Rrënimi i forcave të Organizatës Muxhahedine Halk në Shqipëri

Muhamed Sejidi, njëri nga personat e ndarë nga MKO-ja, në një artikull shkroi: “Kanë kaluar 14 vite nga rënia e Sadamit dhe që nga dita e pare, për udhëheqjen e kultit Muxhahedine Halk  ishte i domosdoshëm largimi nga Iraku sepse qeveria e re dhe populli irakian nuk ishin përkrahës të politikave të ish-udhëheqësit (Sadam Husein), por  Mas’ud Rexhaviu këmbëngulte të qëndronin. U deshën 14 vite që kulti i i muxhahedinëve të largohej nga Iraku dhe gjatë kësaj kohe u shkëputën më shumë se 1000 anëtarë të thjeshtë dhe drejtues të organizatës të cilët u përballën me dhunë fizike dhe psikologjike . Mas’ud Rexhavi në mundimet e tij për të ruajtur sistemin e organizatës bëri të ditur zyrtarisht dhe publikisht se familja është një budallallëk dhe krijoi një ideologji më të dhunshme sektare, por në Shqipëri hapi i parë që hodhi kulti ishte  lejimi i luftës nga jashtë dhe këtë e quajti ofensivë politike. Rrënimi i organizatës po vazhdon dhe anëtarët e saj kritikues janë në rradhët dalëse.”
Shpërbërja e MEK fillon që nga largimi i Abdulreza Nikbinit 45 vjet më parë dhe vazhdon edhe sot në Shqipëri.Në kohën  kur Muhamed Hanif Nezhad ( themelues i MKO-së)  udhëhoqi këtë organizatë,  këto ndarje dhe largime  u përballën me një sjellje të rregullt dhe të ndershme , por që nga koha e udhëheqjes totalitariste staliniste të Shahramit dhe Rexhaviut mbi MKO-në , ç’do kritikë dhe ç’do ndarje nga organizata u përball me dhunë fizike dhe psikologjike. Ata ndiqnin këtë proçes në mënyrë që anëtarët të mos kenë guxim të kritikojnë politikat dhe strategjitë  e tyre dhe të detyrohen të bojkotojnë mendimet personale dhe të heshtin. Pavarsisht kësaj, kryesia e MKO-së akoma nuk ka gjetur ndonjë metodë përfundimtare për parandalimin e rrënimit dhe largimin e anëtarëve nga organizata.
Mas’ud Rexhavi, 30 vjet më parë në vitin 1986  shkoi legalisht në Irak ku për tre dekada ka kryer krime kundër popullit iranian dhe e ka tradhëtuar vendin e tij duke i shërbyer Sadam Huseinit . Për shkak të etjes për pushtet, ai nuk u ndal kurrë në këtë rrugë të poshtër. Kur regjimi i Sadamit u rrënua në vitin 2003, të gjithë mendonin se ishte një moment i përshtatshëm që Organizata Muxhahedine Halk të heqë dorë zyrtarisht nga strategjia e luftës së armatosur dhe duke kritikuar veten të ndjekë një rrugë të re në të ardhmen, por mjerisht  sëmundja për pushtet është aq e fortë dhe e thellë saqë i ka infektuar të gjitha qelizat e personit që e posedon.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur

Më të shikuarat

Regjisorët dhe studuesit e historisë iraniane në një emision televiziv

Shumë nga krimet makabre të Muxhahidine Halk nuk mund t’i shfaqësh në një film

Milam Arjai- një ish-anëtar i Organizatës Muxhahidine Halk

Dështimi i Organizatës Muxhahidine Halk duke u zhvendosur nga Franca në Shqipëri

Diskutimi i mëngjesit në Sobhe Tus me Drejtorin e Përgjithshëm të Shoqatës Habilian

Muxhahidinët Halk janë plotësisht në gatishmëri të shërbimeve sekrete amerikane dhe izraelite

Mas’ud Khodabandeh, ish-anëtar i rangut të lartë i MKO-së/Huffington Post

Anëtarët e Organizatës Muxhahidine Halk janë skllevër modern

Sejid Muhamedjavad Hasheminejad, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Habilian

Lufta kundër terrorizmit diskriminohet përsëri