Merjem Raxhevi dhe kriza organizative në Shqipëri

Categoria: Artikuj

Gjendja e organizatës së sektit Raxhevi në Shqipëri ka arritur në një pikë krize dhe kolapsi të tillë saqë edhe udhëheqësit e këtij sekti përfshirë dhe vetë Merjem Raxhevinë i ka frikësuar dhe shkëputjet e largimet nga organizata në këto ditë janë shtuar shumë dhe janë rritur protestat  dhe pakënaqësitë.

Sipas thënieve të personave të sapo ndarë nga organizata (MKO) por që për arsye të varësisë financiare të tyre nga sekti smunden t’a deklarojnë haptazi, Merjem Raxhevi dhe anëtarët e lartë të këshillit të ashtuquajtur udhëheqja që përbëhet vetëm nga gra si dhe elementeve të  tjërë të grupit të ashtuquajtur përgjegjës, të gjithë kanë qënë të mobilizuar për të gjetur një balsam për këtë plagë që sa vjen e përkeqësohet dhe ta shpëtojnë organizatën nga shpërbërja duke ndërtuar një digë të përkohshme dhe duke e lidhur me krizën ndërmjet Iranit dhe Amerikës dhe duke  premtuar për një luftë mes Iranit dhe Amerikës duan të injektojnë shpresë te organizata por nga informacionet që rrjedhin nga brenda organizatës  situata është shumë më kritike se sa thuhet që Merjem Raxhevi dhe udhëheqësit e organizatës në mungesë të Mas’ud Raxhevit të munden që nëpërmjet mbledhjeve politiko-ideologjike dhe duke përdorur mashtrime dhe hipokrizi të arrijnë që anëtarëve të sektit t’i bëjnë lavazh truri.

Anëtarët e shkëputur nga organizata nga përvojat e tyre e kishin kuptuar se Raxhevi vetëm në Irak ka mundur që me dhunë dhe tortura dhe këtë gjithashtu nën cadrën (mbështetjen dhe mbrojtjen) e Intelixhencës së Sadam Husejnit dhe Baath t’i shtypë pakënaqësitë,ankesat dhe kundërshtimet brenda organizatës dhe se anëtarët ishin të detyruar që të pranonin dhe t’i bindeshin së jashtmi  (në dukje) kërkesave të Raxhevit sepse askush nuk donte që të humbiste jetën pa asnjë shkak dhe arsye dhe të vdiste në makinat (aparaturat,mjetet) vrasëse dhe torturat e Mas’ud Raxhevit apo të cmendej nën presionet e rënda që i bëheshin,prandaj ishin të deyruar që të përshtatnin vetat e tyre me dëshirat dhe kërkesat e Raxhevit.

Por tani që organizata është dëbuar nga Iraku dhe nuk ka më mbështetjen e Baath dhe Intelixhencës së Irakut dhe xhelatët e policët gjithashtu  në Shqipëri nuk janë dhe as që do të jenë si ato të kampit të Eshrefit në Irak , pak nga pak anëtarët po vinë në vete dhe po zgjohen nga gjumi i pakujdesisë dhe nuk duan që të kenë më mbi koka shkopin e mashtrimit dhe të shtypjes.

 

Për këtë arsye Raxhevi me një mënyrë dhe mashtrim cnjerëzor tjetër dhe me marrëveshjen që ka bërë  me UNHCR-në dhe angazhimin e firmosjen e një për një të anëtarëve që po largohen ka lidhur një pagë të vogël azilanti që jepet nga organizata dhe nëse dikush dëshiron që të flasë ndonjë gjë rreth shtypjeve dhe dhunës e padrejtësisë së krerëve të organizatës menjëherë i ndërpritet kjo pagesë azili dhe këta të mjerë  në mënyrë të detyruar janë bërë të mvarur nga kjo organizatë dhe madje disa nga ata që ndodhen brenda Iranit i kanë kërkuar lekë dhe ndihma për vete dhe familjet e veta dhe kjo duke marrë parasysh problemin e transaksioneve që Irani ka me shtetet e Europës ky transferim apo dërgim i parave është i vështirë.

 

Raxhevi po këtë kërkon që anëtarët e ndarë nga organizata dhe të larguar nga Shqipëria të kenë dhe të hasin në probleme financiare dhe të mos munden qoftë edhe një ditë të jetojnë apo të kenë një jetë normale.

 

Familjet që fëmijët e tyre akoma s’kanë arritur të ndahen nga ky sekt duhet të përpiqen dyfish që të t’i bejnë presion të fortë organizates në Shqipëri dhe të munden që të shkojnë për t’i takuar ato (fëmijët e tyre) në Shqipëri,dhe vështirësia e marrjes së vizës s’duhet që t’i pengojë apo të bëhet pengesë për takimin me fëmijët e tyre sepse e vetmja dritare e shpresës së tyre brenda zinxhirëve të organizatës është vetëm ndjenja, dhembshuria dhe butësia e familjes dhe e të dashurve të tyre që mundet të shërbejë si kurajo dhe guxim e dëshirë që të kthehen në jetë normale.

Dhe si përfundim duam që të ju kujtojmë drejtuesve të sektit Raxhevi që akoma edhe nuk po marrin mësim dhe s’po ua vënë veshin këshillave, edhe po vazhdojnë krimet e tyre ndaj anëtarëve të vet. Ju e dini mirë se në mungesë të Mas’ud Raxhevit, organizata s’do të ketë më vazhdimësi  dhe kjo me borgjezinë që vetë Mas’ud Raxhevi e ka pranuar vite më parë,prandaj mos e thelloni më pusin e krimeve tuaja.Udhëheqësi i zhdukur i muxhahidinëve nëse do të kishte ndopak njerëzi  dhe ju që e pasoni atë po të kishit një grimcë të shpirtit a natyrës njerëzore në qënien tuaj nuk do të vazhdonit me krimet tuaja që madje edhe në momentet e fundit të rënies dhe shkatërrimit tuaj nuk hiqni dorë nga krimet, dhuna, padrejtësitë dhe mashtrimet dhe përpjekjet për t’a mbajtur në këmbë organizatën.Por është tepër vonë për këtë (për të qënë njeri,apo për t’u penduar dhe hequr dorë nga këto krime).C’do përson që ndahet nga organizata është një plumb për secilin nga ju dhe në mënyrë të vecantë për Merjem Raxhevinë që e di se në këto ditë s’ndjehet mirë dhe unë ju premtoj se një ditë në të ardhmen e afërt do të viheni përballë drejtësisë së popullit iranian dhe ajo ditë s’është e largët.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur