GRUPI TERRORIST (MOXHAHIDINE KHALGH IRAN)

THEMELIMI DHE HARTIMI IDEOLOGJIK  I  <<MOXHAHIDINE   KHALGH>>

Ne vitin 1965 tre veta prej ish-anetareve te  “FRONTI  KOMBETAR (XHEBHEJE MELIJE DOVOM)”   dhe  “LEVIZJA  PER  LIRI (NEHZET  AZADI)”   dy  parti  politike  ne IRAN  keto  para  REVOLUCIONIT  ISLAM, moren   vendim  qe ne luften kunder regjimit te Shahut,te krijojne nje grup politik te armatosur.Muhammed  Hanifnezhad (26 vjec)  inxhinier I bujqesise,Said  Mohsen (26 vjec) inxhinier  I  ndertimit dhe Abdul-Riza  Nikbine  Rudesri (23 vjec) student I matematikes  qe  studimet  universitare te veta  I kishte lene  pergjysme,ishin  ‘berthama e pare’  e grupit, dhe  nje  vit me vone  Ali-asghar  Badizadegan (25 vjec) inxhinier I kimise  iu bashkangjit  atyre.

 

PERHAPJA  INSTITUTICIONALE  DHE TRAJNIMI  USHTARAK

Gjate viteve  1965-1967  grupi  u aktivizua nga ana organizative.Nga  mesi I vitit 1968 Abdul-riza Nikbin u terhoq nga organizata dhe nuk u degjua me per te.Ne dokumentat dhe burimet e grupit gjithashtu vetem rreth tre personave Muhammed  Hanifnezhad,Said  Mohsen  dhe  Ali-asghar  Badizadegan  si themeluesit e pare te ketij grupi  flitet.Ne  vitin 1969,grupi per  te  fituar fuqi ushtarake  per  fillimin e veprimeve te armatosura moren vendim per te vendosur lidhje me shoqaten  Palestineze “El-fet’h”  dhe  shfytezimin  e  mjeteve te saj  per  trajnimet  ushtarake dhe te armatosura.Njezet e dy  veta  nga grupi shkuan ne Palestine dhe mesuan  trajnime guerile.Ne  vitin  1971 sulmet e SAVAK-ut (sherbimet e  Inteligjences  dhe  Sigurise  se shtetit  gjate  regjimit te Shahut)  ndaj anetareve  te  grupit  u  shtuan,dhe  pothuajse  I  gjithe  personeli  kryesor  I  grupit  u arrestua  dhe u  ekzekutua  dhe  disa prej tyre  u  denuan  me burg.

 

RIFORMIMI  I  GRUPIT  NE  BURG

Pas deklarimit  te  ndryshimit  te  ideologjise  ne  vitin 1974 dhe  deklarimit zyrtar te  tendencave marksiste  te grupit nga nje person  I quajtur  Taghi  Shahram,disa  nga  anetaret  e mbetur ne burg filluan  riformimin  e  grupit me  po ate strukture mendore  eklektike.Shumica e ketij  grupi  u  mblodhen  rreth  nje  personi  te  quajtur  <<Mas’ud  Raxhevi>>.Ai  ishte  I vetmi  anetar kryesor  I grupit qe ne valet  e  para te  arrestimeve  te anetareve te grupit  ne  vitin 1971 ishte arrestuar  dhe qe ne ate kohe  ishte anetari  me I ri qendror I grupit. Disa nga te burgosurit  e asaj kohe  jane te bindur se  Raxhevi  gjithashtu   e kishte  nderruar  ideologjine  ne burg  dhe  ishte  bere  marksist  por  per te ruajtur poziten e tij e ka mbajtur te fshehur ate. Raxhevi  ishte  I  vetmi  anetar I  udheheqjes  qe  I  mbijetoi  ekzekutimit.Prandaj  kjo  ceshtje  terhoqi  shume  vemendjen  ne  ate  kohe. Raxhevi  dhe  mbeshtetesit  e tij  hapen  fjale  se  Kazim  Raxhevi  vellai  I  tij  qe  jetonte  ne Zvicer  dhe qe kishte  lidhje  me   organizata  te te  drejtave  te  njeriut   ka  mundur    qe  nepermjet  kesaj  rruge(pra ,ketyre  shoqatave)  te  bente  dicka  per  te.Por  sipas  dokumentave dhe deshmive te forta te mbetura nga  SAVAK-u, e  verteta  ishte  dicka  tjeter.E  verteta  ishte  ajo  se Raxhevi  qe  nga  fillimi  I  arrestimeve  kishte  bashkepunuar  me  SAVAK-un  dhe  te  gjitha  infomacionet  e  veta  ia  kishte  ofruar  atyre.Sipas  dokumentave  te  SAVAK-ut, Gjeneral  Nimetullah  Nasiri  shef  i  SAVAK-ut, ne  nje  leter  drejtuar  Drejtesise  Ushtarake, Mas’ud  Raxhevin  e  prezanton  si  <<bashkepunetor>>  te  SAVAK-ut  qe  <<gjate  hetimit  ka  ofruar  bashkepunim  te  plote  ne  zbulimin anetareve  te  grupit  dhe  informacionet qe na ka vene ne dispozicion  kane  qene  te  dobishme  nga  cdo  drejtim  per ndricimin dhe transparencen  e  grupit  te lartepermendur>>. Nasiri  ne vazhdim  te po  kesaj  letre  thekson  se  Mas’ud  Raxhevi  <<pas  perfundimit  te  hetimeve  gjithashtu  ne  qendrat  e  paraburgimit  ka  bashkepunuar  ngushte  me zyrtare  prandaj  sipas mendimit  te grupit [ SAVAK-ut]  meriton  lehtesim  dhe  ulje  te denimit>>. Gazeta  Kihan  gjithashtu  ne  lajmin  e  ekzekutimit  te  kater  vetave  nga  anetaret  e  grupit, rreth  Mas’ud  Raxhevi  shpall  se  <<Ngaqe  gjate  hetimeve  ka  ofruar  bashkepunim  te  plote  dhe  ne burg  gjithashtu  ka  bashkepunuar  me  zyrtare,  me urdherin  e  shenjte  mbreteror  denimi  me  vdekje  I  tij  me nje shkalle lehtesimi  u kthye  ne  burgim>>.

 

Emri  I  grupit  Moxhahidine   Khalgh, pas shperberjes  se  tij, per  te  paren  here  u degjua  perseri pas  fitores  se  Revolucionit  Islamik  te  Iranit. Raxhevi  dhe  koleget  e  tij  me  zgjuarsi  dredharake  individet  e  liruar  nga  burgu  dhe  anetaret  e  shperndare  te  grupit  I  mblodhen  me  shpejtesi  dhe  themeluan  perseri  <<Organizaten   e  Muxhahidine  Khalgh  Iran>>.

 

Hapat  e  pare  te  grupit,ne  situatat  e  trazuara  te  diteve  te  para  te  fitores(Revolucionit  Islam),ishte  zenia  e vendit  te  <<Fondacionit  Pahlavi>>,  qe  ndodhet  tek  rruga  Veli-Asr (axh)    (Ministria  e Tregtise  se  sotme),krijimi  I  bazave  sekrete  dhe  gjysem  sekrete  ne  te  gjithe  vendin   dhe  grumbullimi  I  armeve  e  municioneve  dhe  fshehja  e  tyre.Gjithashtu  per  tu  shtrire  dhe  zgjeruar  I kushtuan  vemendje  te  vecante  rekrutimit  dhe  anetaresimit  te  adoloshenteve  dhe  te  te  rinjve.Duhet  te  theksohet  gjithashtu  se  shumica  e popullit  ne  ate  kohe  nuk    ishin  te  perfshire  ne  ideologjine  hipokrite  dhe  eklektike (te ketij  grupi);  dhe  se  ata konsideroheshin  njerez  te  paster  dhe  musliman  dhe  viktima  te  komplotit  te  komunisteve. Grupi   u  morr  me  propaganda  masive  nga personalitete  si  Sherif  Vaghefi,Murteza  Samedije  Lebbaf  dhe  Murteza Lebafi  Nezhad  duke  u  shtirur  si  te  shtypur  dhe  viktima  dhe  me    fitimin  e   meshires  dhe   mbeshtetjes  se   grupeve  muslimane  dhe  gjithashtu  kundershtimit  te  marksizmit  ndersa  ne  te  njejten  kohe   refuzonin  ndeshkimin  e  marksisteve  per  krimet  e  bera  ndaj  tyre.

 

MOXHAHIDINE   KHALGH   PAS  FITORES  SE  REVOLUCIONIT  ISLAM

Pas  fitores  se  Revolucionit  Islam  ,Moxhahidine  Khalgh , me  fjale  e  konsideronin  veten  si  ithtare  te  revolucionit; ndersa  ne  praktike  shfrytezonin  cdo  mundesi  e  rast  per  te  krijuar  tension  dhe  kaos. Ne  mundesite  e  krijuara  pas  fitores  se  Revolucionit  Islamik , Moxhahidine  Khalgh  me  shpejtesi  I  pergatiti  dhe  armatosi  bazat  e  veta. Ne  te  njejten  kohe  ne  arenen  politike  gjithashtu  u  moren  me  tensionimin  dhe  krijimin  trazirave  ndermjet  grupeve  politike. Me  ne  fund  ky   tension  ne   ndryshimin  kulturor   u  shtua  dhe  coi  grindje  dhe  perleshje  rrugore. Moxhahidine  Khalgh  me  mbeshtetjen  e  Beni-sadr  dhe  veprimeve  te  tij  kishin  nje  rol  ndikues  ne  nxitjen  e  Beni-sadr (presidenti  I  pare  I Republikes  Islame)  kunder  revolucionit  islam. Njeherazi  me  keto  veprime  Moxhahidine  Khalgh  hipokrizisht  mori  pjese  ne  frontet  e  luftes  dhe  I  kishte  derguar  forcat  e  veta  ne  fushebeteja  por  detyra  kryesore  e  tyre  ishte  te  shtenit  ne  dore  te  lajmeve  dhe  informacioneve  te   forcave  te  Revolucionit,  plackitja  e  armeve  dhe  pajisjeve  ushtarake  si  dhe  spiunazhi   rreth   forcave  ushtarake  ne favour  te  armikut.

 

Me  rritjen  e  tensioneve  politike  ne  vend  dhe  heqjen  nga  posti  presidencial  dhe  komanda  e  pergjithshme  e  Beni-sadr,  Moxhahidine  Khalgh  qe  kohe  perpara  ishin  pergatitur  per  lufte  te  armatosur  me  Regjimin  Islam, me  deklarimin  e  fillimit  se  fazes  se  armatosur  kunder  Revolucionit  me  30  Qershor  te  vitit 1981 krijuan  shume  rebelime  te  armatosura  ne  pika  te  ndryshme  te  vendit.Pas  30  Qershorit  te  1981  bazat  e  fshehta   te  Muxhahidine  Khalgh  dhe  anetaret  e  saj  pergjegjesine e   terrorit  dhe  krijimin  e  trazirave  I  moren  persiper  dhe  cdo  dite kryenin  sa  e  sa  veprime  terroriste  kunder  popullit  dhe  Revolucionit  ,dhe  qe  ne  mes  te   viktimave  te  ketyre  akteve  ka  pasur  njerez  te  moshave  dhe  shtresave  te  ndryshme  si  p.sh.  qe nga  Presidenti  I  shtetit dhe  deri te femijet  6  muajsh . Moxhahidine  Khalgh  ne  luften  e  imponuar (te  Iranit)  ndaj  regjimit  te nxitur  te  Irakut  qe  ishte  armik  I  Iranit   u  arratisen  dhe  u  strehuan  ne  Irak  dhe  bashkepunuan  ushtarakisht  me  regjimin  e  nxitur(cytur)  te  Irakut  kunder  popullit  te  Iranit  dhe  Sadami  gjithashtu  I  jepte  shperblime  te  majme  financiare  dhe  armatime te  shumta.

 

Lista  e  zeze   e  krimeve  te  Moxhahidine  Khalgh  qe coi  ne  Martirizimin  e  12000  Iranianeve  ne  menyre  te  drejteperdrejte (direkte)  emrin  e  ketij  grupi  ,e  ktheu  ne  grupin  me  te  urryer  ne  popull; por  shtetet  perendimore  ne  vecanti  Amerika  akoma  e  mbeshtesin  dhe    ndihmojne  kete  grup  dhe  madje  zyra  e  tij (grupit)  ndodhet  afer  Shtepise  se  Bardhe  ne  Amerike.

Ky  grup  pas  debimit  te  tyre  nga  Garnizoni  Eshref  nga  Qeveria  e  Irakut  jane  ne  gjendje  te  paqendrueshme  dhe  madje  edhe  mbeshtetesit  e  tyre  nga  pranimi  I  anetareve  terroriste  te  ketij  grupi  po  terhiqen. Kohet  e  fundit    qeveria  Shqiptare  me  propozimin  e  Amerikes  ka  pranuar  dhe  strehuar  disa  nga  pjesetaret  e  ketij  grupi.

 

VITI  I  THEMELIMIT:     1965;

UDHEHEQESIT:      Mas’ud  Raxhevi , Merjem  Raxhevi;

 LLOJI  AKTEVE  TERRORISTE:    Lufte  e  armatosur  dhe   terror , Vendosje  bombash , Sulme  te armatosura.

 BINDJET:    Eklektike ( heterogjene , nje  lloj  perzierjet  e )  Marksizmit   dhe   Islamit;

 VENBANIMET  E  UDHEHEQESVE   AKTUALE:   Amerike , France , Shqiperi  dhe  me  pare  Irak;

 SITUATA  AKTUALE :   Aktivitet  politik  dhe  mediatik.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur

Më të shikuarat

Regjisorët dhe studuesit e historisë iraniane në një emision televiziv

Shumë nga krimet makabre të Muxhahidine Halk nuk mund t’i shfaqësh në një film

Milam Arjai- një ish-anëtar i Organizatës Muxhahidine Halk

Dështimi i Organizatës Muxhahidine Halk duke u zhvendosur nga Franca në Shqipëri

Diskutimi i mëngjesit në Sobhe Tus me Drejtorin e Përgjithshëm të Shoqatës Habilian

Muxhahidinët Halk janë plotësisht në gatishmëri të shërbimeve sekrete amerikane dhe izraelite

Mas’ud Khodabandeh, ish-anëtar i rangut të lartë i MKO-së/Huffington Post

Anëtarët e Organizatës Muxhahidine Halk janë skllevër modern

Sejid Muhamedjavad Hasheminejad, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Habilian

Lufta kundër terrorizmit diskriminohet përsëri