Këshilli i lidershipit të Organizatës Muxhahidinët Halk ose haremi i MEK

Categoria: Dokumente

Shpesh femra të cilat kanë qenë pjesë e MEK apo femra anëtare të shoqatës së të drejtave të grave dhe personalitete të ndryshme më kanë pyetur në mënyrë direkte ose me email  që të tregoj për temën e haremit të Rajavi dhe për shtypjen e madhe që kryhej në të. Më kanë pyetur për tradhëtitë mes burrave dhe grave , ndjenjat e shtypura dhe për sëndukun  që ndodhej në  shtëpinë e Maryam Rajavi.

Sigurisht që pasi u shkëputa nga organizmat e kësaj organizate ishte mjaft e vështirë për mua të kujtoja ato anë të errëta për shkak të origjinës fetare të familjes sime dhe gjithashtu për shkak të 20 viteve torturë psikologjike dhe lavazh truri nën ideologjinë shpellare të MEK ku gjithsecili duhet  t’i shmangej çdo debati me të huajt. Në fazën e parë të revolucionit ideologjik femrat u detyruan nga Mas’udi të divorcoheshin dhe të mos ndaheshin dhe të gjitha ato u përfshinë në bandën “A” , më pas ato u riseleksionuan dhe disa prej tyre u rradhitën  në bandën “B” e cila ishte mjaft e afërt me Rajavi.

Në këtë bandë bënin pjesë të gjitha ato gra që i kishin harruar bashkëshortët e tyre për hir të revolucionit ideologjik dhe që e ofronin veten si gra të Mas’ud Rajavi. Me fjalë të tjera ato duhet ta njihnin veten si  pjesë të haremit dhe prona personale të Mas’udit. Por çështja e femrave ishte mjaft e ndërlikuar  dhe  e thellë dhe ato ishin urdhëruar që të merrnin shembull Maryam Rajavi  dhe të silleshin si ajo. Ndoshta do të keni dëgjuar dhe ju faktin që ai (Mas’udi) e prezantonte Maryam Rajavi si zëvendësen e tij në prani të grave dhe që ajo do ishte personi që do i afronte gratë me liderin dhe do të ishte ndërmjetësja.

Mund të përmend emrin e disa  burrave që u ngritën kundër gënjeshtrës së ashtuquajtur “revolucioni Maryam” si “komandanti Afshar” Z. Hadi Afshar i ashtuquajtur Sejid Xhemali, ose komandant Fetollah që quhej ndryshe Mehdi Eftekhari të cilët u poshtëruan nga Rajavi. Unë do t’ju shkruar për këtë rast dhe për të gjitha ato që di se si u shkatërruan shumë persona nga duart e Mas’ud dhe Maryam Rajavi. Sigurisht që shumë persona kanë shkruar rret këtyre historive të hidhura dhe mund t’i gjeni ato në faqe të ndryshme në internet por më e hidhura nga të gjithë është historia e Mehdi Eftekhariut i cili nuk mundi të çlirohej nga ata dhe madje u përdor edhe në çastet e fundit të jetës kur organizata donte ta vriste për interes të saj.

Një shembull tjetër është ai i komandantit të përgjithshëm Alinaki Hadadi për të cilin Rajavi nuk dha leje të varrosej në varrezën e dëshmorëve të MEK dhe e braktisën në po atë vend pranë kampit ku e vranë me cianur.

Në qoftë se e keni vënë re  në këtë nivel Rajavi i braktisi të gjithë burrat  dhe në reklamat e tij thonte se këshilli i lidershipit përbëhej vetëm nga gratë. Ai i vendosi në shkallë të ulët burrat dhe në çdo formacion të mundshëm i vendosi ata nën kontrollin e grave. Rajavi vendosi linjën e kuqe e cila nuk duhej të kalohej kurrë dhe thonte se anjë burrë nuk duhet të udhëheqë një grua në MEK sepse të gjitha gratë ishin në pronësi të vetë atij.

