Bashkimi Evropian dhe dokumenti konfidencial kundër Organizatës Muxhahedine Halk

Bashkimi Evropian pretendon se dokumenti konfidencial që ka në posedim, e justifikon mbajtjen e grupit opozitar iranian Muxhahedine Halk në listën e terrorizmit , por për arsye sigurie nuk mund ta zbulojë përmbajtjen e tij. Më 14 Maj , autoritetet e BE-së në një letër të drejtuar avokatëve të MKO-së ,thanë: “Këshilli Evropian [Sekretariati i shteteve anëtare të Bashkimit Evropian] nuk është në një pozicion që ju lejon të keni akses në këto dokumente, sepse vendi informator e dha atë me kusht që të mos zbulohet përmbajtja.”
Në vazhdim thuhet: “Përndryshe,  do rrezikohet pozita e Bashkimi Evropian në bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit.”
Kjo është letra e fundit për dokumenti konfidencial që është shkëmbyer mes BE-së dhe Organizatës Muxhahedine Halk që nga Dhjetori, koha kur gjykata e Bashkimin Evropian anulloi vendimin e vitit 2005 për të mbajtur MKO-në në listën e organizatave terroriste.Asetet financiare të organizatave që u shpallën terroriste janë bllokuar dhe nuk janë lejuar të nxjerrin përfitime në Evropë. Zyrtarët e BE-së thonë se vendimi i gjykatës  për të ruajtur MKO-në në listën e terrorizmit nuk i përfshin vitet pas 2005-ës, por të gjitha dokumentet që Brukseli i ka dhënë organizatës kanë të bëjnë me aktivitetet para vitit 2001. Organizata Muxhahedine Halk pretendon se gjatë kësaj kohe është shndërruar në një lëvizje paqësore, por disa nga diplomatët e Bashkimit Evropian besojnë se ky grup opozitar ka ende një karakter të dhunshëm dhe dogmatik.

Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur

Më të fundit

Intervistë e Habilian me ish-këshilltarin e ministrit francez të mbrojtjes

Shtetet perëndimore mbështesin Organizatën Muxhahedine Khalk për shkak të armiqësisë së tyre me Iranin

Mansur Tanhaji, ish-anëtar i Organizatës Muxhahidinët Halk

Kujtimet e kampit Ashraf –Pjesa e pare

Një bisedë e Habilian me doktor Sejid Husejn Musavijan, profesor i Çështjes së Sigurisë në Lindjen e Mesme në Universitetin Princeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Me mbajtjen e MEK, Franca luan një rol hipokrit dhe destabilizues

Ali Babani, ish-anëtar i ndarë nga MEK në Tiranë

Frika e MEK nga largimi i anëtarëve në Tiranë

Më të shikuarat