Trashëgimia e terrorizmit sektar nga Organizata Muxhahidinët Halk tek ISIS

Në një kohë kur presidentja e vetëshpallur e NCR-së ose me fjalë të tjera liderja e ishullit privat Muxhahidinët Halk  e dënon derdhjen e gjakut të personave të pafajshëm  sulmet e një jave më parë nga  terroristët e ISIS në Teheran rikujtojnë ngjarjet e shumta të hidhura për brezin që ka jetuar pas fitores së Revolucionit Islamik. Në qoftë se Irani i sotën është një vend që ka siguri më të lartë se vendet fqinje, ndoshta është për shkak se anëtarë të MKO-së dhe simpatizantët e Merjem dhe Mas’ud Rexhavi kanë derdhur gjakun e njerëzve të pafajshëm. 

Simetria ironike e qershorit të vitit 2017 me qershorin e vitit 1981 duket aksidentale, por ka diçka në të. Ora 4 e pasdites së qershorit të vitit 1981 ishte dita kur MEK filloi zyrtarisht luftën e armatosur kundër Republikës Islamike.Në këtë ditë, anëtarët e Organizatës Muxhahidinëtt Halk,  të armatosur me armë të ftohta dhe zjarri në duar, u dyndën në rrugët dhe rrugicat e qyteteve në Iran  me urdhër të Mas’ud Rexhaviut dhe  filluan të sulmonin njerëzit. Ata derdhën mjaftueshëm gjakun e njerëzve të pafajshëm me preteksin se kishin mjekëra, shenja fetare apo ngaqë ishin roje të ndonjë objekti shtetëror.

Nga ajo ditë e më pas filluan aktivitetet terroriste të MEK  dhe u rrit shumë në një hark kohor prej disa muajsh. U vranë shumë zyrtarë të administratës në shpërthime që kanë ndodhur në ndërtesa shtetërore dhe shumë qytetarë të thjeshtë në vende publike dhe shtëpitë e tyre.

Sulmet e të mërkurës së kaluar përveç dhunës dhe terrorit, na rikujtuan ngjashmëritë e tjera me sulmet terroriste të Organizatës Muxhahidinët Halk. Qitja dhe hedhja e granatave qorrazi pa marrë shenjë gjatë sulmit është një tjetër ngjashmëri mes ISIS dhe MEK. Shënjestër e këtyre sulmeve mund të jenë fëmijët, të rinjtë, të moshuarit, burrat, gratë, zyrtarët, punëtorët, ushtarakët dhe civilët e thjeshtë. Ashtu si në sulmin terrorist në maozelumin e Imam Khomeinit një punëtor i thjeshtë i mirëmbajtjes së ambientit dhe kopështar u vra . Nga filmimet e marra nga ngjarja e sulmit terrorist në kuvend e Këshillit Islamik një djalë 2 vjeçar i quajtur Amad Ismail Nezhad është shpëtuar nga forcat e sigurisë  duke u nxjerrë jashtë nga dritarja.

Ndoshta Amadi ishte shumë me fat që shpëtoi gjallë nga kjo ngjarje. Tre dekada më parë, Leila Nurbaksh, një vajzë 3 vjeçare u dogj e gjallë në sy të nënës  dhe motrës së saj në një autobus të trasportit publik të djegur nga anëtarët e Organizatës Muxhahidinët Halk në një sulm terrorist në Shiraz.

Një tjetër ngjashmëri midis tyre është përdorimi i jelekut të vetëhedhjes në erë, vetëvrasja dhe kapsulat me cianur që janë përdorush shpesh nga MEK tre dekada më parë në Iran. Sot ISIS janë bijtë e MEK në aktivitetet terroristo sektare . Kjo për shkak se snëtarët e të dyja grupeve u nënshtrohen një stërvitjeje të përpiktë sektare dhe më pas iu bëhet lavazh truri që kështu  të kontrollohen më lehtë dhe të flijojnë veten në rrugën e terrorizmit.

Sot portalet që i bëjnë reklamë MEK për të festuar përvjetorin e kryengritjes së 20 qershorit, shpenzojnë shuma të mëdha parash dhe çdo vit feston historinë e saj të dhunshme kundër Republikës Islamike.Kështu ata kanë paguar miliona dollarë për shepnzimet e këtyre festave , për shërbimet e kryera ndaj të ftuarve dhe për pagesat që u janë bërë njerëzve për të mbajtur fjalime dhe për të mbushur vendet në sallë, por kjo nuk e mbulon dot të kaluarën e errët  të kësaj organizate. Sado që propaganda e Organizatës Muxhahidinët Halk të përpiqet të hedhë fajin e gjakut të derdhur të njerëzve të pafajshëm mbi supet e Republikës Islamike, historia është një dëshmi për hedhjen poshtë të këtij pretendimi.

Siç mund ta shohim, të gjitha portalet e huaja të lajmeve që ndodhen anembanë botës kur shpejguan sulmin terrorist të 20 qershorit , askush nga ata nuk njoftoi për autorët e parë të një sulmi në të njëjtën datë dhe askush nuk tregoi se shumë vite më parë, në të njëjtën ditë Organizata Muxhahidinët Halk ka ndërmarrë sulem terrosite të njëjtit lloj.

Rrobat fine plot shkëlqim të Merjem Rexhavi dhe përkrahësit rryshfet marrës që flasin nën petkun e lirisë dhe demokracisë, nuk mund ta pastrojnë kurrë gjakun e pafajshëm të popullit iranian që ndodhet në duart e pista të kultit Rexhavi.

 

 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur