Djegia e vetes në kultin Rexhavi

Categoria: Dokumente

Një nga gjërat e neveritshme që ndodh në kultin e ngurtësuar dhe terrorist Rexhavi, është djegia e vetes. Vetëvrasja me cianur dhe madje edhe me plumb  në përgjithësi dhe djegia e vetes në veçanti , janë disa nga  masat dhe proceset për të cilat anëtarët e këtij kulti stërviten dhe përgatiten. Puna rutinë gjithashtu është improvizimi i kushteve që personi gjatë stërvitjes organizative dhe ideologjike të arrijë në pikën e një puçi të brendshëm ku vdekja e tij është më e mirë se jetesa. Që do të thotë se në fillimet e hyrjes së dikujt në këtë kult duhet  të jetë gjithmonë i vëmendshëm për 24 orë se është një person mëkatar, tradhëtar i Perëndisë dhe krijesave dhe se gjëja më e rëndësishme është “kryesia”.

Nga ana tjetër, për shkak të ngërçit mendor që sundon kultin dhe për shkak të zyrtarëve dhe në veçanti kryeisë së kultit, forcave të MKO-së u thuhet vazhdimisht se e vetmja mënyrë për të paguar dhe për t’u larguar nga detyrimet që kanë për çdo mëkat dhe tradhëti që kanë kryer brenda dhe jashtë organizatës, është përkushtimi plotësisht ndaj  liderit të kultit dhe të sakrifikimi në mënyrë të plotë për të.Për shembull një nga mëkatet që sipas tyre rëndon mbi supet e çdo njërit nga anëtarët e Organizatës Muxhahidine Halk është fakti se ata janë  përgjegjës për zgjatjen e procesit të përmbysjes së pushtetit në Iran.

Ata janë përgjegjës të gërryerjes së moshës së lidershipit  të organizatës dhe duhet të reduktojnë mëkatet e tyre duke dhënë jetën për ta(liderët). Duke i kombinuar këto diskutime me çështje fetare dhe teologjike, në veçanti për ne muslimanët, bëhet shkak që njerëzit dalëngadalë të ndryshojnë mendimet e tyre dhe kjo gjë quhet shpëlarje truri. Sigurisht çdokush që vret apo i vë flakën vetes, dhjetëra apo qindra herë para se ta bëjë atë në realitet, e ka bërë në fillim në mendjen e tij.

Ka përfytyruar situatën dhe ka bërë analizën e gjendjes para dhe pas realizimit të veprës. Pra, kur kryen veprimin, duke e ditur se në pikën e fundit ka absurditet dhe dëshpërim, kryen veprimin dhe kjo gjë është një tragjedi. Kjo për shkak se përfundimi i një ndryshimi që mund të ndodhë te një njeri  është humbja e vigjilencës dhe lirisë së zgjedhjes, që është dallimi kryesor mes kafshëve dhe njeriut. Me siguri që e mbani mend historinë e arrestimit dhe burgosjes së Merjem Rexhavi, lideres së kultit Rexhavi , në Francë që sot është përvjetori i asaj dite.

Përgjegjësit e kultit u munduan shumë që ky lajm të mos përhapej dhe që anëtarët që ndodheshin në kampin Ashraf të mos e kuptonin këtë gjë, por sidoqoftë lajmi u përhap dhe të gjithë e kuptuan. Nga një anë shpërtheu një rrëmujë zhurmuese në mesin e anëtarëve dhe të gjithë çuditërisht përgëzonin njëri-tjetrin. Ishin të detyruar që në dukje ta paraqisnin veten të mërzitur, por reagimi i përgjegjësve të organizatës ishte mjaft i çmendur dhe i çuditshëm në vetvete. Për shembull  u thanë çdo anëtari të shkruajë një raport ku të bëjë kërkesën për djegien e vetes. Është i çuditshëm fakti që në qoftë se dikush nuk e paraqiste me shkrim këtë kërkesë do të përballej me sjellje të ashpër nga organizmi i kultit. Më e çuditshme akoma është kjo që gjithçka u shndërrua në një çështje tallëse për organizatën nga anëtarët e saj.

Për shembull, në takimet e ndryshme që janë mbajtur në këtë drejtim, anëtarët shkonin në podium dhe me një gjendje emocionale thonin: “Na dërgoni sa më shpejt në Francë, sepse duam të djegim veten tonë për Merjem Rexhavi.  Si përfundim u mbush kupa dhe përgjegjësi  Vaxhih Kerbelai tha: “Tju dërgojmë në Francë që të mos e ktheni më kokën pas?! Jo! Në qoftë se dikush kërkon t’i vë flakën vetes, le ta bëjë këtu!”

Normalisht, këto lloje veprimtarishë në organizatë ua besonin personave me personalitet të dobët. Për shembull, një nga personat që i vuri zjarrin vetes në Evropë, ishte Sadekijeh Moxhaveri, një grua shumë e dobët gjithmonë e sëmurë. Ose një tjetër person që dogji veten emrin e të cilit për momentin e kam harruar, ishte një person që e bënte veten ushqim për liderët e organizatës dhe i shkreti u ngarkua të bëjë këtë gjë. Ai ishte një person shumë i sëmurë mendërisht dhe emocionalisht dhe me vëmendjen më të vogël të përgjegjesve femra, mbërthehej  dhe kryente gjithçka ata i thonin, sepse ishte i stimuluar.

Në përgjithësi vetëvrasjet dhe djegiet e vetes që janë kryer në atë kohë nga anëtarët e organizatës në vendet evropiane, pavarsisht se nuk u arrestuan, përgjegjësit e MEK thanë se nuk kishin urdhër për këto gjëra dhe se ishin raste spontane të kryera nga vetë anëtarët me dëshirën e tyre, por gjithçka ishte e paramenduar dhe e mirë organizuar me urdhër të veçantë nga Mas’udi dhe Merjem Rexhavi. Për shkak të frikës së ekstradimit në Iran, Merjem Rexhavi ishte e gatshme të kryente sakrifikime deri në anëtarin e fundit të organizatës, por u la më shpejt e lirë. Më pas, qeveria franceze e detyruar nga pamjet filmike dhe fotot që trasmetoheshin  dhe botoheshin çdo ditë në televizione dhe gazeta të ndryshme të botës , e la të lirë Merjem Rexhavi.

Të vetmes gjë që nuk i kushton vëmendje kulti Rexhavi, është jeta e njerëzve. Qoftë jeta e anëtarëve të vet, qoftë ajo e njerëzve të rrugicave dhe rrugëve. Ata vetëm dhe vetëm për veten dhe arritjen e qëllimeve të tyre personale mendojnë. Pasi doli nga burgu, ajo foli për vështirësitë e burgut , a thua sikur ishte burgosur për 25 vite me radhë në një birucë të errët.  Në kohën kur ajo po tregonte rreth vështirësive që kishte hasur në burg në një video, unë se bashku me anëtarë të tjerë të kultit ishim ulur në sektorin numër 7 të mensës. Pas mbarimit të videokasetës, me urdhër të përgjegjësit tonë u mblodhëm për takim dhe të gjithë u detyruam të shprehim ndjesitë tona rreth kësaj ngjarjeje. Njëri u ngrit dhe filloi të bërtiste duke thënë o Zot motra jonë Merjem ka vuajtur në burg dhe... dhe kështu me radhë u ngritën të gjithë një e nga një dhe thanë ndonjë fjalë koti sa për të kaluar radhën që kështu të mos u kërkonin llogari se përse nuk folën. Më pas njëri nga anëtarët u ngrit dhe tha: “Unë kam një paradoks.”

Përgjegjësi i cili ishte i ulur tha: “Thuaje!”

Ai person tha: “A nuk ka thënë vëllai i Mas’udit se burgjet e Francës dhe Gjermanisë të rehatshme dhe të mirë si hotele me 5 yje?! Këto fjalë janë në kontradikta me tregimet e motër Merjemit. Cilat fjalë duhet të besojmë ne?!”

Përgjegjësi i cili ishte ulur nuk dinte ç’përgjigje të jepte. Filloi të dërdëlliste , unë, unë, unë, dhe disa anëtarë tjerë që ndodheshin aty , si gjithmonë filluan të bënin zhurmë dhe e prishën takimin, por në fund ai person nuk e mori përgjigjen e pyetjes së tij se cilat fjalë të besonte!

Ajo që është e sigurt është se kultet fetare , ato që përdorin paditurinë e personave për të ndërtuar kufirin e veprimeve të tyre,  në momente të nevojshme bëjnë veprime të tilla si vetëvrasja. Për shkak se nuk kanë shumë vëmendje nga bota në kohët e sotme, gjithmonë i mohojnë këto veprimtari dhe nuk e kanë guximin të pranojnë autorësinë e akteve për të cilat kanë dhënë urdhër.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur