Pasojat negative të prezencës së Muxhahedinëve Khalk për sigurinë e brendshme të Shqipërisë!

Nga viti 2011 deri në vitin 2013,  xhihadistët tekfiristë që ishin prezent në Shqipëri i ftuan njerëzit për xhihad kundër Sirisë, dhe mos kushtimi vëmendje u bë shkak që po grup dhe disa të tjerë t'i bashkangjiten organizatave terroriste si ISIS dhe Al-Nusra. 

Nga viti 2013 janë xhihadistët ektremistë iranianë ata të cilët kanë vazhduar po të njëjtën metodë të Al-Nusras dhe ISIS-it në Shqipëri. Duket sikur kjo rrjedhë terrozizmi do të vazhdojë përgjithmonë në Shqipëri!

Raportet që së fundmi janë bërë publike nga Shërbimi Informativ Shqiptar dhe policia e shtetit na sigurojnë disa të dhëna të cilat do t'i lexojmë më poshtë:

"Shërbimi Informativ Shqiptar në një raport të publikuar më datë 13 mars të vitit 2018 në uebsajtin në gjuhën angleze të Fax, tregon për disa xhihadistë iranianë(muxhahedinët) në Shipëri,problemet e tyre mes njëri-tjetrit dhe vrasjet që kanë kryer ndaj njëri-tjetrit për gjatë gjithë historisë së kësaj organizate terroriste. Ky raport tregon për sulmet e dhunshme dhe kërcënimet me vdekje që MEK ka kryer ndaj personave që kanë vendosur të largohen nga kjo organizatë dhe që kanë qëllim të largohen nga Shqipëri me pretekstin se këta persona kanë për qëllim ta shkatërrojnë këtë organizatë dhe gjithashtu i akuzojnë se veprojnë për hesap të Republikës Islamike të Iranit kundër Organizatës Muxhahedinët Khalk.Policia shqiptare i ka marrë seriozisht këto kërcënime të këtij grupi radikal të quajtur Muxhahedinët Khalk dhe i ka mbështetur duke i marrë nën mbrojtje këta anëtarë të ndarë të cilët kërcënohen nga Maryam Rajavi.  

Organizata e xhihadistëve iranianë që njihet me emrin Organizata Muxhahedinët Khalk ose Këshilli Kombëtar i Rezistencës ndodhet në Shqipëri që nga viti 2013 dhe për shkak se vazhdimisht po provokon akte të dhunshme dhe sulme terroriste ndaj Iranit, është në kundërshtim me ligjet e shtetit shqiptar.

Kodi penal i Shqipër jep dënimin me burg për nxitjen e luftës dhe terrorizmit. Meqenëse janë vendosur në Shqipëri nëpërmjet shërbimit informativ amerikan, për shkak se përdoret si një organizatë  devijuese dhe terroriste kundër Iranit dhe për arsye se përkrahet nga senatorë amerikanë si John Mc Cain dhe John Bolton, Organizata Muxhahedinët Khalk nuk i merr parasysh ligjet e Shqipërisë!

Ardhja e tyre në vendin tonë(Shqipëri) mund të shkaktojë probleme në sigurinë e brendshme. Pavarsisht faktit që  shumica e tyre janë tërhequr nga aktet e dhunshme, ata janë njerëz me eksperiencë të cilët kanë qenë personel aktiv dhe që  kanë pjesëmarrje të lartë në luftë dhe në akte terroriste.

Sipas një informacioni që na ka mbërritur është e qartë që një iranian me emrin Hasan Bidi i cili është një ish-anëtar i kultit Rajavi dhe banues në Tiranë, ka kryer një denoncim në rajonin numër 1 të policisë në Tiranë për shkak të disa kërcënimeve me jetë nga ana e kultit Rajavi. Tre shtetas të tjerë iranianë të quajtur Bahman Azimi, Saadollah Sejfi dhe Manuchehr Abedi të cilat janë anëtarë të ndarë të kësaj organizate gjithastu kanë denoncuar se jeta e anëtarëve të ndarë  kërcënohet vazhdimisht nga anëtarët aktualë të MEK. Gjithashtu ekzistojnë prova të forta se Organizata Muxhahedinët Khalk , në kohën kur ndodhej e vendosur në Irak, ka vrarë shumë nga anëtarët e saj të ndarë me pretekstin se kishin për qëllim të publikonin informacione të brendshme të kësaj organizate."

Siç shihet në raportin e  Shërbimit Informativ Shqiptar, fytyra e vërtetë e kultit Rajavi është bërë e qartë për policinë dhe popullin shiptar më shpjet seç pritej.

Duke patur parasysh rritjen e numrit të të ndarëve, a nuk duhet të jemi në pritje të një ndërhyrjeje të policisë dhe forcave të sigurisë së shtetit shqiptar për të frenuar rritjen e këtij tumori(Organizatës Muxhahedinët Khalk)?

Në qoftë se në të ardhmen do të hapen rrugët për takimet me familjarët në Shqipëri dhe prapa dyerve të hekurta të burgut të Manzës(kampit të ri të muxhahedinëve) , pa dyshim që do të jemi në pritje të efekteve negative të këtyre takimeve për Rajavinjtë.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur

Më të shikuarat

Error: No articles to display