Maryam Rajavi ri-ekspozoi fytyrën e saj terroriste dhe mercenare


Së pari,  me fjalimin  që Trampi mbajti në mbledhjen e OKB-së, jo me gjuhën diplomatike, përkundrazi duke përdorur gjuhën e “tregut” që nuk i ka aspak hije një presidenti, ia fitoi zemrën Maryam Rajavi-së. Ndërkohë që Trampi nuk e kishte fshirë akoma djersën e ballit, Maryam Rajavi lëshoi një deklaratë ku tregoi entuziazmin e saj  dhe i bëri kërkesë SHBA-së për t’i dëmshpërblyer godinat terroriste dhe  armatimet e ndryshme që u janë konfiskuar në Irak. Me siguri  ata thonë t’u japin mbrapsht ato gjëra që u përkasin. Të gjitha armatimet që u janë konfiskuar pas rrëzimit të Sadam Husejnit. Në ato kohë ishin në gjendje të ndërmernin operacione terroriste për shkak të armatimeve që posedonin, por pas konfiskimit janë munduar të ndikojnë në opinionin publik dhe të qeverive të ndryshme duke mashtruar rreth Iranit. Pas bisedimeve me ish-anëtarë të ndryshëm të MEK kemi arritur në konkluzionin se kjo organizatë nuk mund të qëndrojë e qetë dhe gjakderdhja është jetike për të. Deri më sot po mundohet të ruajë veten dhe të mos japë shenja që është një kult terrorist, por gjaku i të rinjve iranianë i derdhur lum disa dekada më parë nga kjo organizatë terroriste , nuk harrohet dhe u shkon nga pas kudo të ndodhen.

Me fjalimin e Trump, ajo u kënaq shumë dhe duke menduar se Amerika do të bëhet copash për organizatën e saj , e shfaqi atë që mbante të fshehur për kaq vite dhe largoi çdo dyshim rreth vetes duke mos mbetur më asgjë për t’u fshehur.

Që nga rënia e babait të shpallur të Muxhahedine Khlak, Sadam Husejnit, kjo zonjë nuk ka bërë asnjë kërkesë për të rimarrë armatimet     organizata të kthehej në statusin e mëparshëm ,pra e armatosur, dhe ka mbajtur gjithmonë lidhje të ngushta me shtete armike të Iranit si Arabia Saudite dhe Izraeli duke bashkëpunuar në luftën e tyre të përbashkët. Ajo gjithashtu ka marrëdhënie të mira me SHBA dhe disa vende evropiane dhe u ka bërë atyre disa herë kërkesë në Paris për të filluar luftën me Iranin. Pas fjalimit të Trampit në Organizatën e Kombeve të  Bashkuar, ajo mori zemër dhe u bëri kërkesë të dëmshpërblenin MEK-un për të gjitha pasuritë e konfiskuara në Irak.

Amerika, Arabia Saudite dhe Izraeli kanë vite që orvaten të rrëzojnë regjimin iranian. Jo vetëm atë , por edhe vetë Iranin, sepse Irani i madh nuk është më përkrah interesave të Amerikanës si katër dekada më parë dhe nuk do të jetë as në të ardhmen. Është një vend që i hap dhe do t’i hapë gjithmonë telashe Amerikës. Kur Pentagoni bëri planet për të rrëzuar Sirinë dhe për të krijuar një  situatë të re në Lindjen e Mesme, nuk kishte menduar se Irani i sotëm do të ekzistonte. Akoma kërkojnë ta shkatërrojnë vendin tonë të dashur. Muxhahedinët të cilët kanë vite që e ëndërrojnë qeverisjen e Iranit, nuk ngurrojnë të kryejnë asnjë krim dhe tradhëti për të marrë pushtetin. Në vitet 1980 ata u larguan nga vendi ynë dhe filluan të sulmojnë forcat e kufitare dhe më pas filluan sulmet me bomba brenda vendit derisa mbajtën zi për trupin e babait të tyre Sadam Husejnit. Sot ata përkrahin Trampin budalla, Arabinë Saudite dhe Netanjahun, dhe mendojnë se me përkrahjen e tyre do të arrijnë të marrin pushtetin , por përveç tradhëtisë gjë tjetër nuk bëjnë. E gjithë kjo është një tradhëti e re ndaj shtetit dhe popullit iranian. Me kërkesën për të filluar luftë me Iranin, ata kërkojnë që ta shkatërrojnë vendin tonë më shumë se Siria dhe sigurisht që  kjo gjë është në interes të Amerikës , Izraelit dhe Arabisë Saudite.

Populli fisnik i Iranit, me gjithë problemet që ka,  nuk e ka pëlqyer dhe nuk do ta pëlqejë kurrë një tradhëtar . Në qoftë se ata do të guxojnë të fillojnë luftë dhe të shkelin në tokën iraniane,  pleq dhe të rinj do të ngrihen në këmbë dhe dë të shkatërrojnë këqo që do të vijë. Nga lëvizja e tyre do ngrihet një pluhur i cili së pari do qërrojë sytë e muxhahedinëve që kanë hipur mbi motorrin e injornacës dhe më pas ata të Trumpit, një politikani të papjekur dhe budalla.

 

 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur