Letra e Wendy Sherman, asistentja e Sekretarit Amerikan të Shtetit Përdorimi i MKO-së nuk është në interesin e Amerikës !

Categoria: Dokumente

I nderuar Senatori McCain!
Unë po ju shkruaj nga ana e Sekretarit të Shtetit në përgjigje të letrës suaj  të datës 9 qershor të vitit 2002 ku i kushtoni vëmendje Organizatës Muxhahidine Halk të Iranit. Ne kemi qenë në kontakt me Ministrinë e Drejtësisë në raport me letrën tuaj të 9 qershorit ku keni paraqitur një kërkesë për raportin e ri të FBI-së rreth MEK.  Kohët e fundit ne kemi shtënë në dorë një letër të 30 qershorit si përgjigje e kërkesës suaj, të shkruar nga ish-drejtori i FBI-së William Szenes.

Në të njëtën kohë ne nuk jemi në gjëndje të shtojmë diçka më shumë se sa përgjigja që FBI-a i ka dhënë kërkesës suaj, por unë mund të shpjegoj shkurtimisht pozicion e Ministrisë së Jashtme për grupin  e muxhahidinëve. Është politikë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të mos futet në bisedime me Ogranizatën Muxhahidine Halk të Iranit apo me Këshillin Kombëtar të Rezistencës që ka marrënënie të ngushta me MEK. Kundërshtimi ynë i këtij grupi nuk është për shkak të ideologjisë së tyre politike, por për shkak të aktiviteteve të tyre terroriste dhe qëllimit të tyre për të rrëzuar me dhunë regjimin aktual të Iranit. Duke qenë se jemi në kundërshtim me regjimin iranian, nuk mund të mbulojmë përdorimin e terrorit dhe dhunës nga opozita e saj. Muxhahidinët kanë vrarë disa zyrtarë amerikanë në dhjetëvjeçarin e viteve 1970 në Iran. Ne nuk duhet ta marrim si të paqenë këtë të vërtetë dhe nuk duhet ta pranojmë justifikimin e MEK se në kohën kur u kryen këto sulme, udhëheqësit e organizatës kanë qenë të burgosur . Organizata ka marrë përgjegjësitë për sulmet dhe tani duhet të pranojë pasojat. Ata gjithashtu kanë mbështetur marrjen peng të ambasadës sonë në Teheran ku diplomatët tanë janë mbajtur peng për më shumë se një vit. Përveç kësaj, krahu ushtarak i muxhahidinëve , domethënë Ushtria Çlirimtare Kombëtare vazhdon të ketë përkrahjen financiare dhe asistencën e regjimit të Sadam Huseinit në Irak. Organizata Muxhahidine Halk iu bashkangjit forcave irakiane në luftën tetë vjeçare kundër Republikës Islamike të Iranit. Këto bashkangjitje me Irakun, e kanë bërë këtë organizatë të pabesueshme dhe të papërkrahshme në prani të shumicës së popullit iranian   dhe kjo organizatë nuk është një opozitë e mirfilltë dhe e pranueshme në Iran.

I nderuar Zoti McCain , senator i Shteteve të Bashkuara të Amerikës!

Duke patur parasysh historinë e MEK, ne vazhdojmë të besojmë se kontakti i qeverisë amerikane me MKO-në nuk është i dobishëm apo i denjë   në konsolidimin e politikës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Ndryshe nga pretendimet e tyre , Al Gore, zëvendës presidenti amerikan, nuk ka patur kontakte me ta as gjatë zgjedhjeve presidenciale dhe as pas tyre. Ne jemi të kënaqur me vëmendjen që ju i kushtoni Organizatës Muxhahidine Halk dhe pëlqimin tuaj ndaj politikës sonë aktuale ndaj tyre . Shpresoj që këto informacione  të jenë të dobishme. Ju lutem të qëndroni në kontakt me ne për këtë çështje dhe mos hezitoni të kërkoni ndihmën tonë.

Me respekt, Wendy Sherman , asistentja e Sekretarit Amerikan të Shtetit

15 shkurt 2003


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur