Përse e ndalojnë zyrtarët e Organizatës Muxhahidinët Khalk ceremoninë e vdekjes së Mas’ud Rajavit?

Turki al-Faisal, princi i kurorës saudite i cili ka qenë për vite me radhë shef i shërbimit sekret saudit, gjatë pjesëmarrjes të tij në mbledhjet e Organizatës Muxhahidinët Khalk në rrethinat e Parisit,  i është drejtues Maryam Rajavit si vejusha e Mas’ud Rajavit, që do të thotë se ka pohuar dhe deklaruar vdekjen e tij(Mas’udit).

Në kundërshtim me dëshirën e kreut aktual të organizatës e cila është e gatshme të mbajë të fshehtë vdekjen e udhëheqësit të saj  historik, anëtarët e tjerë të organizatës dhe gratë e tij të shumta kanë të drejtë të mbajnë zi për bashkëshortin e tyre dhe për çdo vit të organizojnë ceremoni vajtimi dhe të kryejnë rituale sipas përkatësive fetare.

Përveç besimit Islam, në kulturën iraniane mbajtja e zisë për një person zë një vend të rëndësishëm në ceremoninë mortore.

Sakrificat, ceremonitë, një javorshi, dyzetat, një vjeçari etj, janë disa nga çështjet e pafundmë të zisë të cilat mund të gjendjen në të njëjtën formë apo në forma të ndryshme në besimet fetare anembanë botës.

Ka disa vite që Mas’ud Rajavi është fshehur nga publiku, dhe askush nga anëtarët e Muxhahidinët Khalk nuk duhet të pyesi për fundit e liderit të tij historik derisa verën e kaluar, Turki al-Faisal, njëri nga burimet financiare kryesore të Muxhahidinët Khalk, shpalli vdekjen e Mas’udit përballë një publiku prej disa mijëra personash  kryesisht të huaj.

Tani shtrohet pyetja; Përse Organizata Muxhahidinët Khalk përmbahet në miratimin e fjalëve të Turki al-Faisalit?

Përse Organizata Muxhahidinët Khalk nuk e lejon familjen e Mas’ud Rajavit, fëmijët dhe gratë e tij të cilët janë të gjithë anëtarë të organizatës, të mbajnë zi për të?

A mos vallë në këtë mes qëndron çështja e ndarjes së trashëgimisë?

Ne e dimë se të gjitha pronat dhe miliona dollarët e organizatës janë pronë e regjistruar në emër të Mas’ud Rajavit dhe familjes së tij.

Në rast se vdekja e Mas’ud Rajavit do të shpallej zyrtarisht, autoritetet franceze dhe ato të vendeve të tjera ku ndodhen pasuritë e tij, do të aplikonin taksën e pasurisë mbi  miliona dollarët dhe pronat e trashëguara.

 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur