Pikëpamja e Organizatës Muxhahidine Halk në raport me punën dhe klasat punëtore

Categoria: Artikuj

Shpesh mendoj me vete se çfarë po i ndodh kësaj bote dhe se ku është urtësia e njerëzve? President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është dikush i quajtur Donald Trump. Arabia Saudite, mbështetësja  më e madhe e grupeve terroriste si Al-Kaeda dhe ISIS, merr çmimin ndërkombëtar për luftën kundër terrorizmit . Në po këtë vend ndodhen femrat më të persekutuara në botë! Ky shtet në të cilin femrat nuk lejohen të drejtojnë makinën , është anëtar i Komisionit të Grave në OKB.

Kanë kandiduar afërsisht njëmijë persona për presidencën e Iranit  dhe është mjaft e vështirë të gjesh dikë që e meriton atë status.Merjem Rexhavi , për të cilën mendoj se nuk ka kryer kurrë punë fizike në jetën e saj, vjen dhe na jep mesazhe për klasën punëtore.

Në qoftë se do të vëzhgojmë burimin e Ditës së Punës  dhe kushtet  në Organizatën Muxhahidine Halk , do të vëmë re fatkeqësinë e thellë që ndodhet në të. Dita e parë e majit është Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve. Origjina e kësaj lëvizjeje punëtore daton në fund të shekullit të 19-të në Amerikë. Në ditën e parë të majit të vitit 1886, një grup i madh punëtorësh amerikanë filluan grevë dhe kërkuan të drejtat e tyre dhe standartet e punës, domethënë 8 orë në ditë punë. Më 4 maj, ditën e katërt të grevës së punëtorëve të Chicago në SHBA, policia hapi zjarr mbi ta. Një pjesë e tyre u vra dhe një pjesë tjetër u plagos dhe në po atë ngjarje  katër persona të tjerë u dënuan me vdekje. Me përhapjen e lajmit të këtyre protestave, vrasjeve dhe dënimeve me vdekje në vende të ndryshme të botës, ç’do vit përkujtohej vrasja e tyre dhe 1 maji u emërua Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve. Për herë të parë, në vitin 1933 Partia Naziste gjermane  e quajti 1 majin si dita konbëtare dhe e caktoi pushim , sepse viktimat e protestave të Çikagos ishin kryesisht gjermanë.

 Gjatë ngjarjeve të Revolucionit të Bardhë në Iran, me urdhër të shahut, 20% e fitimit bruto të fabrikave duhet të ndahej mes punëtorëve gjë e cila  nuk vihet re as sot në vendet më të zhvilluara  evropiane.

Organizata Sektare Muxhahidine Halk ,e cila zakonisht flet  për demokracinë dhe e konsideron veten flamurtare të zgjedhjeve të lira, i uroi të gjithë punëtorët për ditën e 1 Majit. Zonja e zgjedhur, e emëruar presidente nga Mas’us Rexhavi, në mesazhin e saj ka përkrahur protestat e klasës punëtore. Si zakonisht pyetja është kjo se a i respekton MKO-ja të drejtat e klasës punëtore? Në qoftë se do i hedhim një vështrim temës së punës në strukturat e organizatës sektariste (MKO-së), do të kuptojmë se çfarë qëndrimi kanë  në të vërtetë muxhahidinët në lidhje me punën dhe punëtorët.

Orari i punës ishte kërkesa kryesore e punëtorëve protestues në Chicago të cilët kërkonin reduktimin e orëve të punës nga 10 në 8 orë në ditë, por në Organizatën Muxhahidine Halk nuk ekzistojnë standartet e orarit të punës. Anëtarët e MKO-së zgjohen nga gjumi në orën 4 ose 5 të mëngjesit ( e cila varet nga stina në të cilën ndodhen, dimër ose verë) dhe në kushtet më të mira flenë në orën 12 të natës.Nëse nga 20 orëshi do të zbresim dy orë të cilat janë për të ngrënë dhe për të kryer nevojat personale si dushi , do të mbeten  18 orë. Dy deri në katër orë në ditë ata kanë mbledhje për lavazh truri. Kështu mund të themi se një muxhahidin punon 12-14 orë në ditë ose më mirë të themi kryejnë 12 orë në ditë dhunime. Anëtarët e organizatës nuk njohin ditë pushimi si dita e xhumasë( ditë pushimi në vendet muslimane),por punojnë gjatë gjithë ditëve të vitit pa asnjë pushim.

Të drejtat e punës në Organizatën Muxhahidine Halk nuk ekzistojnë fare dhe anëtarët e saj nuk përballen me ndonjë të drejtë. Sipas Mas’ud Rexhavi( i cili ka ndërruar jetë) , muxhahidi ka vetëm një të drejtë dhe ajo është sakrifikimi (përdorimi). Një nga kritikat që muxhahidinët i bëjnë Republikës Islamike është rreth të drejtave të ulëta të punëtorëve. Sigurisht që jo vetëm për të drejtat e punëtorëve, por për të drejtat e të gjithë shtresës së ulët të popullsisë. Mos mendoni se kjo gjëndje është më e mirë në Evropë. Në Gjermani, një punëtor i thjeshtë mer 1000 evro rrogë mujore. Një pjesë e madhe parash zbritet nga rroga e tyre që në ditët e para. Kjo pjesë parash përdoret për pagesën e  qerasë së shtëpisë, dritave , ujit dhe shumë gjërave të tjera. Në gjendjen më të mirë, një punëtori të martuar ose beqar, i mbeten 200 ose 300 evro me të cilat duhet të ushqehet. Gjithashtu duhet të dini se jeta në Evropë është shumë e shtrenjtë. Atëherë në të vërtetë nuk ka ndonjë ndryshim të madh ndërmjet punëtorëve të Iranit dhe atyre të Evropës.  Në kohët e themelimit të MKO-së, ç’do punëtor  fitonte 4 dollar(12 000 dinar)  rrogë në muaj. Sigurisht që punëtorëve nuk u jepej para në dorë por kupona  me anë të cilave mund të blinte gjërat që kishte nevojë . Sot një punëtor i thjeshtë në Iran fiton 500 evro në muaj dhe kjo gjë nuk ka të bëjë me Organizatën Muxhahidine Halk.

Përsa i përket gjendjes së jetesës në MKO, anëtarët e saj kanë patur dy ëndra, së pari të pushonin së paku 8 orë në ditë dhe së dyti të hanin ushqim derisa të ngopeshin . Nga fakti që anëtarëve të MKO-së nuk u jepej para dhe nuk kishin leje të dilnin nga kampi Ashraf, ata nuk kishin akses përdorimi për ushqimet që ndodheshin jashtë (sigurisht që nuk i kishin paratë për të blerë gjë). I vetmi burim ushqimi për ta ishte vetëm ajo gjë që organizata vendoste në dispozicion të tyre. Ushqimi që u është dhënë  ishte shumë i pakët dhe për këtë arsye  kanë mbetur gjithmonë të uritur.

Në Organizatën Muxhahidine Halk, anëtarët nuk kanë pronë private. Në fillimin e anëtarësimit në të ( duhet të dimë se që nga fillimet e saj  dhe pas largimit të të pakënaqurve, nuk është anëtarësuar askush tjetër) anëtarëve të rinj u merreshin të gjitha sendet personale me vlerë. Kjo përfshinte edhe rrobat. Anëtarët e MKO-së janë të ndaluar të mbajnë radio gjë e cila është e vështirë për tu besuar nga ju, por deri në kohën kur muxhahidinët kanë qenë në Irak, nuk  e njihnin fare ceularin dhe nuk kishin asnjë ide mbi internetin. Vazhdimisht, sendet personale të anëtarëve kontolloheshin  që të mos mbanin ndonjë gjë me vlerë. Sëmundja, trajtimi i saj, paaftësia, të jesh i sëmurë apo të sëmuresh , është një krim dhe mëkat i madh në MKO. Në organizatë duhet të punojnë të gjithë. Puna ishte e detyrueshme edhe për anëtarët me moshë mbi 70 dhe 80 vjeç. Kjo nuk kishte përjashtim as për veteranët e gjymtuar të luftës. Koha dhe kushtet e tyre të punës ishin njëlloj si të një personi të shëndetshëm. Ata punonin në mënyrë të atillë që më pas kanë vuajtur  nga më shumë lëndime fizike. Organizatës Muxhahidine Halk i atribohej termi i simulimit të të sëmurëve. Simulim do të thotë shtirja e dikujt në diçka që nuk është. Për shkak të punës osë më mirë të themi dhunës, për shkak të vështirësive që kalonin, anëtarët vuanin nga lëndime të rënda fizike si dhimbja e mesit, duarve, këmbëve , të cilat janë dhimbje mjaft të përhapura te MKO-ja. Muxhahidinët, për shkak të frikës se mund ti vendosej nofka e “simuluesit” nuk e shfaqnin sëmundjen e tyre dhe ç’do personi të cilit i zbulohej ajo , në takimet represive të cilat mbaheshin ç’do ditë, i ngjisnin nofkën simulues , e fyenin me fjalë të rënda dhe i thonin se po bënte si i sëmurë që t’i largohej detyrës së tij.

Caktimet në brendësi të Organizatës Muxhahidine Halk, janë një tregues se kundërshtimet që  organizata kryen ndaj  regjimit iranian duke thënë se cakton në postet e administratës vetëm njerëzit e njohur , janë të pavlefshme. Merjem Rexhavi  si presidente e zgjedhur e rezistencës, nuk ka marrë pjesë në asnjë fushatë zgjedhore, por Mas’ud Rexhavi i dha asaj këtë titull me anë të ashtuquajturit Këshillit Kombëtar të Rezistencës nën formatin e MKO-së. Ndoshta ky ishte besimi  i këtij personi , por paria e MKO-së ishte e aftë vetëm për drejtimin e  kësaj oganizate. E vetmja detyrë e tyre ishte të shtypnin anëtarët nëpërmjet përgjegjësve. Një nga arsyet kryesore të rënies së MKO-së, janë po këto caktime të brendshme. Ata në vend të rritjes dhe zhvillimit, ditë pas dite kanë patur regres derisa arritën në pikën ku ndodhen sot.

Mas’ud Rexhavi nuk ka kryer kurrë punë fizike madje edhe punët e tij personale nuk i kryente vetë. A ishte gjithmonë i shoqëruar nga persona që i kryenin punët personale. Kjo ishte në një kohë kur për të gjithë ishte e detyrueshme të punonin 12 orë në ditë. Të sëmurët, të paaftët për punë, të gjymtuarit e luftës dhe të moshuarit ishit të gjithë të detyruar të punonin. Drejtuesit e Organizatës Muxhahidine Halk janë persona të cilët mendojnë vetëm për veten e tyre, paratë  dhe pushtetin  dhe jeta e të tjerëve nuk është aspak e rëndësishme për ta. Sloganet dhe reklamat që bëjnë kanë qëllim mashtrimin dhe janë plotësisht në kërkim të përfimtimeve personale. Njerëzit dhe klasat e ndryshme të popullsisë, në veçanti klasa punëtore, nuk kanë asnjë rëndësi për ta.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur