Burgjet e fshehtë të sektit Rajavi

Unë jam Saadollah Saifi  që me siguri jeni në dijeni që në më pak se një muaj më parë arrita të shpëtoj nga kulti Rajavi dhe dua të flas veçanërisht  për burgjet e fshehta të këtij sekti në Kampin Ashraf( në Irak).

Në momentin kur u largova nga kulti Rajavi dhe u njoha me botën e lirë, fillova të hulumtoj më shumë rreth MEK  dhe mendova përse të kem frikë kur kam kaluar 25 vite të jetës sime në të? Përse të mos jem dhe unë njëri nga ata që ekspozojnë natyrën e vërtetë të kësaj organizate?

Unë e di që kulti do të më vendosë epitete të ndryshme pas këtyre ekspozimeve, por le ta bëjnë këtë gjë sepse një ditë njerëzit do ta kuptojnë se kush po thotë të vërtetën ,ne apo sekti Rajavi. Në këtë moment gjithashtu njerëzit e njohin natyrën e MEK .

Një ditë unë po luaja futboll në Kampin Ashraf në Irak  kur njëri nga përgjegjësit më thirri duke më thënë se duhet të shkonim në një vend sepse kishin punë me mua. Unë u bëra gati dhe pashë që një Land Cruiser erdhi, më futën brenda, më lidhën duart  dhe sytë dhe filluan të më fyenin. Më rrotulluan dy herë rreth Kampit Ashraf me sy të mbyllura dhe pastaj më dërguan te një ndërtesë. 

Arsyeja e rrotullimit rreth kampit me sy të mbyllura ishte kjo që ne të mos e kuptonim ku po shkonim, por unë e kuptova që po rrotulloheshim rreth vetes. Në atë gjendje  gjithmonë pyesja se çfarë kisha bërë që vepronin ashtu me mua , por askush nuk më jepte përgjigje.

Vendi ku ata më dërguan ishte një guvë e qetë që ishte kthyer në burg. Ata më kishin arrestuar me pretekst se isha i infiltruar i regjimit iranian. Në fillim nuk mendova se ishte një burg sepse në mendjen time muxhahedinët nuk ishin persona që kishin burgje, por  kur u futa brenda dhe kalova disa ditë atje e kuptova që ishte me të vërtetë një burg, një qeli izolimi dhe më kalonin ndërmend të gjitha fjalët që kisha dëgjuar më parë për të.

Fillova të protestoja. Vura re që nuk merrej kush me protestat e mia. Një ditë e theva derën dhe dola jashtë ku pashë dy persona  të quajtur Mokhtar dhe Nariman, të cilët i njihja. Ata më sulmuan me shkopinj  dhe pas kësaj ngjarjeje më bënin gjithmonë presion psikologjik  dhe sillnin persona të ndryshëm që të më shanin dhe fyenin në mënyrën më poshtëruese.

Nuk mund të bëja gjë.  Më arrestuan pa prova , pa dëshmitarë dhe më burgosën pa më gjykuar. Mbajta grevë urie dhe pas një muaji njerëzit e kultit Rajavi u tmerruan dhe filluan të më sillnin ushqim. Panë që unë nuk haja ushqim , më morën jashtë dhe filluan të më ushqenin me forcë , por unë nuk pranoja të haja. Kur  nuk pranoja ata më godisnin me grushta e shqelma dhe fillonin përsëri të më fyenin.

Po shkruaj në mënyrë të përmbledhur, por më vonë do të shpjegoj gjithçka me detaje për ju shokë dhe miq të dashur. Më pas u detyrova t’i jap fund grevës së urisë dhe u burgosa për 6 muaj në qeli.

Ata u munduan të merrnin një dëshmi të rreme nga unë ku të pranoja se isha një i infiltruar i regjimit iranian. Më pas kuptova se këtë gjë e kishin bërë  me shumë persona të tjerë  në Kampin Ashraf. Këdo që bënte pyetje , kundërshtonte apo protestonte, e merrnin dhe e burgosnin në të njëjtën mënyrë siç vepruan me mua.

Pasi e panë që unë nuk po e pranoja një veprim të cilin nuk e kisha kryer, më larguan ng ajo qeli dhe më dërguan te një tjetër vend ku ishin burgosur 10 persona të tjerë. Kur më panë ,ata erdhën të gjithë pranë meje dhe më pyetën si ndjehesha dhe përqafuam njëri- tjetrin me dashamirësi.  Të burgosesh 6 muaj në qeli izolimi nuk është një shaka. Duhet ta provoni që ta kuptoni. Mbyllja në vetmi për 6 muaj nuk mund të përshkruhet.

Pas dy ditësh e kuptova që një e nga një duhet të rrëfeheshim,t’i shkruanim fjalët tona në letër, t’i firmosnim dhe të pranonim se na kishte dërguam regjimi iranian për të vrarë Masoud dhe Maryam Rajavin. Sapo e kisha marë vesh nga të burgosurit e të tjerë se cila ishte arsyeja.  Ata më thanë se sipas përgjegjësve duhet të kishin argumente për ne që në qoftë se do të kërkonim të ndaheshim nga organizata apo në qoftë se do të largoheshim nga ajo, do të zbulonin këto  letra dhe do të thonin që personat që u larguan apo kërkojnë të largohen në të vërtetë kanë ardhur këtu për të vrarë liderët tanë.

Pas dy ditësh më dërguan te një vend ku ndodheshin dy persona të quajtur Hasan Mohsel dhe Naki Arani.  Të qeshur dhe me rrespekt më kërkuan të firmos një letër ku të deklaroja që kisha ardhur të grabisja armët në hambar me qëllim që të vrisja Maryam dhe Masoud Rajavin, por unë nuk pranova.

Kur e panë që ne nuk e firmosnim letrën me atë përmbajtje, sollin një letër me një tjetër përbajtje të cilën u detyruam ta firmosnin. Më dërguan përsëri te dhoma ime dhe më besoni që gjatë natës , nga dhomat ngjitur dëgjoheshin britma që na bënin të dridheshim. Ata ishin personat të cilët nuk kishin pranuar të firmosnin asnjë letër. Disa ditë pasi kisha firmosur letrën  më liruan , por më kanë mbajtur nën mbikqyrje për një kohë të gjatë. Më kërcënuan se po të flisja ndonjë fjalë rreth asaj që kishte ndodhur do isha përgjegjës vetë për atë që do të ndodhte më pas.

Në mënyrë të përmbledhur, kjo ishte ajo që doja të thoja, por ka shumë ngjarje për të treguar.  Ato gjashtë muaj që më vonë do ua shpjegoj me detaje, janë me të vërtetë kohë të errëta. Jam i gatshëm të dëshmoj në çdo gjykatë se çfarë na kanë bërë. Edhe kur u lirova nga burgu nuk kisha guxim të flisja. Kisha frika se mos më vrisnin po ta bëja një gjë të tillë.

Është e rëndësishme të përmendet se shumë persona që u burgosën si unë, janë zhdukur dhe nuk dihet përfundimi i tyre. Nuk kishte guxim njeri t’i kërkonte  dhe në qoftë se e bënin atë gjë, i merrnin dhe i torturonin.

Shpresoj që këto pak rreshta që kam shkruar, do t’i njohë më shumë njerëzit me natyrën e këtij sekti.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur