Tërmeti i Kermanshah dhe përpjekja e Muxhahidinët Khalk për të pastruar imazhin

Categoria: Artikuj

Të hënën e javës së kaluar një tërmet i fuqishëm 7,3 ballë tronditi rajonin e Kermanshah duke vrarë qindra dhe plagosur mijëra banorë të asaj zone. Në lidhje me këtë ndodhi, Muxhahidinët Khalk , duke përfituar nga situata ,nëpëmjet kanalit të saj televizis “Simaye Azad” dha informacione mbi numrin e llogarisë bankare në Francë për të dërguar ndihma për nevojtarët që u goditën nga tërmeti.

Ky veprim i këtij grupi terrorist mund të shpjegohet nga një numër persepktivash. E para është kjo që muxhahidinëtt me anë të mënyrave të reja miqësore duke shprehur dhimbjen ndaj viktimave të tërmetit ,përpiqen të shfaqen ndjenjë përgjegjësie dhe lidhjeje me popullin iranian që sipas mendimit tim nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje për të fituar përkrahje . Një sjellje e cila shpaloset në një kohë kur populli iranian nuk është i kënaqur të ndihmohet apo të ketë keqardhje nga organizatat terroriste në veçanti nga Organizata Muxhahidinët Khalk duart e të cilës janë të lara me gjakun e njerëzve të pafajshëm.

Sy dyti, me anë të veprimeve humanitare, ky grup po përpiqet të tërheqë vëmendjen e komuniteteve të ndryshme ndërkombëtare  dhe opinionin publik në mënyrë që në një farë mënyre të justifikojë dhe të fshijë të kaluarën e vet terroriste. Kjo sjellje joshëse dhe mashtruese mund të duket shumë njerëzore për disa që nuk e njohin historinë e Muxhahidinët Khalk dhe veprimet e saj armiqësore. Në realitet është gjithçka një mashtrim.

Së treti, historia ka treguar se MEK ka përdorur dhe përdor mënyra të ndryshme për të zhvatur njerëzit. Publikimi i numrit të llogarisë së këtij grupi mund të jetë një mënyrë për të mbledhur fonde për vazhdimit e aktivitetit terrorist të tij. Përveç kësaj, liderët e Muxhahidinët Khalk po u bëjnë thirrje njerëzve të dërgojnë foto nga Kermanshahu në rast të mungesës së ndihmave të ndryshme në mënyrë që t’i ndihmojnë , në të vërtetë ata thjeshtë dua të nxijnë imazhin e Republikës Islamike të Iranit në opinionin publik jashtë vendit. Një politikë e cila ka qenë gjithmonë në krye të axhendës së tyre.

Pavarsisht të gjitha këtyre që përmendëm, sjellja Muxhahidinët Khalk si miqësore dhe humane nuk do të ndikojë dhe nuk do të mund ta ndryshojë imazhin e saj terrorist  dhe të dhunshëm  dhe njerëzit vigjilent të iranit nuk do të bien në kurthin e këtij grupi mercenar të Amerikës.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur