Categoria: Dokumente

20 ditë pasi MEK mua dhe disa të tjerë na dërgoi si amanet te burgu Abu Garib në Bagdad,në shkurt të vitit 2002 qeveria e Sadamit dërgoi në Iran 50 anëtarë kritik të kultit Rajavi  në mesin e të cilëve ishin persona si shoku im i mirë Z. Mohamed Husejn Sobhani i cili ka qenë anëtar i lartë dhe mjaft aktiv te MEK. Lirimi i tyre u bë shkak që të burgosurit e tjerë të kenë shpresa për t'u liruar  para kohe nga ai burg i tmerrshëm.

Më 31 dhjetor të vitit 2001, kulti mua së bashku me 36 persona të tjerë që na mbanin të burgosur në qelitë e izolimit të organizatës, na transferuan te burgu Abu Garib, sigurisht që këtë e bënë duke na dërguar dy e nga dy dhe jo të gjithë së bashku. Kur u futa brenda u habita shumë kur pashë që ndodheshin aty disa ish-anëtarë të hershëm për të cilët kulti Rajavi na kishte thënë që i kishte dërguar në Iran.

Më parë nuk mund ta besoja kurrë që kulti Rajavi t'i tradhëtonte kështu anëtarët e saj që kishin lënë Iranin duke rrezikuar të arrestoheshin për t'iu bashkuar organizatës në Irak dhe t'i burgosë për shkak se duan të ndahen nga .

Që nga viti 1991 e më pas numri i anëtarëve që kërkuan ndarjen u rrit. Rajavi kishte frikë se mos i shkatërrohej dhe shpërbëhej organizata prandaj nëpër mbledhjet e kultit filloi të deklaronte se personat që donin të largoheshin nuk i dërgonin më në Evropë dhe e vetmja rrugë e hapur për ta ishte Irani. Sigurisht që të gjithë kishin frikë të ktheheshin atje sepse kulti na tregonte histori të frikshme të atyre që ishin kthyer. Të gjitha këto Rajavi i  thonte që të tjerët të mos kërkonin të ndaheshin. Pikërisht këto fjalë i thotë kulti Rajavi që në fillimet e veta na thonte që të futesh në këtë organizatë është mjaft e vështirë por të dalësh nga ajo është e lehtë.   Në një mbledhje të vitit 1993 Rajavi deklaroi se personat që ishin ndarë i kishte dërguar në Iran. Gjithashtu tha se ajo që u ndodh atyre atje nuk ka të bëjë me ne dhe regjimi i Iranit nuk do ta falë atë që ka kaluar qoftë edhe një ditë në Organizatën Muxhahedine Khalk.

Sidoqoftë vitet kaluan deri në vitin 2002 dhe unë deklarova dëshirën dhe paraqita kërkesën time për t'u ndarë nga organizata. Pas 9 ditësh mbledhje të udhëhequra nga Mahush Sepehri dhe të tjerë kriminelë ,për të vendosur mbi fatin e atyre që kërkonin ndarjen,ata më vendosën te kampi Bakerzadeh dhe më pas më dërguan dhe më burgosën te një qeli izolimi në një ish-vendbanim të kultit dhe u vendos që të qëndroj atje nga  6 muaj deri në 2 vite. Si përfundim, pak para fillimit të luftës me Amerikën, pasi kishin kaluar 6 muaj nga izolimi, më thanë se do të më dorëzonin te autoritetet irakiane që ata të më dërgonin menjëherë në kufi dhe të më jepnin te regjimi iranian. Vërtet mendova se do të më jepnin te autoritetet iraniane, dhe më duhet të tregoj se para se të më dorëzonin te irakianët, Fahmiyeh Ervani, një anëtare e lartë e kultit Rajavi, më tha me bindje të plotë: "Po u arrestove kur të shkosh në Iran, mundohu të kundërvihesh."

Unë i thashë po dhe në qoftë se e dinin që është e mundur që regjimi të më torturojë përse më dërgojnë atje?  Kjo është përgjigja e 15 viteve shërbimi të sinqertë pranë jush? Përsëri më tha se nuk kishte lidhje me ta se ç'na ndodhte ne në Iran. Unë kisha vendosur që të pranoja të pushkatohesha apo të burgosesha në Iran dhe të mos vazhdoja një jetë prej tradhëtari te kulti Rajavi.

Irakianët na dorëzuan te gardianët e burgut Abu Garib dhe e kuptuam që gjithçka kishte thënë organizata ishte një gënjeshtër dhe nuk do të na dërgonin në Iran. Kur u futa në burg, me habinë më të madhe  pashë Iraxh Ataryanin , Ilias Tirin dhe të gjithë ata persona për të cilët gjatë mbledhjeve të kultit,  Rajavi na kishte thënë se i kishin dërguar në Iran. Ata thanë se që nga viti 1993 janë burgosur nëpër burgje të ndryshme të kultit derisa i sollën te Abu Garib. Një ish-anëtar i kultit i quajtur Behtullah Jahani dhe një tjetër i quajtur Abas, për shkak të torturave të ndryshme nëpër burgjet e organizatës dhe më pas në Abu Garib, kishin luajtur nga mendtë.  Më e dhimbshmja ishte burgosja e ish-anëtarëve pa gjyq si amanet i kultit Rajavi për vite të tëra. Gjithçka përfundoi kur pasi u rritën presionet e Amerikës për luftë mbi Irakun, Sadam Husejni për shkak të politikës i liroi të gjithë të burgosurit iranianë të burgut Abu Garib dhe i dërgoi në Iran.

Në fund të dhjetorit të vitit 2001 ata zgjodhën një grup prej 50 vetash në mesin e të cilëve ishin dhe ish-anëtarë të kultit Rajavi si Z. Sobhani  dhe i dëguan në Iran duke thënë se shumë shpejt të gjithë të burgosurit do të liheshin të lirë dhe do të dërgoheshin në Iran. Më kujtohet kur njëri nga ish-anëtarët u frikësua nga dërgimi në Iran dhe shkoi pranë këshilltarit të drejtorit të burgut të quajtur Muahamed dhe i tha ta kthenin te kulti sepse kishte frikë, por në përgjigje zyrtari irakian i tha se së shpejti dë të sjellin aty edhe Masoudin së bashku me Maryam Rajavin. Sidoqoftë 6 muaj pas shpërnguljes  ata më dërguan së bashku me 9 persona të tjerë në Iran dhe i liruan të gjithë të burgosurit para se të fillonte lufta me Amerikën.

Mund të shkruash qindra libra për tradhëtinë e kultit Rajavi ndaj anëtarëve të saj sidomos ndaj atyre që kërkonin të ndasheshin duke i dërguar te burgu Abu Garib. Një kult që fatkeqësisht akoma vazhdon t'i mashtrojë dhe tradhëtojë anëtarët e saj fatëkeq në Shqipëri. Me siguri që kur Rajavi të vdesë do të japë llogari për të gjitha tradhëtitë, por krerët që do të mbesin pas vdekjes së sa do të japin llogari përballë shoqërisë civile për të gjitha krimet që kanë kryer dhe përkrahjet që i kanë dhënë kultit  dhe nuk do të mbesë shumë kohë para shkatërrimit të plotë të Organizatës Muxhahedinët Khalk.

Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur