Me rastin e 17 qershorit dhe vetëflijimit në kultin Rexhavi

Që nga ditët e para të themelimit të Organizatës Muxhahidine Halk, ata kanë patur marrëdhënie të brendshme të mbyllura, por kjo gjë , kur udhëheqësit dhe shumë anëtarë të tjerë u zhvendosën në Paris në mesin e viteve 1980 , u shndërrua në një gjendje më të keqe. Organizata Muxhahidine Halk e përgëzon vetëvrasjen. Mas’ud Rexhavi , publikisht i ka emëruar të gjithë anëtarët e MEK si dëshmorë të gjallë dhe djegia e vetes është mënyra më normale për të vrarë veten në këtë organizatë. Për shembull, në vitin 2003 kanë djegur veten tre anëtarë të kësaj organizate në Paris në shenjë proteste ndaj arrestimit të Merjem Rexhavi , gjë e cila përfundoi me vdekjen e dy prej tyre. MEK ka përdorur vetëflijimin si një mjet kërcënimi për të negociuar me JITAF, eksploruesin e shtrenjtë anglez dhe me Francën.Ish-anëtarët e kësaj organizate bëjnë të ditur se disa prej anëtarëve të MEK të cilët ishin ndaluar të largoheshin, gjatë torturimeve kanë vdekur dhe arsyeja e vdekjes së tyre është deklaruar vetëvrasja. Ata kanë zënë vend në disa nga raportet e kryera nga Instituti Kombëtar i Kërkimeve të Mbrojtjes(RAND) që është një qendër kërkimi dhe planifikimi që financohet nga qeveria federale e Amerikës dhe përkrahet nga zyra e Sekretarit të Mbrojtjes, Shtabi i Përbashkët, Komanda e Betejës së Unifikuar, Marina, Forcat Detare , agjencitë e mbrojtjes dhe Komuniteti i Informacioneve Mbrojtëse me numër kontrate W 0002-C-06H-8V74 në çështjen  e djegies së vetes. Tani kushtojini pak vëmendje këtyre fjalimeve të Mas’ud Rexhavi, liderit të sektit të muxhahidinëve, në një raport të RAND që shkatërron ç’do dyshim në lidhje me këtë temë:

Me djegiet e vetes që kemi bërë, ne i kemi detyruar Autoritetet gjyqësore franceze të tërhiqen.(Mesazhe filmike nga Auver-sur-oise)

Djegia e vetes është çmimi më i ulët që duhet të paguajmë në mbrojtjen e kampit Ashraf. (Mesazhe filmike nga Auver-sur-oise)

Anëtarët duhet të arrijnë në atë nivel që të japin jetën e tyre për “udhëheqjen” pa shtruar asnjë pyetje dhe në qoftë se mbeten të gjallë, duhet të investigohen. (Takimet Bagher Zadeh)

Të vritesh në rrugën e udhëheqjes, ka vlera hyjnore pranë Perëndisë.(Takimet Bagher Zade)

Sadekije Moxhaveri dhe  Nada Hasani ishin dy anëtare të kultit Rexhavi të cilat u zhvendosën në Evropë pas disa vitesh mbajtjeje në izolim, presion dhe lavazh truri. Gjatë kohës së arrestimit të Merjem Rexhavi dhe disa udhëheqësve të tjerë të MEK nga policia franceze, kulti i ka mbajtur këto dy gra në shenjë proteste duke kërcënuar se do të digjnin veten. Ato u flijuan që kufoma dhe fantazma e klauzolës që kishte ngecur në burgun e Francës të shpëtonte nga prangat. Merjem Rexhavi është një egoiste e sëmurë dhe pa dinjitet që tani qesh mbi trupat e Sadekije Muxhavezit dhe Nada Hasanit, por le të dëgjojmë  rreth të vrarëve të 17 qershorit të vitit 2003 që dogjën veten  me urdhër direkt nga udhëheqësit e këtij kulti që sot Merjem Rexhavi të mund të hedhë hapa dhe të flasë lirshëm në konferenca të ndryshme si ajo e Ville de Pont.

1-Sadekije Moxhaveri;

Sadekije Moxhaveri e lindur në Sari ishte e lodhur dhe e brishtë në marrëdhëniet me kultin. Kishte fytyrë të zverdhur dhe sy të lodhur dhe të përgjumur. Fliste shumë qetë dhe butë. Ajo është munduar që në marrëdhëniet e organizatës të jetë e vështirë dhe e ashpër si të gjithë që të mund të rritej në pozicion. Ecte me ngadalë dhe në qetësi. Ecte si ata që kanë siklet në ijë.

Ditën kur organizata mafioze dhe sektare e MKO-së mori një goditje dërrmuese nga policia franceze, për shumë njerëz ishte një kënaqësi për shkak se kjo orgnizatë luftë dashëse dhe shkelëse e të drejtave të njeriut  u godit rëndë dhe udhëheqësja  llafazane, hipokrite dhe gënjeshtare, Merjem Rexhavi, u arrestua së bashku me disa udhëheqës të tjerë. Por për personat e brendshëm të organizatës ishte koha e testimit të masave të besnikërisë  dhe si pasojë e lavazhit të trurit kishin një çekuilibrim mendor dhe nuk kishin fuqi të mernin asnjë lloj vendimi. Ishte një ditë e kobshme dhe e frikshme. Dita e testimit, dita e eliminimit të mangësive dhe dobësive dhe dita e pagimit të borxhit që ç’do kush i kishte udhëheqëses.

Në këtë ditë duhet të kryheshin të gjitha mandatet për lirimin e Merjem Rexhavi,  përndryshe do të mallkoheshin dhe do të abuzoheshin mendërisht. I hodhën benzin vetes , i vunë flakën dhe u dogjën. Kush e di nëse në mesin e atyre flakëve janë penduar apo jo. Askush nuk mund t’i ndihmonte. Anëtarë të tjerë të MEK për t’i inkurajuar më shumë  kalonin pranë tyre dhe ishin mjaft aktivë në filmim dhe bërjen e fotove. Disa të tjerë shikonin në heshtje të tmerruar trupat e anëtarëve të MEK duke u djegur. Ndosha pyesnin veten, përse?

Ata digjeshin të gjallë derisa kufoma dhe fantazma e klauzolës që kishte ngecur në burgun francez, të shpëtojë përkohësisht. Më pas me këto shantazhe , liderja e sëmurë dhe hipokrite e muxhahedinëve, Merjem Rexhavi, u katapultua jashtë burgut. E veshur me rroba me ngjyrë të ndezur rozë, filloi të vallëzojë e qeshur mbi kufomat e shpërbëra të Sadekije Moxhaveri dhe Nada Hasani-t. U buzëqeshi të tjerëve të cilët ishin djegur dhe shformuar nga flaka , e vendosi veten në hapësirën e vuajtjeve të këtyre të djegurve dhe  u largua me erën me një buzqeshje që tregonte kënaqje dhe vazhdoi në tradhëtinë e saj.

2-Nada Hasani

Nada Hasani ka lindur në Teheran në vitin 1977 dhe në vitin 1983 shkoi në Kananda së bashku me nënën dhe babain e saj. Nada vazhdonte studimet e saj në fushën e informatikës në universitetin Carleton të Otavës, por njohja  me Organizatën Muxhahidine Halk ndryshoi rrjedhën e jetës së saj. Nada ishte një vajzë  26 vjeçare që studionte shkencat kompjuterike kur udhëheqësit e kultit Rexhavi e urdhëruan të dishte veten. Ajo vdiq nga plagët e marra nga zjarri në një spital në Londër. Pika interesante ishte se përgatitjet për këtë vetëvrasje ishin filmuar dhe dhënë paraprakisht. Në një citim të gazetës “Parisien”, para dhe pas vetëflijimit , disa elementë të MEK kishin telefonuar gazetarë të ndryshëm dhe  zëdhënësi i marrëdhënieve me jasht i NCR-së (Muhamed Sejid Elmuhadesin) kishte shpallur emrin e personit që do të digjte veten gjithashtu. Kur Nada hasani i vuri zjarrin vetes askush nuk shkoi ta ndihmonte, por kur francezët erdhën për ta ndihmuar kishte marë fund gjithçka. Nada Hasani, anëtare e Organizatës Muxhahidine Halk vdiq në vitin 2003. Ajo jetonte në qytetin Auver-sur-oise dhe pas sulmit që policia franceze i bëri kampit të tyre duke arrestuar Merjem Kaxhar Azadanlu(Merjem Rexhavi) ,me urdhër të organizatës dogji veten në shenjë proteste ndaj këtij arrestimi.

Në këto protesta katër persona i vunë zjarrin vetes ku njëra prej tyre e quajtur Nada Hasani vdiq. Pas vdekjes së saj policia franceze u detyrua të lirojë Merjem Rexhavi për shkak se donte qetësonte klimën aktuale në media. Merjem dhe Mas’ud Rexhavi e kanë përdorur disa herë  emrin e Nada Hasanit në fjalimet e tyre . Mas’ud Rexhavi e ka quajtur atë një partnere të Zoti dhe në mesazhin tij tha: “Me emrin e Zotit, me emrin e popullit heroik iranian , me emrin e Nada Hasanit dhe Sadekije Moxhaverit dhe me emrin  e banorëve të kampit Ashraf...”


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur