Categoria: Artikuj

Kultura reaksionare e MEK nuk përputhet me lirinë e individit dhe të shprehjes dhe me aq sa ia lejon fuqia mundohet që ta ketë nën kontroll lirinë e shprehjes dhe monopolizon shprehjen e çdo të vërtete që rrezikon interesat e saj ashtu siç konsiderohen ndarjet e anëtarëve si komplote kundër organizatës.

Reaksionar( Masoud Rajavi) i thonë atij personi që në mënyre kontradiktore mundohet të mbajë të gjallë një sistem me anë të ideve të vjetra dhe të prapambetura.

Personi që krijon çdo lloj represioni, despotizmi, monopolizmi, duke mohuar të drejtat demokratike të klasës punëtore, quhet reaksionar.

Reaksionarizëm do të thotë kthim dhe në kuptimin politik do të thotë kundërshtim me zhvillimin , transformim shoqëror, ekonomik, politik dhe sektar. Neutralizimi i zhvillimeve dhe gjithashtu kthimi te e vjetra quhet reaksionarizëm.

Reaksionarizmi ka qenë kundër demokracisë dhe duke transferuar fuqinë dhe pasurinë është kundër qarqeve qeverisëse ashtu siç ishte dhe Masoud Rajavi i cili mendonte se forca e pushtetit i takonte vetëm atij.

Reaksionarizmi ndonjëherë shfaqet në formën e shtypjes së etur për gjak dhe masakrimit masiv të popullit. Ndonjëherë lufton në formën e ideve të kalbura dhe të vjetra , duke u mbështetur në zakonet  dhe prapambetjen kulturore kundër ideve progresive.

Me idetë e tij të kalbura krijoi një sekt renegat i cili u përqëndrua në garnizonin Ashraf në Irak.

Koha kalon shpejt. Gjithçka që ndodhi në ato kohë është e pamundur të përsëritet. Tek funksionet fizike dhe lëvizjet mekanike , përsëritjet janë të dukshme dhe normale. Rrota e një makine mund të rrotullohet  rregullisht gjatë ditës në varësi të përdorimit. Ngjarjet sociale dhe historitë janë të pamundura të përsëritën për të dytën herë në të njëjtën formë.

Dialektika na tregon: "Edhe rrjedhja e ujit të lumit nuk është e përsëritshme dhe rrjedha e ujit të tij ndryshon në çdo moment."

 Në qoftë se mendohemi dhe përqëndrohemi mirë, do të kuptojmë që edhe rrotullimet e rrotës nuk janë të njëjta sepse energjia e nevojitur në momente të ndryshme të rrotullimit nuk është e njëjtë dhe energjia e nevojitur bazohet në llojin e ingranazhit apo marshit që përdoret. Kulti Rajavi është anti-dialektik dhe reaksionar që gjithmonë mundohet t'i vendosë njerëzit në brendësinë e varrit të vetmisë dhe injorancës. Te kulti Rajavi personat sillen në të njëjtën mënyrë që silleshin 10 vjet më parë. Jeta në atë kult është reaksionare dhe lëviz drejt së shkuarës.

Shtrirja e historisë është e madhe dhe e gjërë duke përshfirë shoqëri dhe kombësi të ndryshme . Çdo ngjarje historike së paku tregon gjendjen dhe forcën e një kombi në një epokë të caktuar. Ngjarjet shoqërore dhe historike nuk kanë të bëjnë me njëri-tjetrin dhe ngjasojnë vetëm në dukje. Revolucioni Kushtetues, kryengritja e 21 korrikut të vitit 1952 dhe revolucioni i 11 shkurtit të vitit 1979 pavarësisht se ngjasojnë për shkak të ngritjes së popullit , ndryshojnë në shkaqe, mënyrën e ngritjes, mënyrën e reagimit të pushtetit ndaj tyre dhe në përfundimin e secilës lëvizje. Gjithashtu grushti i shtetit më 19 gusht të vitit 1953 ndryshon nga ai 22 shkurtit të vitit 1921.

Çdo lëvizje historike ka karakteristikat e saj të veçanta dhe unike, por Rajavi po përdor të gjithë fuqinë e mundshme për t'u kthyer te e shkuara në mënyrë që të përmbushë revolucionin e tij ideologjik.

Kryetarët e kultit Rajavi po mundohen vazhdimisht që të na kthejnë në kohën e kalërimit dhe kjo do të thotë reaksionarizëm absolut. Në qoftë se gjithçka do të varej nga vullneti dhe vendimi i Rajavit , do të na nxistet'i hipnim deveve te kampi Ashraf. Ai përpiqej gjithmonë që me reaksionarizmin e tij t'i linte anëtarët të paditur rreth botës që i rrethonte. Si mundet një lider që pretendon të jetë revolucionar të shkatërrojë të gjitha manifestimet e modernizmit dhe të evolucionit në kampet e tij?!

Këta janë reaksionarët e mëdhenj si Rajavi të cilët me mashtrime dhe detyrime mundohen t'i kthejnë anëtarët e kultit të tyre drejt së shkuarës. Ai i mblidhte anëtarët me detyrim në mbledhje për t'i lagur me shiun e tij reaksionar.

Shkurtimisht ndalimi i marrëdhënieve me shoqërinë civile dhe përsëritja e ritualeve dhe traditave të hershme janë shenja të reaksionarizmit dhe ai person që i kryen këto gjëra pa dyshim është reaksionar. Reaksionar do të thotë të adhurosh dhe të ndjekësh të vjetrën. E gjithë çështja qëndron te reaksionarizmi i theksuar i Masoud Rajavi...

 

Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur