Categoria: Dokumente

Ajatollah Abdulhusejn Dastgeib u vra nga një sulm me bombë vetëvrasëse nga një anëtar i MEK i quajtur Gohar Adab Avaz.

Gjatë kohës kur Ajatollah Dastgeib po falte namazin e ditën së premte në Shiraz(Iran) më 11 dhjetor të vitit 1981, u vra nga një bombë vetëvrasëse nga një anëtar i Muxhahedinët Khalk të quajtur Gohar Adab Avaz. Në atë shpërthim gjithashtu u vranë dhe 12 persona të pranishëm.

Këshilli Kombëtar i Rezistencës që është një nga degët e grupit terrorist Muxhahedinët Khalk , publikoi një shkrim në të cilin merrte përsipër autorësinë e këtij sulmi. Në të shkruhej: "Ditën e premte më 11 dhjetor të vitit 1981 u krye me sukses operacioni jonë që ishte planifikuar me kohë me anë të dëshmorit "Gohar Adab Avaz" një nga anëtarët e njësive revolucionare. Pasi çanë rrethimin e formuar nga forca mercenare të Ajetollah Dastgeibit ai shpërtheu një bombë të improvuzuar personalisht duke vrarë Ajetollain dhe 12 nga truprojat e tij. Pasi ky operacion u krye me suskes muxhahedinët e tjerë u kthyen shëndosh e mirë në kamp. Në këtë operacion të guximshëm u martirizua dhe një motër e jona..."

Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur