Historia e dënimit të muxhahidinëve halk në vitin 1988, fundi i shtatë viteve të terrorit dhe krimeve brutale

 

Historia bashkëkohore e perëndimit është e mbushur plot me veprime të dhunshme dhe shkelje të të drejtave të njeriut ndaj qytetarëve dhe pakicave etnike e fetare të veta. Në emër të sigurisë kombëtare, janë kryer veprime të tilla si; ndëshkimi i spiunëve dhe mercenarëve dhe të tjera si këto.

Incidenti i Waco-s në vitin 1993, është një nga rastet dhe cështjet e njohura në historinë e sotme të Shtetve të Bashkuara. Në këtë incident forcat ushtarake të këtij shteti vetëm pse kishin dyshime mbi shkeljen e ligjit për armëmbajtje pa leje nga ana e një grupi të quajtur Davoudian, pas një rrethimi të gjatë të anëtarëve të këtij grupi ku ndërmjet tyre ndodheshin gra dhe fëmijë  dhe pa marrë parasyshë moshën e personave që ndodheshin atje, thjeshtë me supozimin se mund apo ekziston mundësia të kryejnë vepra në kundërshtim me ligjn, sulmuan ashpër ndaj tyre duke masakruar me dhjetëra qytetarë të shtetit të tyre (Amerikës).

Qeveria e Klintonit në vitin 1993, me vrasjen e pothuajse të gjithë anëtarëve dhe familjarëve të Waco-s, i dha fund aktivitetit të më shumë se një shekulli e gjysmë të këtij sekti fetar. Në atë kohë pothuajse s’ju kushtua aspak vëmëndje dhe rëndësi këtij akti të dhunshëm të Amerikës që në emër të ruajtjes së sigurisë së tyre, ndër të tjerë dogjën për së gjalli njëzet fëmijë të pafajshëm. Edhe sot gjithashtu, kjo tragjedi është hedhur në humnerën e harresës.

Përvec papërgjegjshmërisë së qeverisë amerikane për vrasjen e fëmijëve të këtij grupi, ajo që të tërheq vëmendjen më shumë, është reagimi në cdo lloj forme të mundshme i këtij shteti ndaj cdo lëvizje apo grupi brenda kufijvë të vet, që mund ta rrezikojë sigurinë kombëtare (qoftë kjo edhe supozim apo dyshim). Ky shkrim nuk ka për qëllim që të gjykojë grupin Davoudian apo veprimet dhe sjelljet e tyre, por mënyrën e veprimit dhe reagimit të një shteti ndaj këtij grupi dhe grupeve të tjera, duke u bazuar thjeshtë mbi hamendësitë apo dyshimet e tyre mbi mundësinë e të kryerit të veprave që janë në kundërshtim me ligjin dhe që kërcënojnë sigurinë kombëtare nga ana e këtyre grupeve.

Këto veprime dhe sjellje të shteteve në kësi lloj rastesh tregojnë për përpjekjen e ndalimit të prishjes së sigurisë madje dhe të parandalimit dhe frenimit të tij që nga burimi.

Studimi i rastit të ndëshkimeve të anëtarëve të grupi terrorist të Muxhahidine Halk në burgjet e shtetit në vitin 1988, gjithashtu mund të hulumtohet në këtë kontekst. Megjithëse duhet theksuar se grupi Davoudian nga aspekti i organizimit, numrit të anëtarëve dhe forcës ushtarake, as që mund të krahasohet me grupin e Muxhahidine Halk. Gjithashtu ndryshe nga Munafikinët (hipokritët, emër me të cilin thirren në Iran të vetëquajturit Muxhahidine Halk), nuk kishte asnjë lidhje të jashtme me shtetet mike apo armike të Amerikës dhe ishte një komunitet i vogël në Teksas (Texas). Ndërsa Munafikinët, ishin një organizatë me qëndër ushtarake në Irak që në kohën që ishte në luftë me Iranin disa nga anëtarët e saj që përbënin bërthamën e organizatës brenda vendit dhe që  për shkak të akteve kundër sigurisë ishin burgosur, sipas premtimit që i kishin dhënë udhëheqësve të këtij grupi,po përgaditeshin për ti ndihmuar që të hynë në Iran  dhe të rrëzonjnë sistemin politik të vendit dhe ta marrin atë në duart e veta dhe gjithashtu t’i bashkoheshin njësive ushtarake që kishin pushtuar tre qytete në perëndim të Iranit.

Në këto rrethana, Ajetullah Homejni udhëheqësi i shtetit, lëshoi një urdhër sipas të cilit kërkoi që të përcaktohet se cdo të bëhet me anëtarët e burgosur të Muxhahidinëve që më përpara kishin vendosur të ishin pjesë e projektit të ashtuquajtur Liria e Iranit.

Ajo që të tërheq vërejtjen këtu është se Imam Homejni nuk i konsideroi të gjithë ata të njëjtë duke i ndëshkuar masivisht, por vetëm ata anëtarë të këtij grupi që akoma i qëndronin besnik atij. Ndërkohë që është për të ardhur vërtet keq për atë që i ndodhi grupit të Wacos në Teksas duke mos iu kushtuar aspak vëmendje dhe rëndësi kësaj cështje (për seleksionimin dhe jo ndëshkimin në masë) dhe forcat qeveritare i dogjën të gjithë të pranishmit atje ndër të cilët ndodheshin 20 fëmijë dhe disa gra shtatëzënë.

Veprimi i këtillë i Imamit (Homejnit) të tërheq vëmëmdjen sepse Ai megjithë kryerjen e operacioneve të panumërta terroriste nga Munafikinët në vitet 1981-1988 që cuan në vrasjen e 12000 civilëve iranianë ndërmjet të cilëve edhe Presidentin, Kryeministrin, Ministrin e Drejtësisë, Deputetë dhe përfaqësues të tyre në krahina dhe rrethe të ndryshme, nuk u soll dhunshëm ndaj elementeve të këtij grupi por ai lëshoi urdhërin në kohën që vendi duke qënë në luftë me një shtet të huaj, për shkak se disa qytetarë në formën e një grupi militant dhe si mercenarë  po i shërbenin (ndihmonin) armikut, rrezikohej të binte shteti dhe ta merrnin kontrollin e tij Munafikinët me mbështetjen ushtarake të Sadam Huseinit.

Ajo që të tërheq vërejtjen këtu është se edhe në rrethana të tilla, e drejta për zgjedhjen e lirisë apo ndëshkimit, iu la në në dorë anëtarëve të këtij grupi.

Krahasimi i sjelljeve të zyrtarëve iranianë dhe atyre amerikanë në dy ngjarjet e 1) të ndëshkimit të munafikinëve në vitin 1988, dhe  2) të ndodhisë së Waco-s në vitin 1993 (1372) në Amerikë, përvec dallimit thelbësor ndërmjet pikëpamjeve të autoriteteve të këtyre dy shteteve në cështjen e të drejtave të njeriut, tregon se pavarësisht llojit të sjelljeve dhe reagimeve të shteteve ndaj faktorëve kërcënues, siguria dhe mbrojtja e qytetareve nga grupet terroriste apo të dhunshme dhe ekstremiste, si edhe domosdoshmëria e përballjes me këto fenomene, është një cështje e përbashkët ndërmjet të gjitha sistemeve politike në botë.

Por ajo që e dallon Republikën Islamike të Iranit nga sistemet e tjera politike, është kujdesi dhe rëndësia që i kushton jetës njerëzore krahas ruajtjes së pushtetit dhe sigurisë.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur

Më të shikuarat

Regjisorët dhe studuesit e historisë iraniane në një emision televiziv

Shumë nga krimet makabre të Muxhahidine Halk nuk mund t’i shfaqësh në një film

Diskutimi i mëngjesit në Sobhe Tus me Drejtorin e Përgjithshëm të Shoqatës Habilian

Muxhahidinët Halk janë plotësisht në gatishmëri të shërbimeve sekrete amerikane dhe izraelite

Milam Arjai- një ish-anëtar i Organizatës Muxhahidine Halk

Dështimi i Organizatës Muxhahidine Halk duke u zhvendosur nga Franca në Shqipëri

Mas’ud Khodabandeh, ish-anëtar i rangut të lartë i MKO-së/Huffington Post

Anëtarët e Organizatës Muxhahidine Halk janë skllevër modern

Sejid Muhamedjavad Hasheminejad, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Habilian

Lufta kundër terrorizmit diskriminohet përsëri