Organizata Muxhahedine Halk, burim shqetësimi për Anglinë

Categoria: Dokumente

Korrik 2004
Komiteti Britanik i Punëve të Jashtme në raportin që i ofroi parlamentit rreth Iranit, në nenin numër 8, paragrafi 40, në përgjigje të pyetjes se cili është kufiri i mbështetjes së organizatës terroriste Muxhahedine Halk në vendet e botës së tretë dhe se si ka vepruar qeveria britanike për të dhënë minimumin e asaj mbështetjeje, shkruhet: “Ne besojmë se mbështetja e MKO-së në të gjitha shtetet është mjaft e ulët. Mbështetja e organizatës nga njerëzit brenda dhe jashtë Iranit është shumë herë më e ulët se ajo që reklamon vetë MKO-ja.  Sigurisht që kjo nuk është për tu habitur. Muxhahedinët kanë marrë përsipër autoritetin e sulmeve terroriste kundër objektivave ushtarake dhe civile në Iran  dhe vende të tjera. Ajo gjithashtu që nga dhjetëvjeçari i viteve 1980 deri në vitin e kaluar(2003) ishte nën mbështetjen e gjerë të Sadamit. Muxhahedinët vazhdojnë të mbeten një burim shqetësimi. MKO-ja është shpallur  një grup i ndalur sipas ministrave të vendit dhe ligjit anti-terror të vitit 2000.


Politika jonë është kjo që nuk duhet të ketë asnjë lloj lidhjeje të ministrave dhe zyrtarëve britanikë me Muxhahedine Halk apo me Këshillim Kombëtar të Rezistencës Iraniane, e cila është shumë e afërt me MKO-në. Bashkimi Europian i njeh muxhahedinët si një organizatë terroriste dhe SHBA-ja në vitin 1997 e ka shtuar atë në listën e organizatave të huaja terroriste. Pavarsisht nga pretendimet e herë pas hershme të Iranit, përkundrazi ne besojmë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë serioze në atë klasifikim(klasifikimi i MKO-së si një organizatë terroriste). Duke ndjekur tensionet në Irak, ushtria amerikane në kampin Ashraf, baza kryesore e muxhahedinëve në 100 kilometra larg Bagdadit, ka burgosur 3800 persona dhe aftësia e MEK (MKO) për të kryer operacione terroriste është reduktuar në masë të madhe. Tani, SHBA-ja po merret me intervistimin dhe trajtimin e të burgosurve dhe kur të përfundojë ky proçes, do të mendojë për të ardhmen e tyre. Shtete e Bashkuara gjithashtu kanë bërë hapa për mbydhjen e zyrave të Këshillit Kombëtar të Rezistencës (një këshill i drejtuar nga MKO) në Amerikë.”


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur