Dokumenti i publikuar i masakrimit të kurdëve të Irakut nga MKO

23 Janar 2007


Faqja e CNN në arabisht  më 23 janar 2007 ka transmetuar nga Bagdadi detajet e seancës së 35-të gjyqësore të Anfal ( operiacionet Anfal që Sadam Huseini ndërmori kundër kurdëve) gjatë të cilit në mënyrë eksplicite objekt ka qenë urdhëri i Ali Husein El-Mexhidit për përndjekjen dhe shënjestrimin e kurdëve nga muxhahidinët ,brenda territorit Iranian.


   Në raportin e CNN thuhet: Gjykata Speciale Irakiane rreth Anfal, ditën e martë mbajti seancën e saj të 35-të dhe kjo ishte senca e dytë që u mbajt pa prezencën e presidentit të vdekur të Irakut, Sadam Huseinin. Ai u dënua me varje më 30 dhjetor të vitit të kaluar. Në mbledhjen e kaluar, prokurori i përgjithshëm i paraqiti gjykatës kasetat audio të regjimit të mëparshëm irakian  me zërat e Hasan El-Mexhidit dhe Sadam Huseinit në të cilat ishin rregjistruar urdhëra të ndryshëm dhe në veçanti ai i përdorimit të armëve kimike kundër kurdëve. Gjyqi i “Anfal” vazhdoi proçesin  duke shprehur akuzat  dhe duke qartësuar rolin e gjashtë bashkëpunëtorëve të ish-presidentit  irakian, në veçanti sulmin ushtarak mbi kurdët në vitin 1988. Pikat në vijim janë detajet e seancës gjyqësore të cituara nga televizioni irakian:


•    “Prokurori paraqiti një kasetë të re audio në të cilën Ali Hasan El-Mexhidi flet për sulmet kimike që kishte kryer kundër kurdëve dhe ku premton se do ti vendosë atyre kufizime të reja dhe nuk do ti lejojë të flasin në gjuhën kurde;
•    Në një audio kasetë tjetër, el-Mexhidi shpreh një skenar të ri sipas të cilit do ti tërheqë kurdët në një zonë të caktuar dhe atje do ti sulmojë me armë kimike më shumë se më parë;
•    Prokurori thekson se Ali Hasan El-Mexhidi në një pjesë të bisedave të tij, ka kërkuar që kurdët që jetonin në Evropë të përndiqeshin nga ekipe speciale dhe gjithashtu jep urdhër që MKO-ja të shënjestronte ata që ndodheshin në territorin iranian.”


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur