Mbulesa zyrtare

Është ende herët që të tregoj për ju ngjashmëritë që kulti Rajavi ka me të tjerët. Tani është e domosdoshme që tju flas më shumë për origjinalitetin anti-njerëzor të këtij sekti. Në këtë artikull dua tju tregoj një anë të metodës së reflektimit reaksionar të këtij kulti  që të jetë mjaft e qartë për brezat e rinj që të mund të marrin personalisht një vendim të saktë.

Gjatë rrugëtimit tim 30 vjeçar në të, kulti Rajavi është munduar dhe mundohet vazhdimisht të zhdukë çështjen e humanizmit, përsosmërisë dhe filozofisë së ekzistencës. Ata thonë se çdonjëri nga komandantët e kultit është një person që ka arritur  përsosmërinë dhe do mbetet gjithmonë i tillë duke mos kthyer kokën pas, por kur arrin në punët e brendshme të organizatës do të shohësh mirë që e vërteta është ndryshe.

Është e nevojshme të kthehemi pak pas, domethënë dy dekada më parë. Për shembull në vitin 1987 ose  1988, çështja e rregullimit dhe mbulimi në brendësi të kultit ishte ndryshe nga rastet e tjera. Gjithsecili vishej në mënyrën që i pëlqente dhe sipas karakteristikave personale. Për shembull dikush mbulohej , dikush jo, por pas humbjes në operacionet e Dritës së Përjetshme, udhëheqësit e kultit në mënyrë që të mos  jepnin përgjigje për budallallëkun e tyre, filluan të arratiseshin nga arsyetimi  dhe të vendosnin rregulla dhe kufizime të shumta.

Kanë kaluar tre dekada që nga ajo kohë dhe tani jemi para, por logjika e përsosur në punishten e Mas’od dhe Maryam Rajavi ecën gjithmonë në krah të kundërt. Në vend që të ecin para sipas fjalëve që thonë, kanë shkuar gjithmon pas . Ndoshta duket pak qesharake, por është mëse e vërtetë qoftë në Ashraf, Liberty dhe sidomos në Shqipëri ku gjithçka është vështirësuar dhe janë vendosur kufizime të reja dhe masa të ashpra.

Për shembull, burrat nuk kanë të drejtë të veshin këmisha me mëngë të shkurtra në ambiente publike. Nuk kanë të drejtë të veshin pantallona xhins. Pantallonat dhe këmishat duhet të visheshin gjithmonë  disa  numra më të mëdhenj. Në qoftë se dikush nuk do të vishte çorape, do të quhej mosbesimtar, qafir. Të merrje abdes(ritual para në lutjeje fetare) në vende publike ishte rreptësisht e ndaluar , në mënyrë që shikimi i ndonjërës prej motrave të mos biente te duart dhe këmbët e personit që kryente atë. Gjatë mbledhjeve që bëheshin ulur në dysheme duhet t’i mblidhnin duart e tyre te këmbët dhe kraharori. Askush nuk kishte leje t’i shtrinte këmbët edhe pse e quanin veten vëllezër me njëri-tjetrin. Nuk mund t’i hiqje rrobat edhe pse ndodheshe në nxehtësinë 60 gadëshe të Irakut. Këto ishin kufizimet të cilat nuk duhet t’i shkelje përndryshe do të t’i kujtonin gjatë takimeve dhe më pas do të të dënonin.

Gratë mbaheshin në mënyrë të rreptë veçmas burrave.Autobusët dhe furgonët ishin  të veçantë për burra dhe gra. Edhe pika e karburantit në kampin Ashraf ishte e veçantë për burrat dhe e veçantë për gratë. Në festa dhe mbledhje gratë kishin vende të ndara nga burrat. Kjo temë ishte gjithmonë qesharake madje edhe për vetë anëtarët e MEK. Në qoftë se ndonjë gruaje do i dilte një fije floku jashtë, qortohej menjëherë.

Mbaj mend në një festë një grua të cilës i kishte ikur pak shamia mbrapa teksa po i biente violinës. Përgjegjësi përkatës u ngjit në skenë dhe e qortoi atë në sy të gjithëve. Ky veprim u bë aq i keq saqë disa nga të pranishmit e lanë festën dhe u kthyen te vendet e tyre. Kjo ishte e gjitha për bereqetin e revolucionit të Maryam, një revolucion që në fillimet e tij kishte qëllim t’i lironte gratë nga zinxhirët e botës së prapambetur, një revolucion që do të ishte një demokraci dhe liri për të gjithë popullin.

Me kalimin e kohës në rrotullimin e përsosmërisë, ky falsifikim u zbulua dhe u bë i qartë. Forca që akoma nuk ka marrë pushtetin ka në dispozicion vetëm një vend ku mund të vendosë dhe ai vend është rrethi i mbyllur i anëtarëve të saj. Në kohën kur zbatohen këto principe kaq të vështira dhe diskriminuese, krah tyre mund të thuhet se ç’të keqe mund t’i sjellin Iranit në vitet e ardhshme, sepse ata nuk mund të zgjidhin dot konfliktet e thjeshta ditore të shoqërisë , e jo më të qeverisin. Ata pretendojnë se bota është e prapambetur ndërkohë që të atillë janë vetë ata. Këtë gjë po e shohim mjaft mirë sidomos në kampin e tyre në Shqipëri. Ka aq shumë kufizime saqë çdo ditë dhe më shumë anëtarët e MEK largohen dhe i kthejnë shpinën organizatës.

Në të kaluarën, nën hijen e Sadam Husejnit, përgjigjja për çdo vështirësi dhe konflikt  transferohej te përballja dhe lufta me armikun. Për çdo fjalë që thoje të thuhej hesht! Armiku është prezent! Kështu i mbanin të gjithë të heshtur. Sot nuk kemi armik të ri dhe as armiku i vjetër nuk ka më për qëllim të zhdukë kultin sepse nuk konsiderohet më si rrezik dhe   ngjarjet që kanë ndodhur e kanë drejtuar këtë kult drejt fundit.

Kështu ky kult është aq shumë mesjetar saqë nuk është i gatshëm të përshtatet me kushtet e reja. Mbulesa u bë zyrtare për anëtarët e MEK vetëm me qëllimin që të pushonte zërat kritikë në Irak dhe t’i  mbante ata të heshtur përgjithmonë, por edhe tani që pikëpamja dhe territori ka ndryshuar  nuk kanë ndërmend ta ndryshojnë. Ndoshta mund të pyesni përse.

Në qoftë se në të vërtetë kulti do të kishte forcën  e rregullimit të brendshëm dhe hapjes, nuk do të ishte në gjëndjen që është sot.

Për shkak të karakteristikave të prapambetura që ka  dhe për shkak të rregullave të vështira të përsosmërisë, ky kult është në shkatërrim e sipër sepse nuk ka lidhje me kohën e sotme.

Tani lëreni kultin Rajavi që të kalojë dhe disa mëngjese të jetës së tij të ndritur me taktikën “Nga një shtyllë në tjetrën mund të ketë shpëtim”.Duke neglizhuar  faktin që forcat  mund të jenë nën presion në Shqipëri duhet ta përqëndrojë çdo ditë e më shumë pontencialin , siç është duke u larguar tani pjesa më e madhe  e anëtarëve në Shqipëri  nga kthetrat e këtij kulti. Nuk largohen as me pretekst të një shume parash që u jepet për ndihmë dhe pas çdo dite që kalon, janë më të bindur se duhet të protestojnë  ndaj kultit me armën e vetme që kanë  në duar që janë faktet e padiskutueshme të cilat e inkriminojnë atë.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur

Më të fundit

Mansur Tanhaji, ish-anëtar i Organizatës Muxhahidinët Halk

Kujtimet e kampit Ashraf –Pjesa e pare

Artikull nga Iraxh Dadegar, një i ndarë nga MEK në Shqipëri

Mbulesa zyrtare

Feridi- ish-anëtar i Organizatës Muxhahedinët Khalk në Azerbajxhanin Lindor( një provincë në Iran)

"Karrigia e nxehtë" në kultin Rajavi!

Saadollah Saifi, ish-anëtar i Muxhahedine Khalk, Shqipëri

Burgjet e fshehtë të sektit Rajavi