Kujtimet e kampit Ashraf –Pjesa e pare

Categoria: Dokumente

Në kohën e luftës së llogoreve gërmonin kanalet nga mëngjesi në darkë dhe natën shkonim në mbledhje. Kjo gjëndje ishte mjaft e lodhshme për mua. Një ditë protestova dhe përgjegjësi i muxhahidinëve në përgjigje të protestës sime më tha: “Mansur, nuk pranohet asnjë ankesë dhe ti nuk do të jesh hallka e dobët e zinxhirit të marrëdhënieve dhe të gjithë duhet t’i zbatojnë urdhërat , të gërmojnë llogoret  dhe të marin pjesë në mbledhjet e natës.”

 

Isha shumë i nevrikosur dhe nuk shkova në punë për disa ditë në shenjë proteste dhe gjithashtu nuk mora pjesë as në mbledhje derisa në ditën e  katërt më transferuan në kampin që ndodhej në qytetin Kut .

Kam qenë i burgosur atje për 10 ditë. Në dhomën e burgosjes në kampin e muxhahidinëve në Kut kishte edhe të burgosur të tjerë  të cilët kishin protestuar si unë . Disa prej tyre  nuk ishin paraqitur në punë dhe nuk i kishin zbatuar urdhërat e përgjegjësve . Disa të tjerë kishin folur me (motrat) anëtaret femra të organizatës ose kishin shprehur dashuri ndaj tyre  gjë që ishte një krim i rëndë në MKO.  Njëri nga ata quhej Taki dhe e pyeta se përse ndodhej këtu? Tha: “Është e çuditshme, disa ditë më parë i thashë të dua komandantes sime e cila ishte një femër e bukur dhe ajo nuk u mërzit dhe buzëqeshi, por disa orë më pas më kërkuan dhe më sollën këtu në burgun e kampit në Kut.”

Zoti na mëshiroftë. Qesha dhe thashë që për dashurinë ia vlen  të vdesësh...Unë kisha kohë që kisha rënë në dashuri me një komandante femër të MKO-së dhe ajo gjithashtu shfaqte shenja dashurie në takime dhe raste të mundshme, por frika nga përgjegjësit na bënte të përmbaheshim dhe të ruanim distancën mes nesh...

Pas 10 ditësh përgjegjësit e organizatës thanë: “Mansur , që nga sot je i lirë dhe në qoftë se të pyet ndonjëri nga të tjerët do u thuash që ke qenë me shërbim.”

Më pas më kthyen në kampin Ashraf dhe atje komandanti më tha: “Duhet të shkruash një raport ku të shpjegosh se përse  nuk ke marrë pjesë në mbledhje(mbledhje që mbaheshin nga muxhahidinët për përhapjen e ideologjisë)?”

I thashë se ua kisha shpjeguar disa herë se nuk kisha dëshirë , nuk isha në gjëndje të merrja pjesë dhe se lodhesha shumë. Hoqa dorë nga shkrimi i letrës dhe me dhejtëra shpjegime të ndryshme dhe biseda me komandantë më në fund hoqën dorë nga unë.

Disa ditë më vonë përgjegjësit erdhën përsëri dhe më thanë: “Përse nuk e shkruan raportin? “

U thashë se nuk kisha më fjalë me ta dhe kisha qëllim të largohesha. U nervozuan pak dhe thanë: “Për momentin gjendja e Irakut nuk është mirë. Tani duhet të qëndrosh këtu dhe më vonë ne do të të largojmë vetë jashtë  vendit.”

U besova , por kaluan dy vite dhe nuk e morën në konsideratë kërkesën time derisa u ndava nga anëtarët e MKO-së. Atje ankohesha gjithmonë se përse nuk më dërgonin jashtë Irakut? Përse nuk më lejonin të dilja nga kampi Ashraf?

Një ditë vendosa të arratisesha dhe ia thashë këtë gjë një shokut tim dhe vendosi të vijë dhe ai me mua, por në momentin e fundit u tremb dhe nuk erdhi . Nuk e humba rastin dhe arrita të arratisesha, të arrija te forcat amerikane dhe të kërkoja azil.

Vazhdon...


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur