Përse femrat në grupin Rexhavi janë qënie të poshtëruara?

Në vazhdim të shfaqjeve të tyre, Muxhahidinët Halk , pas Francës, këtë rradhë kanë kryer një shfaqje mashtruese në Shqipëri. Në shfaqjen e cila u zhvillua me pretekstin e ditës ndërkombëtare të gruas, mblodhën disa femra të cilat nuk ishin në dijeni për veprimtarinë terroriste të kësaj organizate dhe folën për domosdoshmërinë e lirisë së femrave në shoqërinë iraniane!

Është interesante se muxhahidinët duke qenë të vetëdijshëm për situatën e brendshme në Iran , thurin gënjeshtra dhe mashtrime ,përkrahës të të cilave janë një grup njerëzish të cilët janë blerë me para ose mashtruar dhe thonë që femrat në Iran nuk kanë liri sepse janë të detyruara të mbulohen dhe se Muxhahidine Halk do u dhurojë atyre lirinë.

Duhet parë se çfarë sjellje kanë udhëheqësit , të cilët u thonë këto gënjeshtra të ftuarve që nuk janë në dijeni , me anëtaret femra të organizatës së tyre. Shqyrtimi i jashtëm i ç’do anëtareje të këtij grupi tregon se të gjitha femrat muxhahidine janë të detyruara të veshin uniforma dhe të mbulojnë kokat e tyre. Çështja tregon se Muxhahidine Halk po përpiqet ta shtrembërojë dhe fshehë të vërtetën nga sytë e të tjerëve. Ata mund të gënjejnë duke thënë se kjo veshje është zgjedhje e vetë atyre, por nuk mund të pranohet se në mesin e qindra femrave nuk ka ndryshime idesh dhe shijesh .

Ky detyrim i veshjes së uniformave na tregon se kemi të bëjmë me një sekt i cili ka ide unike për bashkësinë e femrave.

Përveç detyrimit të uniformës, një gjë tjetër që të tërheq vëmendjen në këtë sekt është edhe statusi civil i të gjithë grave dhe vajzave të reja të kultit të cilat janë të gjitha beqare. Sipas informacioneve dhe raporteve, kreu i MKO-së Mas’ud Rexhavi, në dhjetëvjeçarin e viteve 80, ka urdhëruar ndarjen e të gjithë anëtarëve të grupit nga gratë e tyre dhe ka ndaluar martesat që kështu e gjithë vëmendja e tyre të jetë e përqëndruar te lideri në mënyrë që ai ti përmbushë qëllimet e tij. Të gjitha këto informacione janë kujtime të ish-anëtarëve të  ndarë nga MKO-ja, të cilat janë përhapur në publik dhe mund të gjinden lehtë në qoftë se i kërkon.

Kjo nuk është e gjitha. Dëshmia e një sërë femrash të ndara nga organizata si Betul Soltani, Zahra Amir Bakeri dhe të tjera, për urdhërin që Rexhaviu dha për sterilizimin e femrave, tregon se bota po përballet me një grup të tmerrshëm dhe të çuditshëm që cënon dhe shkel rëndë të drejtat e grave.

Interanst është fakti se gratë e këtij grupi nuk kanë asnjë lloj të drejte që të takohen apo të kontaktojnë  me familjarët e tyre që ndodhen në Iran apo gjetkë. Përpjekjet e familjarëve të tyre që jetojnë brenda dhe jashtë Iranit , duke shkuar në kampet e organizatës në Irak dhe tani në Shqipëri për të parë fëmijët e tyre, kanë qenë të pasukseshme dhe nuk ia kanë arritur qëllimit. Edhe kur Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët në Irak kishte qëllim të bisedonte me anëtarët e kësaj organizate, liderët e MEK vendosën si kusht që në atë intervistë të merrte pjesë vetëm një përfaqësues i tyre, gjë që tregon se ky grup frikësohet nga deklarat e anëtarëve rreth situatës së brendshme të tyre.

Tani, seriozisht shtrohen këto pyetje:  A ka kompetenca të mbajë konferenca për të drejtat e grave më 8 Mars, një grup që ka parime të forta sektare dhe që shtyp dëshirat njerëzore të femrave?  A janë në dijeni  politikanet femra që ftohen në konferencat e kësaj organizate në Francë apo Shqipëri, se janë mashtruar dhe gënjyer nga një sekt që shkel rëndë të drejtat e grave?

A janë anëtaret e tjera femra si Merjem Rexhavi, të lira për të udhëtuar në ç’do vend të Evropës?  A kanë të drejtë të kenë një bashkëshort dhe një familje këto anëtare femra si Merjem Rexhavi?


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur

Më të fundit

Ali Babani, ish-anëtar i ndarë nga MEK në Tiranë

Frika e MEK nga largimi i anëtarëve në Tiranë

Shoqata Habilian-Pedram Amini

Skandali i Ville de Pont

Homajun Kehzadi – ish anëtar i Muxhahidinët Halk

Kërcënimi, torturimi, përsekutimi dhe mundimi i anëtarëve të shkëputur

Batool Soltani, ish-anëtare e këshillit të lidershipit të MEK në vitet 2000-2006

Këshilli i lidershipit të Organizatës Muxhahidinët Halk ose haremi i MEK

Batool Soltani, ish-anëtare e këshillit të lidershipit të MEK në vitet 2000-2006

Këshilli i lidershipit të Organizatës Muxhahidinët Halk ose haremi i MEK

Më të shikuarat

Batool Soltani, ish-anëtare e këshillit të lidershipit të MEK në vitet 2000-2006

Këshilli i lidershipit të Organizatës Muxhahidinët Halk ose haremi i MEK

Homajun Kehzadi – ish anëtar i Muxhahidinët Halk

Kërcënimi, torturimi, përsekutimi dhe mundimi i anëtarëve të shkëputur

Shoqata Habilian-Pedram Amini

Skandali i Ville de Pont

Batool Soltani, ish-anëtare e këshillit të lidershipit të MEK në vitet 2000-2006

Këshilli i lidershipit të Organizatës Muxhahidinët Halk ose haremi i MEK

Ali Babani, ish-anëtar i ndarë nga MEK në Tiranë

Frika e MEK nga largimi i anëtarëve në Tiranë