Bashkëpunimi i vecantë i Muxhahidine Halk (MEK) me regjimin e Sadamit

Categoria: Dokumente

Pas vendosjes së Muxhahidine Halk (MEK) në Irak, Sadam Hysen I siguroi këtij grupi terrorist mbrojtje, para, armë , municione,makina, tanke, trajnime ushtarake dhe të drejtën e përdorimit dhe shfrytëzimit të territorit(por jo të pronësisë).Muxhahidine Halk (MEK ; në vazhdim kjo fjalë do përdoret për grupin terrorist Muxhahidine Halk) në shkëmbim të mbështetjes dhe ndimës së Sadam Hysenit I ofronte shërbime të tilla si dhënie informacioni rrreth Republikës Islame (të Iranit), shërbime hetuese, përkthime si dhe ndihmesa të drejtëpërdrejta ushtarake. Ky grup terrorist ka kryer disa sulme përgjatë kufirit brenda Iranit dhe është përballur (ka luftuar) me trupat ushtarake dhe Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit. Në vazhdim do të paraqesim një dokument që është një raport I vitit 2004(1383) I Agjencisë Qëndrore Informative të SHBA-së (CIA) dhe gjithashtu edhe raport I Federatës së Shkenctarëve Amerikanë që zbulon bashkëpunimin e ngushtë të MEK-ut me Agjencinë Informative të regjimit të Sadamit. Sipas këtyre raportimeve, Agjencia Informative e regjimit të Sadamit ishte e përbërë nga disa sektore (seksione) .Një nga seksionet më të mëdha dhe të rëndësishme që vepronte nën emrin Rrethi 14 (Operacionet Speciale),kishte përgjegjësinë e kryerjes së operacioneve më të shpejta dhe më të rëndësishme jashtë shtetit të Irakut .Gjithashtu edhe përpjekja për vrasjen e Ztr. Bushit I atribuohet këtij rrethi. Organizata e MEK-ut (Muxhahidine Halk) bashkëpunonte me këtë rreth dhe kryenin operacione të përbashkëta. Një nga detyrat tjera të rrethit ishte 14 trajnimet (stërvitjet ushtarake) e Forcave Operative me kombësi të ndryshme si sudanezë, palestinezë, sirianë, jemenas, egjiptianë dhe të tjerë. Ky seksion (grup) që përbëhëj nga vendas dhe të huaj ka kryer terrore (krime,vrasje) sipas dëshirës së qeverisë së Sadamit brenda dhe jashtë shtetit të Irakut. Një grup I njohur si <> gjithashtu ishte I ngarkuar me përgjegjësinë e kryerjes së sulmeve kamikaze.Një nga departamentet e Rethi 14 , thirrej departamenti anti-Iran që trupat e tij dërgoheshin brenda territorit Iranian për mbledhje të informacioneve dhe kryerjen e operacioneve të ndryshme. Rrethi 18, me emrin Rrrethi Iranit, ishte përgjegjës per ndërveprimin me Organizatën e MEK-ut. Ky rreth jepte direktiva dhe udhëzime për operacionet e Organizatës MEK në Iran, Irak dhe shtete të tjera. Një nga seksionet e tjera të Agjencisë Informative të regjimit të Sadamit që kishte lidhje me MEK, ishte Zyra e Shërbimit të Sigurimit. Sipas agjencisë (CIA), struktura e ketij seksioni ishte e ngjashme me një battalion këmbësorie që kishte përsipër detyrën e mbrojtjes së bllokut të udhëheqjes së Partisë Baath. Kjo njësi gjithashtu kishte përsipër detyrën e mrojtjes së jashtme të hapësirave të Shërbimit Informativ të Sadamit. Kjo njësi mund të ketë pasur gisht në transferimin e armëve të shkatërrimit në masë të regjimit të Sadamit.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur