont

Homajun Kehzadi – ish anëtar i Muxhahidinët Halk

Kërcënimi, torturimi, përsekutimi dhe mundimi i anëtarëve të shkëputur

Batool Soltani, ish-anëtare e këshillit të lidershipit të MEK në vitet 2000-2006

Këshilli i lidershipit të Organizatës Muxhahidinët Halk ose haremi i MEK

Ali Babani, ish-anëtar i ndarë nga MEK në Tiranë

Frika e MEK nga largimi i anëtarëve në Tiranë