Categoria: Dokumente

Merjem Rexhavi pas joshjes së disa gjyqtarëve për përkrahjen e Organizatës Muxhahidine Halk në gjykatat evropiane, tani ka për qëllim të mbulojë të gjitha skandalet e saj dhe të organizatës në të shkuarën.

Për të është akoma një shqetësim i madh dhe e ndjen listën amerikane të terrorizmit dhe mosbesimin e qeverive evropiane. Ajo është duke i shkatërruar një e nga një të gjitha gjërat që nesër mund ta rivendosin organizatën Muxhahidine Halk në listën e organizatave terroriste.

Një nga faktet që e shqetësojnë Merjem Rexhavi-n është dosja e 17 qershorit. Duke treguar aprovimin e fundit të MKO me anë të disa avokatëve evropianë që janë aleatë të MEK ,janë përpjekur të shpallin pafajsinë e saj dhe të mbyllin dosjen. Kjo tregon faktin që kjo çështje është mjaft e rëndësishme për të dhe tani ka filluar një fushatë globale. Fushata] në përgjithësi është e njëjta lloj fushate e huazuar dhe sigurisht që në fund është i nevojshëm miratimi për të hedhur poshtë çështjen.

Lind pyetja se nëse banda Rexhavi e quan veten fituese të vendimit të drejtë dhe në qoftë se daljen nga lista e organizatave terroriste e quan si fitoren më të madhe të shekullit , atëherë përse kërkon të fshijë dhe të fshehë një dosje që është hapur vite më parë dhe që nuk ndiqet më nga askush?

Sado që Organizata Muxhahidine Halk të pretendojë dhe supozojë të jetë e pastër nga ç’do ndotje dhe ndyrësi, ndohjëherë padashur ata bëjnë gafa që e tregojnë  më shumë se kurrë natyrën e tyre të keqe. Merjem Rexhavi pretendon se organizata e saj nuk ka asnjë problem dhe çështjet e tyre financiare janë gjithmonë transparente, por askush nuk e ka harruar faktin që 6 muaj më parë janë arrestuar disa anëtarë të Organizatës Muxhahidine Halk në kufirin Francez me Zvicrën nën akuzën e pastrimit të parave. Në ngjarjet e 17 qershorit, Merjem Rexhavi i ka përdorur fondet e përfituara nga pastrimi i parave në çështjet e terrorizmit.

Vite më parë, një sasi dhuratash nga Sadam Husejni, të gjitha pajisjet ushtarake dhe paratë që ai u kishte dhënë u dokumentuan në mënyrë të atillë që të mendohej se këto armatime ishin blerë me urdhër të Mas’ud Rexhaviut  me ndihmën e popullit iranian, ose me ndihmën e parave dhe pasurive që Organizata Muxhahidine Halk kishte fituar në luftë. Jo shumë kohë më parë, me ndarjen e disa anëtarëve dhe me rritjen e argumenteve rreth skandaleve financiare dhe blerjeve ushtarake të MKO-së, u botuan dokumente të krenarisë së Ushtrisë Çlirimtare që në fakt ishin të rreme , por  ato ishin aq qesharake dhe të rregulluara me vështirësi  saqë MEK nuk kishte rrugëzgjidhje tjetër përveç heqjes së tyre nga faqet zyrtare. Aktualisht këto metoda janë pak a shumë të ndjekura nga banda Rexhavi, vjedhjet e identitetit , thyerja e kodeve, qasje të paaoutorizuar, mos pagimi i taksave dhe pastrimi i parave  në krime të zakonshme si në bankën elektronike me të cilën banda Rexhavi ka vite që është angazhuar.Merjem Rexhavi  ka vite që merr ndihma financiare nga popujt evropianë për jetimët e këtij kulti në formën e institucioneve dhe organizatave bamirëse në veçanti , duke i depozituar në llogaritë  e ligjshme.

 Të gjitha institutet dhe organizatat të cilat janë përpjekur për nxjerjen e emrit të Organizatës Muxhahidine Halk nga lista e organizatave terroriste ishin të kënaqur të ndiqnin këtë rrugë dhe t’i përkrahnin në sajë të shumave të mëdha që kryetarët e MEK  u kanë paguar atyre në privatësi për mbështetjen që u jepnin. Ato shuma gjithashtu ishin fituar nga MKO-ja e ashtuquajtur liri dashëse, nëpërmjet pastrimit  të parave. Organizata si “Instituti i Miqve për Një Iran të Lirë”, “Komiteti Evropian”, Largimi i MKO nga lista e terrorizmit, “Komiteti Parlamentar Britanik për Lirinë e Iranit”, kompania private e informacionit LLC, “Komiteti Politik i Iranit” dhe “ Partia e të Drejtave të Njeriut dhe ajo Demokratike në Iran” janë përgjegjëse për përfitimet dhe pastrimet e dhjetëra milionë dollarëve në llogari të Organizatës Muxhahidine Halk në mbarë Evropën, Amerikën dhe Lindjen e Mesme.

Para sulmit amerikan mbi Irakun dhe çarmatosjes së Organizatës Muxhahidine Halk, një pjesë e mirë e këtyre parave përdorej për blerjen e armatimeve që përdoreshin për sulme të shpërndara mbi popullin tonë dhe tani pjesa më e madhe e tyre përdoret për të bërë pagesa të tepruara për politikanë të dorës së dytë në Evropë , për aktivitete kundër qeverisë dhe popullit iranian dhe për krijimin e grupeve politike të manipuluara për të vënë në dukje përkrahjen e tyre nga evropianët.

Një pjesë tjetër e shpenzimeve të kësaj organizate terroriste përmbushet nga trafikimi i qenieve njerëzore dhe bashkëpunimi me bandat e mëdha kriminale në trafikimin e lëndëve narkotike në Evropë, por nuk ka asnjë dyshim mbi aktivitetet terroriste të Organizatës Muxhahidine Halk në të shkuarën. Askush nuk e ka harruar faktin që kjo organizatë ka pranuar autorësinë e më shumë se 195 sulmeve terroriste në Iran në vitin 2001 nga  selia e vet në Auver-sur-oise.

Ndoshta për Merjem Rexhavi është e lehtë të shmangë gjërat dhe të mbetet në injorancë, por kjo çështje nuk është harruar akoma nga shumë njerëz  dhe ka shumë çështje të tjera që Organizata Muxhahidine Halk duhet të përpiqet për to. Çështje të cilat me siguri MEK nuk do të jetë në gjendje t’ua zhdukë ndikimin.

Merjem Rexhavi ka treguar se rastësisht ka qenë më e ndjeshme mbi ato gjëra të cilat i konsideronte mjaft të pavlera dhe shembulli i kësaj gjëje shfaqet në pëpjekjet e saj për të zhdukur një dosje të cilën gjykatat franceze kanë vite që e kanë  mbyllur dhe lënë mënjanë. Siç e kemi thënë dhe më parë, pas daljes së MEK nga lista e organizatave terroriste të Bashkimit Evropian , Merjem Rexhavi është mjaft e ndjeshme në mundësinë se kjo organizatë mund të rivendoset përsëri në atë listë . Sigurisht që po bën përpjekje të mëdha dhe po përpiqet që me ç’do çmim të mundshëm të heqë njollat  dhe të kaluarën e  errët të këtij kulti. Duke qenë të pavëmendshëm se  këto vepra janë bërë natyrë dhe strukturë e MEK , po ashtu siç nuk mund t’ia marësh errërisën natës, nuk mund t’ia marësh  Organizatës Muxhahidine Halk ligësinë, dhunën, sjelljen sektare dhe terrorizmin.

Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur