Reth Muxhahidine Halk dhe daljes së tyre nga lista e terrorizmit (1)

Categoria: Artikuj

Anëtarët e MKO-së nuk më pëlqejnë aspak mua. Po ashtu edhe unë  nuk i besoj. Verën e kaluar kam shkruar diçka rreth MKO-së për Huffington Post . Gjatë kësaj kohe anëtarët e kësaj organizate më kanë kërcënuar në derë të shtëpisë sime dhe me kanë bërë hack email-et e mia.

Si të gjithë shkrimtarët  e tjerë që kanë kryer një kërkim në historikun e Organizatës Muxhahidine Halk, edhe unë nuk e pranoj pretendimin e tyre se po luftojnë për liri. Gjithashtu nuk besoj se ata kanë vlera demokratike.

Unë besoj se MKO-ja është një kult ushtarak  që udhëhiqet nga interesat personale të drejtuesit. Udhëheqësit e kësaj organizate, në dekadën e vitete 1980 arritën në konkluzionin se duke punuar për një qeveri që ishte në luftë me Iranin, ishte jetike për ta. Sadam Huseini ishte mbështetësi i tyre numër një dhe u dha mundësinë dhe ndihmën për të krijuar ushtrinë e tyre. Ata ndërtuan kampin e tyre të cilin e quajtën Ashraf , ku mbanin të mbyllur më shumë se 3000 anëtarë të organizatës.

Në atë kamp, ndoshta gjëndja  ishte e tillë që sa herë që anëtarët ngriheshin nga gjumi , para ceremonisë së mëngjesit i përkuleshin fotos së Mas’ud dhe Merjem Rexhavi. Organizata Muxhahidine Halk pretendon se jeton me fondet që i sjellin nga jashtë, që deri diku është e vërtetë por gjëra të tjera fshihen.

Në Amerikë, mbështetësit e kësaj organizate, të cilët marrin një shumë të majme parash, njerëz si Rudy Giuliani, ish-kryebashkiaku i New Yorkut, ish-guvernatori i Pensilvanisë, mbanin fjalime se MKO-ja ka hequr dorë nga aktet e dhunshme të viteve më parë  dhe se ka nevojë për mbështetjen e Amerikës që të përmbysë qeverinë e Iranit dhe të marrë në dorë pushtetin. Unë jam dëshmitare se këta persona kanë marrë 40 000 dollarë për një fjalim 8 minutësh.

Unë kam qenë dëshmitare e mbledhjes së anëtarëve të MEK para Ministrisë së Jashtme Amerikane, të veshur me bluza me foton e Merjem dhe Mas’ud Rexhavi të stampuar në to, me tupana dhe duke bërtitur dhe akuzuar Clinton për shkelje të të drejtave të njeriut dhe shkelje të ligjeve ndërkombëtare. Ata gjithashtu e  konsideronin si të pamëshirshëm faktin që i kishte lënë të lirë që të vriteshin nga ushtarët irakianë. E hamendësoj se Zonja Clinton e ka kuptuar që MKO është një kult i rrezikshëm i cili ishte izoluar nga bota për 30 vjetë dhe tani ndodhej në një gjendje më të keqe se më parë.

Çështja se a e ka lënë mënjanë Organizata Muxhahidine Halk dhunën apo jo, nuk është e sigurt. Në të vërtetë nuk ka patur kurrë siguri. Me dijen rreth të shkuarës së kësaj organizate  dhe pas dhjetëra bisedash dhe konferencash të ndryshme të organizuara gjatë vitit të kaluar, dyshoj se ministrja Clinton e ka ndryshuar mendimin e saj rreth MKO-së  dhe ka arritur në përfundimin se kjo organizatë nuk është më terroriste dhe për këtë arsye duhet ta heqë nga lista e terrorizmit.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur