Rreth Muxhahidine Halk dhe daljes së tyre nga lista e terrorizmit (2)

Sjellja misterioze dhe e çuditshme e udhëheqësve të kultit Muxhahidine halk ndaj anëtarëve të thjeshtë, është një temë e rrëfyer nga shumë burime të ndryshme perëndimore. Një nga dosjet speciale rreth kësaj teme është  një raport  i publikuar nga “RAND Corporation” në vitin 2009 me titull “Muxhahidine Halk në Irak, një dilemë politike” një pjesë e së cilës flet veçanërisht për veçoritë sektariste të organizatës.

Organizata Muxhahidine Halk gjithashtu nuk pëlqehet as nga Organizata e të Drejtave të Njeriut. Dokumente të shumta rreth përsëritjes së shkeljeve të të drejtave të njeriut  në mënyra të ndryshme  nga kjo organizatë sektariste,  janë publikuar  në vitin 2005 në artikullin “Ndalohet dalja(No Exit)” nga Human Rights Watch me qendër në New York. Në të paraqiten shkeljet e ndryshme të të drejtave të njeriut brenda kampeve të Organizatës Muxhahidine Halk.

Në vitin 2011, Ahmed Shehid , Reporteri Special i Kombeve të Bashkuara rreth Iranit, në raportin e tij të parë drejtuar Këshillit të të Drejtave të Njeriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara  u vu në dukje vrasja e 17000 qytetarëve iranianë nga MEK.

Populli iranian kurrë  nuk do ti harrojë  dy të vërteta rreth këtij grupi. Së pari , vrasjet e shumta të kryera nga kjo organizatë në Iran në vitet e para pas revolucionit islamik. Këta terroristë kanë vrarë njerëz të sferave të ndryshme të shoqërisë si këpucarë, pastrues, punëtorë dhe mësues në rrugë dhe vende të shkreta.

Së dyti, bashkëpunimi i tyre me Sadam Huseinin, diktatorin e Irakut, në luftën e imponuar kundër Iranit. Pa dyshim se iranianët me bindje të ndryshme politike, si ata që besojnë në revolucionin islamik po ashtu edhe ta që janë kundër, e kanë të vështirë ta imagjinojnë MKO-në si një organizatë që nuk renditet në listën e organizatave terroriste.

Nga dalja e Organizatës Muxhahidine Halk nga lista e terrorizmit mund të nxjerrim dy pika të rëndësishme:

Së pari, Amerika, Organizatën Muxhahidine Halk ose munafikinët( siç njihen ndryshe në Iran) në vitin 1997 e vendosi në listën e saj të organizatave  terroriste dhe në vitin 2012 e nxorri atë nga kjo listë. Këshilli i Evropës gjithashtu në vitin 2001 e renditi atë në listën e terrorizmit dhe më pas në vitin 2009 e hoqi atë nga ajo listë. Po ashtu edhe Anglia e vendosi atë në listën e terrorizmit në vitin 2001 dhe e hoqi nga lista në vitin 2008. Këto vendosje dhe heqje nga lista e terrorizmit rrallë ndodhin me organizatat e tjera terroriste. Disa pres tyre kanë vite që janë listën e terrorizmit të Amerikës, Anglisë dhe Bashkimit Europian. Është shumë qesharake të mendojmë se MKO-ja është hequr nga lista e terrorizmit për arsye se anëtarët e saj kanë deklaruar se kanë hequr dorë nga dhuna dhe aktet terroriste, se janë penduar për veprimet e tyre të të shkuarës dhe se do të përpiqen për demokracinë.

E vetmja arsye që një analist mund të nxjerrë nga ky vendim i politikanëve amerikanë  është vendosja e Republikës Islamike të Iranit nën presion. Analistët neutralë gjithashtu këtë vendim e shohin si një argument për të vërtetuar se sistemi gjyqësor në Amerikë, në të vërtetë nuk është i pavarur.

Së dyti, në qoftë se MKO-ja, pas daljes nga lista e organizatave terroriste të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Amerikës, do të vendosë  të bashkëpunojë lirisht me UNHCR, të heqë dorë nga aktet e hapura dhe të fshehta terroriste dhe të pranojë strukturat demokratike në mënyrë që të mos vendoset përsëri në listën e terrorizmit,  do të shpërbëhej brenda pak viteve. Arsyeja e shpërbërjes është kjo që ky grup udhëhiqet nga një strukturë rregullash sektare me marrëdhënie të ngurta dhe të prapambetura  dhe ç’do tërheqje nga këto standarte do të ndryshonte rrënjësisht identitetin e kësaj organizate


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur