Fëmijët dhe të rinjtë, mjete politike të Merjem Rexhavi

Categoria: Artikuj

Merjem Rexhavi ka përdorur fëmijët dhe të rinjtë si një mjet politik në shfaqjen e Ville de Pont, por përdorimi i fëmijëve dhe të rinjve në Organizatën Muxhahidinët Halk ka një histori të gjatë.

Rekrutimi i fëmijëve dhe të rinjve në MKO dhe stërvitja e tyre si forca ushtarake nën protektaratin e Sadam Huseinit kishin të njëjtin qëllim.

Mund të themi me guxim se asnjë fëmijë i Organizatës Muxhahidinët Halk nuk e ka shijuar fëmijërinë. Deri në fund të vitit 1988 lindja e fëmijëve në mesin muxhahidinëve ishte në numër minimal, por në vitet në vijim, sidomos në vitet e transformimit ideologjik, kjo çështje u shndërrua në shqetësuese për anëtarët e mbetur.

Mas’ud dhe Merjem Rexhavi dhanë urdhër për divorc të detyruar dhe çdokush duhet të ndahet nga fëmija sepse fëmijët nuk e kishin forcën të mbanin një armë!

Ishin kohë me probleme të tmerrshme sociale. Asnjë baba dhe nënë nuk e kishte guximin të takohej me fëmijën  e vet. Të gjithë fëmijët i kishin mbledhur në një qendër dhe i ruajtën disa vite larg baballarëve dhe nënave të tyre.

Në të njëjtën kohë kur Sadam Huseini sulmoi Kuvaitin, Mas’ud dhe Merjem Rexhavi dhanë urdhër që të gjithë fëmijët e organizatës të largoheshin jashtë Irakut.

Fëmijët grupe-grupe u larguan nga Iraku dhe iu dorëzuan kujdestarëve të ndryshëm në Evropë dhe Amerikë.

Pas disa vitesh, kur fëmijët kishin arritur moshën e adoleshencës, Rexhavi vendosi që ata të ktheheshin në Irak. Ata mund t’i përdornin në luftë nëpër qytete dhe kufi kundër Regjimit Iranian në një kohë  kur ata nuk  e kishin arritur moshën 18 vjeç. Për të marrë pushtetin, Rexhavi kishte nevojë për persona që mund të përdornin armën!

Ata fëmijë të asaj kohe u ndanë në grupe dhe u stërvitën ushtarakisht. Ata kanë marrë pjesë pothuajse në të gjitha aktivitetet dhe sulmet që ka kryer organizata në ato kohë. Disa prej tyre u vranë në luftë dhe disa të tjerë kryen vetëvrasje për shkak të presionit psikologjik. Në këtë mënyrë, duke shkelur plotësisht të drejtat njerëzore , ata e shkatërruan konceptin e familjes në Organizatën Muxhahidinët Halk.

Në historinë e botës, të tilla sjellje me fëmijët dhe familjen mund të shihen te diktatorë si Pol Pot , Hitler dhe Pinochet. Përsa i përket strukturës , MEK ka mësuar nga Pol Pot dhe Khamer Rouge në Kamboxhia. Më poshtë ju kam sjedhur një listë të ideologjive dhe veprave të Pot Pot të marra nga wikipedia;

 

“Pol Pot, lideri i Khamer Rouge, ka qeverisur Kamboxhian nga viti 1975 deri në vitin 1979.

Në qeverisjen e tij 4 vjeçare, ka vrarë 2 milionë njerëz të një shteti 8 milionësh si Kamboxhia. Viktimat janë lidhur dhe më pas janë varrosur të gjallë në gropa dhe kanale që i kishin hapur posaçërisht për atë gjë.

Që nga prilli i vitit 1975 kur mori pushtetin, Pol Pot u bë lideri ideologjik i Khamer Rouge.

Khamer Rouge me kuptim ideologjik “Viti zero”  duke u përpjekur të imponojë një ideologji të re, vuri në shenjestër grupet budiste, muslimanët, mendimtarët e përgatitur në perëndim, personat e diplomuar brenda vendit, personat që kishin lidhje me vendet perëndimore apo Vietnamin, personat e pafuqishëm dhe  obezë, kinezët dhe vietnamezët. Ata i dërgonte në kampin S-21  dhe i merrte në pyetje sipas përkatësisë së tyre. Marja në pyetje shoqërohej me tortura të tilla si shkulja e thonjve me pinca, rrjepja e lëkurës, asfiksimi gradual dhe varja.

Pol Pot e kishte ndarë popullsinë në tre grupe. Në grupin e parë bënin pjesë të drejtët, në grupin e dytë kandidatët dhe në të tretin rezervat. Personat e grupit të tretë vriteshin dhe nëpër radio thuhej se grupi i tretë ishte një rezervë, për ta mbajtur gjallë këtë shtet nevojiteshin 1 apo dy milion persona të cilët i kryenin të gjitha punët ndërsa të tjerët që jetonin kot duhet të vriteshin. Në një shprehje të tij Pol Pot thonte: “Të të ruash nuk ka asgjë të keqe, të të vrasësh gjithashtu nuk ka asnjë dëm.”

Era e vdekjes ishte përhapur kudo. Qindra mijëra persona në Komaboxhia që ishin klasifikuar si rezerva, i hapnin me duart e tyre varret masive në fushat e vrasjeve. Më pas , ushtarët e Pol Potit i godisnin ata me sende të forta hekuri si sqeparë dhe çekiça derisa të vdisnin dhe nganjëherë i varrosnin edhe të gjallë. Minoritetet dhe grupet fetare i vrisnin në të njëjtën mënyrë ose i detyronin të mësonin gjuhën dhe traditat e tyre. Shkollat dhe diplomimet i ndaluan dhe çdo pronë u bë e përbashkët. Fëmijët i rrisnin me zakone komuniste dhe madje edhe regjimi i ushqimit  dhe mënyra e sjelljes u bë e njëjtë për çdo person. Të diplomuarit dhe ata që punonin , u vranë nën akuzën se kishin bashkëpunuar me qeverinë e mëparshme. Shteti nuk pranonte asnjë lloj kritike. Padyshim, rregulli i Pol Potit ishte një çmenduri e vërtetë e shekullit të njëzetë.”

 

Hitleri dhe Pinochet të cilët ishin shkaktarë  të miliona vrasjeve në Gjermani, Evropë dhe Kili, përdornin fëmijët dhe të rinjtë si një mjet për ta bërë fytyrën e tyre më popullore.

Historia e hidhur dhe e trishtë e fëmijëve dhe familjeve të tyre në Organizatën Muxhahidinët Halk vazhdon dhe shkeljet e të drejtave bazë të njeriut kryhen akoma në MEK.  Nuk duhet të harrojmë se disa vite më parë Mas’ud Rexhavi i ndaloi takimet me familjarët. Anëtarët e MEK i mbajti si qenë të lidhur me zinxhirë dhe nuk i lejonte të takonin familjet e tyre sepse i quante ata të rrezikshëm dhe që  kishin lidhje me ministrinë e informacionit dhe shërbimin sekret.

Muxhahidinët e sotëm janë po ata persona që goditën me gure nënat, baballarët , vëllezërit dhe motrat e tyre dhe që i fyen ata për të kanaqur Rexhaviun.

Puna që Merjem Rexhavi po kryen sot në Val d’Oise dhe në sallonin Ville de Pont është përdorimi i fëmijëve dhe të rinjve të painformuar në mbledhje plot ngjyra  për qëllimet e saj politike. Ajo po i bën të gjitha këto pa dhënë përgjigje për të gjitha ato që kanë ndodhur në të shkuarën mbi fëmijët dhe familjet e tyre.

 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur