Kush është Merjem Kaxhar Azdanlo (Raxhevi) ?

Që nga dita e parë që u futa në organizatë nuk kisha aspak besim në këtë sistem (të organizatës) dhe gjithmonë kjo pyetje më sillej në mendjen time se si ka mundësi që akoma pa u futur mirë në organizatë,diskutohet dhe flitet vetëm rreth revolucionit të Merjemit. Si është e mundur që sa herë që flet me ndonjë person (nga anëtarët e organizatës) thonë: revolucioni i Merjemit. Sapo bëja ndonjë pyetje më thonin se kjo do të zgjidhet me revolucionin e Merjemit dhe sa flisja ndonjë fjalë më thonin se duhet të shkrihesh dhe të tretesh në revolucionin e Merjemit (të bëhesh një me të). Sa herë që i kundërshtoja për ndonjë gjë, më thonin se po e largon veten nga revolucioni dhe po del kundra tij, prandaj të kesh kujdes.

Nëpër mbledhje, gjithmonë diskutohej mbi dy sistemet që në njërën anë ishte sistemi i Iranit dhe funksionomi i keq i tij e që krahasohej me Xhehenemin (Ferrin) dhe në anën tjetër sistemi i revolucionit të Merjemit  si dhe përparësitë e shumta të tij  së bashku me funksionimin dhe zbatimin perfekt e që krahasohej me Xhennetin (Parajsën) .Shembull i kësaj ishte dhe thënia se revolucioni i Merjemit i jep individit të gjitha mjetet e nevojshme për ta ngritur atë nga jeta kafshërore në atë njerëzore.

Aq shumë më silleshin në mëndje këto fjalë saqë  vazhdimisht pyesja veten se vallë,cfarë ka bërë Mejremi që thonë se është e pashembullt në histori dhe se deri tani askush s’ka pasur guximin për këtë gjë. Divorcimi i detyruar dhe jo me dëshirë,veprat formale, të ngjallurit e urrejtjes mes njerëzve dhe mbledhjet të ashtuquajtura pastrimi javor ku personat duhej që t’i tregonin të tjerëve të gjitha pjesët e tyre intime si dhe cështjet private seksuale (që ky veprim në vetvete është nëna dhe burimi i të gjitha të këqijave dhe cthurjeve morale), janë prej veprimeve të turpshme dhe të urryera të saj që s’ka asnjë vend dhe arsye për t’u lavdëruar por përkundrazi.

Kështu që Merjemi ishte kthyer në një idhull dhe fotot e saj ishin vendosur në cdo vend që po të llogaritet kostoja e këtyre fotove të një cilësie të lartë, turrat e parave do të mbërrinin deri në qiell dhe pikërisht kjo ishte shkaku dhe arsyeja që unë fillova të ndjej urrejtje e neveri ndaj Merjemit dhe ”revolucionit” të saj dhe vazhdimisht me miqtë dhe të besuarit e mi flisnim me ironi dhe tallje rreth kësaj cështje.

Unë gjithmonë kërkoja që ta shikoja Merjemin nga afër sepse vazhdimisht nëpër mbledhje apo biseda të ndryshme thonin se ka një fytyrë të cuditshme dhe të ndricuar  ashtu si Imamët e Pastruar (12 Imamët nga Familja e Profetit Muhammed që kanë qënë pasardhës dhe trashëgimtarë të Tij të emëruar me urdhër Hyjnor për vazhdimësinë e udhëheqjes së muslimanëve si në cështjet politike dhe ekonomike ashtu edhe në ato fetare) dhe se me një shikim të vetëm magjepsesh nga ajo ndërsa po të flasësh disa sekonda dashurohesh me të dhe shkrihesh dhe bëhesh një me revolucionin dhe sistemin e saj.

Përsëri zhytesha në mendime dhe thoja me vete: “O Zot, kur shikoj fotot e saj që përvec se në tualet janë vendosur në cdo vend, nuk shikoj asgjë tjetër pos një njeriu të zakonshëm të mbuluar nga makiazhi dhe tualeti. Ndoshta e kam gabim dhe se perceptoj e se kuptoj si duhet por ama për një gjë jam i sigurtë dhe e di se personat që flasin me hiperbolizma dhe epitete të tilla për të, janë në kërkim të pozitave dhe posteve duke e bërë Merjemin një idhull. Kam parë persona që pasi uleshin (apo hypnin) nëpër poste, thonin se sa herë që kemi ndonjë problem apo vështirësi, sapo hedhim një vështrim në foton e motrës tonë Merjemit, në moment bëhen pluhur dhe asgjësohen ose marrim energji të reja apo sic thonte njëri prej tyre se njëherë e pashë Merjemin në ëndërr dhe kur u zgjova në mëngjes u ndjeva sikur kisha rilindur.

Por të gjithë të pranishmit e dinin se cdo kush që ka ndonjë nevojë apo dëshiron që të shpëtoj nga ajo, së pari duhet që ta dëshmojë në këtë mënyrë shërbëtorinë dhe besnikërinë e tij ndaj këtij sistemi dhe pastaj i hapej drita jeshile dhe i zgjidhej cdo problem. Personave që s’kishin aftësi në të folur, me shkruajtjen e disa rreshtave për Merjemin dhe me të gënjyerit e tyre nga ana e përgjegjësve se Merjemi e ka lexuar letrën tënde,i jepej ndonjë qese me dhurata dhe i thuhej se këtë e ke nga ana e Merjemit. Disa nga anëtarët ishin të zgjuar dhe e dinin se si të vepronin (për të marrë këto dhurata) dhe këtë e kishin kuptuar edhe përgjegjesit por ishin të bindur se me dhënien e këtyre dhuratave dhe në raste të ndryshme edhe para për të blerë, po i shërbenin Merjemit dhe revolucionit të saj.

Kështu kaloi deri sa një ditë pas një konference të mbajtur për gratë nga Mejremi në Francë nëse s’gabohem, u tha se revolucioni mori përmasa botërore dhe po atë konferencë e mbajtën edhe për ne. Ngaqë atë ditë askush nuk i kishte kushtuar vëmendje dhe pjesmarrja kishte qënë shumë e pakët, e organizuan përsëri po të njëjtën konferencë. Kësaj radhe i kushtova pak më shumë vëmendje që të kuptoj se c’farë paska folur dhe c’farë qënka thënë që ky revolucion paska marrë përmasa botërore dhe që na u dashka që të përgatitemi për një ndryshim nga gratë e të gjithë botës,flamurtarja e të cilave na qënka Merjemi. Por e dija se sekti i Merjem Raxhevisë, si nga aspekti politik dhe si nga ai ushtarak,kishte ngrënë  një goditje të fortë dhe i duhej që ta kthente këtë fletë duke i tërhequr vëmëndjen anëtarëve të grupit në kto lloj pallavrash dhe mashtrimesh, për ti inkurajuar sadopak ata. Për këtë arsye u përqëndrova në këto fjalime dhe si gjithmonë u folën fjalë të kota,të pavlera dhe të përsëritura ndërsa të ftuarit- që pa iu dhënë para të mëdha nuk merrnin pjesë në këto konferenca - jo vetëm që s’ishin të përqëndruar dhe s’i kushtonin rëndësi se c’farë flitej, por madje ishte e qartë se me vete thonin se c’janë këto fjalë të pakuptimta që po flet Mejremi.Sot në botën e lirë të Europës, ky revolucion -  që nëpër tubimet e ndyra të sektit me përjashtim të mosbesimit, pandershmërisë,mos-sinqeritetit dhe sitemit policor e diktaturial nuk ka sjellë ndonjë gjë tjetër – paska mbetur që të bëjë ndryshime globale të tilla ku gratë e gjithë botës do ta quajnë dhe do ta njohin Merjemin si flamurtarja e tyre? Si mundet që me disa fjali, të tronditen dhe të ndryshojnë njerëzit e lirë të botës së sotme?

Kaluan vite dhe pashë se, jo vetëm që revolucioni i Merjemit nuk mori përmasa botërore dhe as që dëgjohej apo flitej më për të, por ishte krijuar një urrejtje dhe neveri e cuditshme ndërmjet personave në lidhjet e tyre të brendshme dhe këta gjithashtu e kishin humbur besimin dhe sigurinë e mëparshme të tyre ndaj këtij sistemi, ashtu sic mund të kuptohej dhe vërehej lehtë nga sjelljet e ashpra dhe bisedat e tyre.

Kështu vazhdoi deri sa anëtarët e organizatës shpëtuan nga “Ferri” i Kampit Liberta dhe shkuan në Shqipëri.Pas disa muajve, vërejta një trazim dhe shqetësim në mesin e  anëtarëve dhe pas pak na thirrën përgjegjësit dhe na thanë se kemi një takim dhe se duhet të vishnim kostume dhe të vëmë kollare për të shkuar në Eshref që ishte një nga vendet e sektit (Selia qëndrore e organizatës në Tiranë që i kishin venë emrin Eshrefi 3).

Vetëm pasi hyra brenda dhe pashë flamurin dhe podiumin e bukur si dhe tapetin e kuq të shtruar e kuptova  se do të vijë edhe Merjemi, pasi ne nuk na jepej asnjë lloj informacioni. Pas rreshtimit  së personave në anën e një rruge të ngushtë dhe rrethimit me litarë përreth saj u dëgjua një gumëzhimë dhe thashë me vete tani do të kem shansin që të shikoj kreun e revolucionit dhe ashtu sic thuhej, atë aureolë drite që manifestohet prej fytyrës së saj. Pasi u afrova afër, nuk pashë asgjë tjetër pos një fytyre të lodhur,të dobët dhe të plakur të mbuluar me një makiazh të rëndë, dhe rrobave të shtrenjta që kishte veshur. Pastaj i pyeta shokët e mi që i kisha pranë; ndoshta e kam gabim por a vërejtët gje ju te ajo? Ato mu përgjigjen duke buzëqeshur se në qoftë se ti pe gjë edhe ne e pamë. Gjithsesi pasi e pashë, thashë ta lëmë mënjëanë fytyrën  dhe le të dëgjojmë bisedat dhe fjalimet e saj sepse ndoshta kanë efekt tërheqës ndaj njerëzve. Pas disa oreve të hedhjes së parudhave dhe duartrokitjeve,“zonja” hyri në sallon dhe hypi në tribunë. Disa persona që kishin orë të tëra që ishin rreshtuar për të folur dhe krijuar lidhje me të, filluan nga lavdërimet ndaj saj ndërsa ajo qëndronte si një mbretëreshë që i vinin personat për t’i puthur dorën që në këtë mënyrë të mundnin që të merrnin para dhe të tjera gjera që dëshironin nga eprorët e tyre dhe pas lëvdatave mbretërore arriti rradha e saj.E gjithë vëmendja ime, që asnjëherë dhe për asgjë s’kishte qënë aq e fokusuar, u përqendrua në fjalët e saj që ndoshta në këtë mënyrë të arrija të kuptoja ose gabimin tim në lidhje me të (Merjemin), ose saktësinë e opinionit dhe gjykimit tim ndaj saj.

Me një buzëqeshje tërheqëse filloi bisedën mbi veprimet e saja gjatë pesëmbëdhjetë viteve dhe vazhdimish fliste vetëm rreth vetes si p.sh. shpëtimi juaj nga Kampi Liberta ka qënë punë e imja, unë vazhdimisht nëpërmjet konferencave dhe mbledhjeve e takimeve kam arritur të bind dhe tërheqë njerëz madje edhe nga evropa etj. etj., por u kursye që të fliste të paktën vetëm disa minuta rreth asaj se c’farë kemi bërë ne (Merjemi dhe udhëheqësit e organizatës) gjatë këtyre pesëmbëdhjetë viteve në Xhehenemin (Ferrin) e Irakut. Prisja që të fliste pak edhe rreth punëve tona.

Po, e njoha Merjemin dhe e mora përgjigjen që po e prisja prej vitesh që fotot, makiazhi dhe rrobat e saj kushtonin me miliona dollar ndërsa “zonja” nuk kishte gjetur dhe as pasur kurajon dhe guximin që gjatë vështirësive të qëndroj afër njerëzve (anëtarëve të sektit) të saj por kishte preferuar dhe zgjedhur arratinë e largimin, dhe kjo ndërkohë që fliste rreth profetëve dhe veten e prezantonte si flamur-mbajtësja e Husein-it dhe që askush nuk guxonte që t’ia thotë se profetët dhe ato që ti i përmend, qëndronin në ballë të luftrave dhe s’ishin nga ata që kërkuan dhe u përpoqën që të shpëtojnë vetëm veten e tyre në luftën e Bedrit (nga ata që në luftën e Bedr-it ia mbathën vrapit duke e lënë të vetëm në fushën e betejës Profetin Muhammed dhe po mos të ishte trimëria dhe guximi i pashembullt i Ali ibën ebu Talibit ”Imam Aliut” dhe tre a katër shokëve të tjerë të Profetit, Profeti do të vritej dhe asgjë s’do të mbetej prej Islamit).

Sa do të dëshiroja që ta njihja që prej ditës së parë dhe të mos coja dëm jetëm time dhe të mos e humbja rininë time në këtë burg për shkak të lakmisë për pushtet të Merjemit. Nga njohja e Merjemit kuptova se nuk duhet të mashtrohemi nga premtimet dhe fjalët e këtyre personave dhe kuptova se si njerëz të tillë janë të gatshëm që të derdhin gjakun e mijëra njerëzve të tjerë për shkakë të dëshirave të veta.

Kjo ishte përvoja ime e keqe e atyre viteve që mund të shërbejë si shembull për bashk-moshatarët e mi. Kjo është ajo se si unë e njoh Merjem Kaxhar Azdanlo dhe ideologjinë dhe revolucionin e saj.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur

Më të fundit

Ali Babani, ish-anëtar i ndarë nga MEK në Tiranë

Frika e MEK nga largimi i anëtarëve në Tiranë

Shoqata Habilian-Pedram Amini

Skandali i Ville de Pont

Homajun Kehzadi – ish anëtar i Muxhahidinët Halk

Kërcënimi, torturimi, përsekutimi dhe mundimi i anëtarëve të shkëputur

Batool Soltani, ish-anëtare e këshillit të lidershipit të MEK në vitet 2000-2006

Këshilli i lidershipit të Organizatës Muxhahidinët Halk ose haremi i MEK

Batool Soltani, ish-anëtare e këshillit të lidershipit të MEK në vitet 2000-2006

Këshilli i lidershipit të Organizatës Muxhahidinët Halk ose haremi i MEK

Më të shikuarat

Batool Soltani, ish-anëtare e këshillit të lidershipit të MEK në vitet 2000-2006

Këshilli i lidershipit të Organizatës Muxhahidinët Halk ose haremi i MEK

Homajun Kehzadi – ish anëtar i Muxhahidinët Halk

Kërcënimi, torturimi, përsekutimi dhe mundimi i anëtarëve të shkëputur

Shoqata Habilian-Pedram Amini

Skandali i Ville de Pont

Batool Soltani, ish-anëtare e këshillit të lidershipit të MEK në vitet 2000-2006

Këshilli i lidershipit të Organizatës Muxhahidinët Halk ose haremi i MEK

Ali Babani, ish-anëtar i ndarë nga MEK në Tiranë

Frika e MEK nga largimi i anëtarëve në Tiranë