Në fillimim nuk e mendoja kurrë që vetë Maryam do hiqte shaminë e saj  përballë Rajavi dhe revolucionin e shikoja në nivel ideologjik jo në krijimin e marrëdhënieve seksuale.

Më pas e pashë që ishte organizuar një ceremoni e vërtetë për tu martuar me Mas’ud Rajavi. Çdo ngjarje që ndodhi ishte mjaft shokuese për mua. Unë jua kam shpjeguar më parë që mbaheshin ceremoni martese me Mas’udin dhe të gjitha gratë duhet të thonin po . Njëra nga dëshmitaret ndodhet këtu në shoqatën e të drejtave të grave, por më pas pashë se nuk përfundonte gjithçka me aktin e martesës dhe shfrytëzimi seksual i grave vazhdonte nën kujdesin e Maryam Rajavi e cila kishte rol kyç në të gjithë proçesin.

Maryam e cila ishte gruaja e tretë dhe kukulla e Mas’udit organizonte një sërë takimesh të gjata me ne dhe thonte se ju në çdo aspekt jeni gra të Mas’udit. Seksi juaj me liderin o organizatës është ndryshe mga seksi me të tjerë burra. Për shkak të kësaj, në momentet kur Maryam përballej me situata ku duhet të jepte shpjegime dhe argumenta, na drejtohej menjëherë me fjalë të prera dhe të qarta se ne ishim gratë legjitime të Mas’udit dhe se ai ishte burri ynë.

Në dimër të vitit 1998  u ftuam në një mbledhje të cilën e kishte organizuar Maryam Rajavi dhe na thanë se duhet të laheshim që të ishim komplet të pastra dhe se të gjithë rrobat dhe shamitë tona duhet të ishin të reja dhe të pastra sepse kjo mbledhje është “doku” i këshillit të lidershipit dhe në ato dok duhet të bëhet kërcim i lirë!

Më kaploi një frikë dhe një ndjenjë e çuditshme dhe më luhatej tensioni saqë e humba kontrollin  dhe pyesja veten se çdo të thotë kërcim i lirë?!  U bëra kurioze për këtë temë  dhe u përpoqa shumë të takohesha me përgjegjësen time zonjën Faezeh Mohabetkar e cila ishte komandante e rajonit katër të kampit Ashraf.

Në fund kishte mbërritur koha e premtuar. Unë sëbashku me një numër të madh femrash anëtare të organizatës u dërguam në kampim Badizadegan pranë zonës së  Ebu Garib në Bagdad ku ndodhej dhe vendi ku jetonte lideri i asaj kohe Mas’ud Rajavi. Pasi pritëm për një kohë të gjatë, përgjegjësi administrativ dhe i shërbimit të Mas’udit dhe Maryam Rajavi erdhi pranë nesh , na shpërndau nga një kuti që përmbante peshqirë dhe produkte kozmetike dhe na tha se çdokush që kishte ardhur këtu pa u larë dhe parfumosur duhet të lahej dhe të arrinte maksimumin e pastërtisë.

Unë pyesja veten se cili ishte qëllimi e gjithë këtyre gjërave?! A kërkon Mas’udi të na shohë nudo?! Përse të gjithë kërkojnë dhe na nxisin të lahemi dhe pastrohemi në këtë kamp në të cilin banon Mas’udi me Maryam Rajavi?!

Unë kam qenë duke luftuar me veten dhe përpiqesha që të bindesha se këto gjëra na kërkoheshin për të testuar besnikërinë tonë ndaj lidershipit. Pasi u përgatitën të gjitha, na dhanë urdhër që të futemi te salloni “X”. Në qilim ishin shpërndarë fletë të bardha. I gjithë salloni ishte i veshur me ngjyrë të bardhë. Në mes ndodheshin dy kolltukë të bardhë dhe përballë tyre një tavolinë me një Ku’ran, pasqyrë, sënduk dhe një tortë të madhe disa katëshe. Më vonë e kuptuam se në sënduk ndodheshin byzylykë dhe varëse ari.Pas disa minutash filloi shfaqja dhe Mas’udi së bashku me Maryam hynë në sallon. Mas’udi ishte veshur me rroba shtëpie dhe madje as çorapet nuk i kishte veshur ndërsa Maryam Rajavi erdhi pa shami dhe me flokë të zbukuruara. Të dy u ulën te kolltuqet që ndodheshin në mes. Më pas Maryam u ngrit dhe qëndroi në këmbë mbrapa kokës së Mas’udit. Njëra nga gratë i tha se përse nuk ulej?! Maryam iu përgjigj me buzëqeshje: “Unë e lashë këtë kolltuk të lirë për ty dhe gratë e tjera të Mas’udit!”

Unë u shokova nga fjala “gratë e tjera të Mas’udit” dhe u habita shumë kur gratë e tjera të këshillit të udhëheqjes i hoqën shamitë e tyre. Në ato momente zemra më rrihte fort dhe nuk e dija se cili ishte plani dhe faza tjetër e tij. Mendoja se për shkak të përkushtimit dhe besëlidhjes sonë me udhëheqësin duhet të përgatiteshim të pranonim një urdhër për tu martuar me të. Më pas me një veprim të paracaktuar Mas’udi pyet Maryam: “Maryam çfarë duan këto dhe përse i ke sjellë këtu?!”

Maryam Rajavi i përgjigjet: “Kanë ardhur këtu që ti të kryesh ceremoninë martesore mes vetes dhe tyre... A nuk të thashë që ç’do grua duhet të marë rrugën tonë?!...Unë e kam thënë dhe përsëritur disa herë se femrat e Muxhahidinët Halk janë gratë e tua dhe nuk është thjeshtë një poezi për një çështje serioze.”

Më pas ajo na tha: “Të gjitha ju duhet  të vini të uleni një e nga  një në këtë kolltuk që Mas’udi të lexojë aktin e martesës dhe të gjitha ju duhet të shprehni pëlqimin tuaj për këtë.”

Pasi Mas’ud Rajavi lexoonte aktin e martesës, merte një varëse nga sënduku, na  e vendoste në qafë, na përqafonte dhe na puthte.”

Në ato momente Maryam Rajavi na tha: “Nga sot e tutje ju jeni gratë e Mas’udit.”

Papritur pas një shenje të dhënë nga Shehrezad Sadr, vendosën një muzikë melodike të Mortazaviut dhe më pas një të Mansoorit . Gratë  dhe anëtaret e vjetra të këshillit të lidershipit  me urdhërin e tij u zhveshën dhe  filluan të kërcenin mbi qilimin me fletë të bardha mbi të duke buzëqeshur ëmbël dhe në mënyrë provokuese pët të duke thënë se sonte duam të shkrihemi, etj.Mas’udi i puthte ose i ledhatonte trupin.   Aty Mas’ud Rajavi tha: “Ky është vallëzimi i lirë!”

Më pas na tha me zë të lartë: “Ju jeni për mua su gratë e profetit, që do të thotë e keni të ndaluar të martoheni me dikë tjetër.”

Më pas ai lexoi ajetin 32 të sures Ahzab në Kur’anin Famëlartë : “يَا نِسَاءَ النَّبِيِّ لَسْتُنَّ كَأَحَدٍ مِّنَ النِّسَاءِ إِنِ اتَّقَيْتُنَّ فَلَا تَخْضَعْنَ بِالْقَوْلِ فَيَطْمَعَ الَّذِي فِي قَلْبِهِ مَرَضٌ وَقُلْنَ قَوْلًا مَّعْرُوفًا ,O gratë e Pejgamberit, ju nuk jeni si asnjë grua tjetër, nëse keni kujdes e ruheni, andaj mos u llastoni në të folur e të lakmojë ai që ka sëmundje në zemrën e tij, po thoni fjalë të matura.”

Në ato momente Maryam Rajavi i nxiste gratë  e tjera të hiqnin rrobat dhe të kërcenin lakuriq përballë burrit të saj Mas’udit dhe thonte: “Përse nuk mundoheni të konkuroni me njëra tjetrën që ti merni leje Mas’udit që të futeni te dhoma private e tij dhe të flini bashkë?”

Në atë çasht e kuptova se Maryam Rajavi  dhe disa të tjera si Gita Givechi dhe Faezeh Mohabetkar i kontrollonin me kujdes të gjitha gratë e tjera dhe pjesa tjetër ishin të zëna duke biseduar dhe duke i nxitur ato që akoma nuk i kishin hequr rrobat nga turpi.

Përshembull në një skenë ku qëndronin vetëm anëtaret e para të këshillit të lidershipit, përgjegjëse si Faezeh Mohabetkar, Gita Kivechi dhe Masumeh Melekmmuhamedi kishin rrethuar Mino Fathaliun , e cila u vra më vonë,  dhe po e shpjegonin  dhe më pas atyre iu bashkangjit edhe vetë Maryam Rajavi. Unë shkova pranë tyre që të shihja ç’po ndodhte dhe pashë Maryam t’i thonte se duhet t’i hiqte rrobat e politeizmit dhe hipokrizisë dhe më pas Gita më tha të largohesha dhe Mino do vinte pas meje. Më shko se këto janë vlera të imam Khomeinit të cilat duhet të shkulen nga Mino në mënyrë që ajo të jetë e paparë dhe e pashoq.

Nganjëherë Mas’udi merte pamje serioze dhe bërtiste duke thënë ti hiqnim rrobat e politeizmit dhe injorancës dhe të dëfreheshim në dokun  tonë. Ai na thonte të ishim të lira në mënyrë që të qëndronim si mali në detyrat tona dhe në luftën kundër armikut dhe se a do të fitonte ai me ne gratë?

Nganjëherë ai qeshte dhe duke përqafuar njërën nga femrat , pasi e puthte në buzë na thonte të largoheshim te vendet tona dhe të fiknim dritat sepse ata të dy duhet të flinin ose duhet të bëheshin me fëmijë.

Kështu do rilindte një ndjenjë dashurie dhe ndjenje që ndoshta ishte fshirë nga ne gjatë këtyre viteve shërbim pa patur burrë dhe pa dashuruar ndonkënd  dhe Maryam Rajavi na shtynte t’ia ofronim veten Mas’udit . Ai e prezantonte Maryam Rajavi si gruan më të mirë dhe të pastër nga xhelozia sepse ajo e lejonte të shkonte me të gjitha gratë e tjera ndërsa Maryam Rajavi thonte: “Unë jam më e dashuruara.”

 

Neve na inkurajonte të ishin gratë e tjera të dashuruara pas Mas’udit dhe të mos e donim atë vetëm për veten. Vetë Maryam Rajavi i kishte thënë Shejda Taheriut e cila ishte përgjegjësja e femrave të vogla në moshë madje dhe e vajzës së Maryam, se talenti i saj dhe i të tjerave ishte të krijonin programe seksi sepse ia thonin asaj pune përndryshe do quheshin  xheloze  dhe se ajo do kishte të drejtë të fliste aq flokë sa kishte mbi kokë  sepse i kishin mbetur në mendje buzët e Shejdas. Ajo thonte se i sidhte ndërmend  vajzat e vogla 15-vjeçare  dhe Shejda thonte: “Si urdhëron , motër Maryam.”

Ajo nuk ishte festa dhe banketi i fundit dhe kështu bazhduan një ose dy herë në muaj deri në rënien e Sadam Huseinit.

Më pas gratë viheshin në rresht dhe mernin rradhën për të fjetur një natë me Mas’ud Rajavi.

Njëra nga përgjegjëset e larta të këshillit të lidershipit më tha në mënyrë private  se kishte parë me sytë e saj Mas’ud Rajavi të kryente orgji me disa anëtare të këshillit të lidershipit dhe me disa punonjëse të zyrës së tij.

Sigurisht që në të ardhmen është ruajtur shumë informacioni mbi këto festa dhe shumë prej tyre dhanë jetën për shkak se kanë folur për programin e fshehtë të dokut të lidershipit(programin seksual) dhe këtu dua të përmend emrat e dy personave të cilat janë zhdukur për shkak se nuk e ruajtën sekretin dhe ato janë Mino Fethali dhe Mehri Musavi.

Një plan tjetër që ishte planifikuar ishte kjo që të gjitha ne duhet të ishim të gatshme të digjnim veten kolektivisht nëse forcat amerikane do të sulmonin qendrën tonë organizative në kampin Ashraf por fatmirësisht ata nuk e sulmuan nga brenda por thjeshtë e ruajtën nga jashtë. Ata ndërtuan një bazë ushtarake pranë nesh dhe na rrethuan me tel me gjemba në një distancë tre kilometrash nga qendra e kampit Ashraf.Kjo na mbronte maksimalisht nga kureshtja që çdokush nga ne mund të kishte dhe na mbante të izoluar brenda. Bashkëpunimi amerikan me këtë organizatë për trafikun e qenieve njerëzore kishte arritur deri në atë pikë saqë në momentin kur unë u arratisa u thashë amerikanëve të mos i tregonin organizatës për këtë gjë sepse ata supozohej të ishin përfaqësuesit e lirisë dhe se nuk duhet të bashkëpunonin dhe t’u jepnin llogari një organizate që shteti i tyre e kishte klasifikuar si terroriste, por ata nuk dëgjuan dhe i njoftuan muxhahidinët për arratisjen time. Ata dërguan motrën e tyre Mozhganin që ishte përgjegjëse e lartë e këshillit të lidershipit dhe Fahijeh Arvanin që të më kthenin në kamp. Ata vrapuan me pandofla veshur drejt kampit të amerikanëve që të më kthenin pas.

 

Rajavi gdhendte foton e tij mbi pllaka ari të varseve dhe ua vendoste femrave që zgjidhte.

Neve na thanë që gratë e tjera që bënin pjesë në klasa më të ulëta nuk duhet të kuptonin që këto varëse ekzistonin, por më pas në një mbledhje , Mas’udi ishte i nevrikosur dhe shkruajti mbi një tabelë “mos na tërhiqni zvarrë dhe mos na shisni”  dhe tha se kjo temë kishte të bënte me varëset dhe Maryam tha se për të mos lejuar që tema e varëses të mos përhapet dhe të mos bëhet problem duhet mbajtur e fshehtë nga gratë e tjera të organizatës që ishin të një niveli më të ulët. Duhej bërë kujdes që ato gra të mos e mernin vesh që gratë e këshillit të lidershipit kryenin marrëdhënie me Mas’udin dhe që ai u kishte dhuruar një varëse ari me fytyrën e tij të gdhendur në të. Më pas Gita bërtit duke thënë se çdo përhapje informacion duhet të mbytet që në djep  dhe nuk pranohet  të shfaqen dhe nuk duhet të zbulohet asnjë informacion qoftë edhe sa një majë gjilpëre.

Në po këtë takim u tha se dhurata për ata që do të tradhëtojnë  lidershipin apo nuk do të ruajnë të fshehtat e Rajavi, apo të mos jenë dakort me pikëpamjet e tyre do të jetë vdekja. Kjo gjë e angazhoi të gjithë personelin dhe mua më plasi zemra si një bombë kundër sistemit të çuditshmëm dhe shtypës. Unë kam qenë dëshmitare e të gjitha padrejtësive në këshillin e lidershipit sidomos nga viti 1998 e pas. Vendosa që kur të vinte momenti i duhur të veproja me 100% pajtueshmëri dhe këtë faqe jo vetëm që e firmosa por vendosa edhe shenjat e gishtërinjve të mi në të. Me pak fjalë, pas kësaj ne jemi takuar disa herë me Maryam dhe jemi munduar të flasim apo të shkruajmë reagimet tona të brendshme dhe ajo justifikonte kalimin e çdonjërës nga ne në një nivel më të lartë dhe në më shumë përgjegjësi  dhe sigurisht që kishte dhe persona të tjerë si Mino  Fethali, Mehri Musawi dhe shumë të tjera që mund të jenë gjallë tani, të cilat u zhdukën dhe nuk i pamë më. Mino Fethali dhe Mehri Musawi kanë një histori tjetër dhe unë do ju tregoj për këto dy viktima.

Maryam na pyeste në mënyrë të përsëritur se çfarë bënim dhe çfarë mendonim dhe përse nuk kishim kërkuar të flinim me Mas’ud pas kërcimit të lirë ? Përse akoma nuk e njihnim veten si gra të tij  dhe përse nuk ndiqnin hapat e mija? Gijthashtu thonte se duhet të hidhnin hapat tonë mbi të sajat. Shpesh na thonte se në qoftë se tavani i udhëheqjes ideologjike është kjo dhomë , këtu në këtë tavolinë është kulmi i martesës dhe seksit dhe ju nuk e keni hedhur marë gurin e varrit tuaj. Ajo e përdorte shumë shembullin e gurit të varrit me ne dhe thonte se ai gurë është jeta jonë e mallkuar me ish-bashkëshortët. Një jetë e cila akoma na mban peng dhe të ndarë nga Rajavi. Sigurisht që na vjen keq për këto fjalë dhe fraza të përdorura nga Rajavi për të na larguar dhe për të na  larguar nga dashuritë tona në mënyrë që të na afrojë me Mas’udin.

Megjithatë unë u treta me veten ashtu siç u tret vallëzimi... Ndoshta këto takime janë me të vërtetë të nevojshme dhe nuk mendoja se do të arrinte deri në kontakte seksuale. Nuk na thanë që pas këtyre mbledhje duhet të kryenim marrëdhënie seksuale me personin që dëshironte të tilla gjëra. Kjo gjë nuk përfundoi me kaq, por unë nuk mendoja se fillimi do të ishte i tillë.

Unë kam  folur me tre persona të tjerë të këshillit të lidershipit me inicialet Sh.H, Z.Sh dhe B.R rreth këtyre mbledhjeve dhe njëra nga ato që kishte dhe nivel të lartë në organizatë na tha se kishte parë liderin të flinte me disa nga përgjegjëset duke kryer orgji.Unë nuk mund ta besoja këtë gjë pa e parë me sytë e mi dhe më tha se po të duroja dhe të tregohesha më e interesuar dhe e tërhequr për ta kryer me të , do të vinte dita  që do të afrohesha më shumë em të dhe do ta shihja dhe unë këtë gjë.

Ajo më tha se në atë kohë do të shihja që kur ti tekej Ravaji-ut do vinte të më kërkonte ashtu siç kërkonte të tjerat me të cilat ka shkuar. Madje ato i kishte vendosur në një vend tjetër të kampit dhe nga shenjat dhe faktet që mund të shihja fillova të më dukej  e vërtetë dhe e besoja.

Kur unë i thash Sh. H se në qoftë se një gjë e tillë është e vërtetë nuk do të rrija asnjë ditë më shumë në organizatë ajo më tha se nuk ka mundësi që Rajavi të kryejë  diçka të tillë. Tani meqë e sheh që ai poe  bën këtë gjë ti duhet të qëndrosh më shumë se më parë në organizatë sepse nuk ke rrugë tjetër. Kjo rrugë është revolucionare. A mos e more për shaka kur Maryam të tha që të ndaheshe nga burri siç u nda ajo nga Abrishamchi dhe fjeti me Mas’udin? Ti the po  dhe tani duhet t’i shkosh deri në fund kësaj pune. Po ta them si një mikeshë ,mos kundërshto sepse do të shkatërrohesh. A nuk e ke kuptuar se përse vdiq Nagmeh Hakemi menjëherë pasi foli?...Përse vdiq Sejideh Zahra Fizbaksh? Në atë kohë Mino Fethali dhe Mehsi Musawi ishin ende gjallë  dhe unë e pyeta se përse kishin vdekur ato që më përmendi? Ajo më tha që ta lija këtë temë dhe të bëja atë që më thonte sepse nuk kishte rrugë tjetër.

Një ditë më erdhi rradha mua. Maryam më thirri dhe më tha: “Sot është nata jote e martesës dhe nata e fluturimit.”

Ajo më shoqëroi deri te zyrat e Mas’udit dhe pasi futi te dhoma e tij iku. Atë natë unë fjeta dhe kryeva marrëdhënie seksuale me të. Para se të kryenim marrëdhënie ai më tha të lexonim vargjet e aktit martesor dhe e pyeta përse. Më tha se ndoshta mund ta kisha tradhëtuar me mend dhe se ndoshta nuk kisha pranuar të isha gruaja e tij dhe me leximine  vargjeve do të isha përsëri gruaja e tij.

Unë nuk mund ta besoja kurrë që Mas’ud Rajavi do bënte një gjë të tillë dhe u shokova. Ai e kuptoi hutimin tim dhe më tha: “Zoti në Kur’an ka thënë “لم ترآنی

që do të thotë se unë nuk shihem nga sytë e ty sipërfaqësor dhe mos u mundo kurrë të më shohës  mua me sytë njerëzorë.”

Unë ngeca plotësisht, por  mund të them me guxim që po në atë vend mora vendimin përfundimtar për t’u ndarë nga kjo organizatë  dhe thjeshtë po prisja një mundësi të përshtatshme  për t’u arratisur  dhe jo të kapesha gjatë arratisë dhe të vritesha ashtu si Mino Fethali.

Këto marrëdhënie seksuale shfrytëzuese vazhduan për disa vjet dhe grindja ime me Rajavi rritej ditë pas dite. Me vete mendoja se a nuk ishte një tradhëti ndaj shokëve fakti që ai flinte me gratë e tyre? Në qoftë se kjo është një gjë e mirë atëherë përse ai e bën atë gjithmonë në fshehtësi?...

Përsenuk isha e denjë për burrin që e doja dhe më donte shumë? Përse duhet të hiqte ai dorë nga jeta e tij personale për të fituar kënaqësinë e lidershipit? Përse duhet të vuaja unë dhe të tjerët tëtë këto vite të vështira? Kush është Rajavi dhe si mund t’i bëjë ai këto gjëra? Çfarë barazie është kjo? Unë isha mjaft e mërzitur për të gjithë ata persona që u vranë për këtë njeri dhe për të gjithë familjet që duke patur besim  dhe shpresë i lanë vajzat e tyre në dorë të Rajavi dhe për të gjitha ato vajza që u vranë në emër të tij.

Me vete mendoja se në qoftë se të gjitha këto gjëra kanë ndodhur për shkak të Maryam atëherë  po ai që ishte lider përse bëri si i tha ajo? Ajo çfarë unë shikova te Mas’udi ishte një diktator, mizor, arrogant,egoist dhe një person që është i dashuruar me veten.

Po medoja se si është e mundur që një lider i cili ndalon diçka për shokët dhe ndjekësit e tij me pretest se është e dëmshme, më pas t’i kryejë vetë ato gjëra që ua ndaloi të tjerëve dhe t’ia hedhë fajin një gruaje fatëkeqe dhe t’i thotë që problemi ishte me te ajo?!

Kishte ardhur koha kur unë nuk kisha më fuqi të përshtatesha  dhe nuk mund ta duroja dot më atë pabarazi dhe shtypje që ndodhte çdo ditë në kështjellën e Rajavi dhe atë çfarë po u ndodhte anëtarëve të MEK . Si përfundim në fund të takimeve Maryam Rajavi më kërcënoi edhe mua dhe duke u dridhur nga nervozizmi  më tha se përse nuk e merrja përsipër përgjegjësinë e Batool Raxhai ?  Unë e refuzoja duke u larguar dhe ajo thonte se do të më vriste dhe do të më varroste në vend.

Me vete po mendoja se sa netë pa gjumë kemi kaluar dhe sa vuajtje për shkak të organizatës. Ata nuk na linin asnjëherë të qetë. Të gjithë vuanin dhe sipas fjalëve të Mas’udit në mendjet e tyre duhet të kishte vetëm tre fjalë, thikë , sëpatë dhe pistoletë. Kur i shikoja burrat  se si jepnin shpirt e kuptoja se Rajavi nuk ngjasonte as me diktatorin më të “butë” të mundshëm sepse ai ecte me parime dhe parimi i tij ishte kjo se butësia nuk të dërgon drejt fitores.

Rajavi thonte se po të të vinte keq për ata që i kishe nën përgjegjësi është njëlloj sikur të flije me ta  dhe na mësonte të ishim mizorë dhe zemërgurë.

Jeta seksuale ishte ana tjetër e medaljes së pushtetit të Mas’ud Rajavi dhe ishulli i tij personal. Unë mund të them me plot bindjen se Rajavi shkoi drejt çdo rruge të gabuar të mundshme dhe bëri çdo veprim të gabuar të mundshëm.

Unë si një budallaqe mendoja se gjithçka ishte një test, ishte një test për të testuar besnikërinë tonë ndaj Rajavi, por më vonë u preka personalisht nga këto ngjarje dhe e kuptova se kishte dhe një parametër tjetër që ishte totalitarizmi dhe iluzioni qiellor i Rajavi. Ndjehem keq që po shkruaj për këto ngjarje të hidhura  që më ngecin në grykë kur i them , por dua të di se çfarë ndodhi me besimin që kishte brezi ynë?

Rajavi thonte se askush nuk mund t’i shpëtojë këshillit të lidershipit dhe ishte mjaft i sigurt për këtë. Një herë ai shkroi mbi tabelë : “Cili është dënimi për krimin e kryer në këshillin e lidershipit?”

Bërtiti me të madhe duke e përsëritur dhe duke na urdhëruar dhe ne ta thonin njëzëri: “Vdekja, vdekja!”

Më pas e fshiu dhe na tha : “A e shihni o budallenj, keni një hendek përpara. Këshilli i lidershipit nuk duhet të ketë antivlera dhe tradhëtarë në përbërjen e tij. Cila është garancia?”

Më pas në tabelë shkroi nderimi total, që do të thonte, ju.

Nuk ishte vetëm kjo, më pas me preteksin se kishte ndikime të jashtme brenda në kamp na kërcënoi në emër të sigurisë së këshillit të lidershipit. Ai tha se nuk duhet të mbështetemi tek asnjë organizëm apo këshill lidershipi të jashtëm dhe e ndaloi këtë. Të gjithë anëtarët e këshillit të lidershipit mbaheshin nën kontroll të ashpër.

Si mundi që me mashtrim dhe smirë t’i divorcojë të gjithë burrat  dhe vetë të martohet  me Firuzeh Benisadr pa mbushur viti  i ndërtimit të kampit Ashraf ? Si mundi ai të martohej me Maryam Rajavi, gruan e shokut të tij e cila krijon një harem për të?

Me vete mendoja se ndoshta Rajavi nuk e mendonte se kjo gjë do të ishte ishulli i personalitetit të tij. Me izolimin e të gjithë këtyre burrave dhe grave na vijnë ndërmend  të gjitha  ndjenjat dhe dëshpërimet e tyre  me divorcimine  grave nga burrat  dhe më pas fjetja e tyre me liderin.  Gjithçka filloi me Maryam Rajavi, ish-gruaja e shokut të Mas’udit ,Abrishamchiut. Ai i mori të gjitha për vete dhe madje  ua kishte vënë syun edhe vajzave tona ,por ndoshta Zoti nuk ia dha mundësinë.

 

 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur