Analiza e Institutit Amerikan të Studimeve Politike për Organizatën Muxhahidine Halk

Tetor 2012

Instituti amerikan i Studimeve Politike (IPS) në një nga analizat më të fundit rreth daljes së MKO-së nga lista e organizatave terroriste të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e quajti këtë organizatë si një kult represiv të përbuzur nga shumica e iranianëve dhe irakianëve dhe një grup militant të dhunshëm që përkrahet nga zyrtarë amerikanë.

MKO është një organizatë militante e frymëzuar nga Islami dhe marksizmi e cila është pro përmbysjes së Republikës Islamike të Iranit. Ky grup u themelua në formën e një grupi gueril disident në vitin 1965 në kohën e revoltave kundër shahut Muhamed Reza Pahlavi.

Ky grup ka një histori të  dhunshme në kundërshtimin e qeverisë iraniane  në kohën e shahut dhe të Republikës Islamike dhe pas këtyre viteve është përpjekur shumë për të fituar mbështetjen e vendeve si Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky grup ka qenë për vite me radhë i rreshtuar në listën e organizatave terroriste të atij vendi, por me anën e ndikimeve aktive të mbështetura financiarisht dhe me mbështetjen e të dy grupeve politike amerikane, në shtator të vitit 2012 Hilary Clinton, ministrja e jashtme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dha lajmin se qeveria amerikane kërkon heqjen e MKO-së nga lista e organizatave terroriste. Emri i MKO-së renditej në atë listë që nga viti 1997.

Ky grup ka një histori dhe origjinë të çuditshme dhe të trazuar. Sipas raportit të Ministrisë së Jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës: “Ky grup ka marrë pjesë në Revolucionin Islamik të vitit 1979, revolucion  i cili vendosi në pushtet qeverinë islamike shi’ite me në kryer Ajetollah Khomeinin, por MEK me ideologjitë e saj marksiste ishte në kundërshti me atë(ideologjinë) të qeverisë së sapo formuar.Në vitin 1981 ky grup u largua nga bazat e tij dhe kaloi kufirin iranian  me Irakun dhe u vendos në Paris  dhe e filloi nga atje mbështetjen për Irakun në luftën 8-vjeçare kundër Iranit. Në vitin 1986 Organizata Muxhahidine Halk e vendosi selinë e saj në Irak që u bë shkak i shumë aktiviteteve dhe sulmeve terroriste në Iran. Nga viti 2003 gjithashtu rreth 3400 anëtarë të kësaj organizate janë vendosur në Kampin Ashraf në Irak.”

Në fund të vitit 2012 shumica e anëtarëve të vendosur në kampin Ashraf u shpërngulën në një vend tjetër në Irak  që më vonë të dërgohen në një vend të tretë. Thonë se këto zhvendosje për të cilat organizata ka vendosur të bashkëpunojë kanë qenë shkak i shfaqjeve të kundërshtimeve në radhët e anëtarëve në formën e vetëvrasjeve , një faktor kyç që ndikoi në mendimin e Clinton për heqjen e këtij grupi nga lista e organizatave terroriste.  Gazeta New York Times , për shkak se kjo organizatë ka një konstrukt sektar dhe ka mbështetur Sadam Huseinin në luftën kundër Iranit dhe persekutimit të shiave, e ka pëshkruar atë si një kult represiv të përbuzur nga shumica e iraninëve dhe irakianëve.  Zyrtarët amerikan gjithashtu e kanë pranuar se kjo organizatë ka një pamje të pakëndëshme në një mënyrë që në momentin kur SHBA vendosi për heqjen e emrit të këtij grupi nga lista e organizatave terroriste, një zyrtar i lartë menjëherë pas shpalljes , në një intervistë për CNN tha: “Ata e shfaqin veten si një grup demokratik të ligjshëm dhe të besueshëm, por besimi i përhapur në qeverinë amerikane është se ky gryp ka strukturë sektare. Edhe pse është hequr nga lista e terrorizmit, aktivitetet e tyre do të merren në konsideratë nga ne dhe kjo nuk do të thotë se ne papritmas kemi ndryshuar qëndrim por thjeshtë nuk e kemi harruar se çfarë kanë qenë ata dhe atë që ata pretendojnë të jenë, ne nuk e pranojmë.”

MEK dyshohet se pavarësisht imazhit që ka, ua tregon veten mbështetësve perëndimorë si një grup demokratik dhe popullor  kundër regjimit iranian madje Merjem Rexhaviun edhe pse nuk ka marrë kurrë pjesë në zgjedhjet presidenciale në Iran, e quajnë presidente të zgjedhur. Disa analistë kanë paralajmëruar se ky vendim ( heqja e MKO-së nga lista e organizatave terroriste) do i përkeqësojë marrëdhëniet e SHBA-së me Iranin. Sipas shkrimit të Farideh Farhi, ekspert i çështjes së Iranit, padyshim ky vendim bëhet shkak i rritjes së pasigurisë së udhëheqësve në Teheran për synimet e të ardhmes, sidomos me përkrahjen që Dhoma amerikane e Përfaquesve  i jep MKO-së si një pararojë e ndryshimit të regjimit në Iran. Gjithashtu me ndërhyrjen e mbështetësve të MKO-së në Shtëpinë e Bardhë ,është reduktuar mundësia e arritjes së rezultatit të dëshiruar.

Ndikimi i rëndësishëm në politikën e SHBA-së

MEK ka efekte definitive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky grup është përpjekur shumë që të rrisë numrin e përkrahësve në politikën amerikane por në përgjithësi ka patur dhe reagime negative nga përfaqësues të të gjitha grupeve dhe partive politike. Neokonservatorët janë një rast i çuditshëm në këtë fushë. Për shembull, në fillim të vitit 2012 pasi agjencitë e lajmeve dhanë lajmin se Organizata Muxhahidine Halk  me mbështetjen e Izraelit ka patur dorë në vrasjen e shkencëtarëve iraninë,  disa nga neokonservatorët e kanë vlerësuar këtë grup. Gazeta New York Post, lidhur me Rupert Murdoch, në një editorial shkruan: “Në qoftë se MKO ka luajtur një rol të rëndësishëm në ndalimin e ndërtimit të bombës atomike iraniane, është e denjë më shumë se ç’do president amerikan për çmimin Nobel të Paqes.”

Teoricienë si Raymond Tanter, të cilët ndajnë të njëjtin mendim si më lart e kanë qujtur MKO-në si burimin më të mirë të informacionit për shkeljet e traktatit të mos ndërtimit të armës bërthamore në Iran. Tanter dhe të tjerë si ai argumentojnë se heqja e MKO-së nga lista e organizatave terroriste i jep këtij grupi mundësinë për ta ndryshuar qeverinë e Teheranit në tavolinë. Në një mbledhje në mbështetje të këtij grupi në Paris, Rudy Giuliani, ish-kryebashkiaku i New Yorkut deklaroi: “Organizata juaj konsiderohet terroriste dhe e pacipë.”

Nga ana tjetër, shumë nga neokonservatorët e urrejnë këtë grup sepse besojnë se bashkëpunimi me MKO-në për përmbysjen e regjimit iranian nuk është gjë tjetër veçse një miopi. Për shembull, Michael Rubin ka kritikuar ashpër mbështetësit e MKO-së dhe në përgjigje të lajmit të përfshirjes së MEK në vrasjen e shkencëtarëve iranianë, shkruan: “Izraelitët duke përfituar nga MKO, grup i cili shfaqet në sytë e iranianëve si John Walker Lindh , njeriu që ndihmoi talebanët, në sytë e amerikanëve, kanë rrezikuar për arritjen e interesit afatshkurtër dhe kanë shpenzuar shuma marramendëse dhe mbi të gjitha të gjithë iranianët janë mbledhur nën flamurin e qeverisë. Lehtësimi i proçesit të ndryshimit të qeverisë është një strategji më e mirë. MKO jo vetëm që nuk mund ta bëjë një mision të tillë por  përfshirja e tyre do ta vonojë këtë proçes me vite të tëra.”

Ndërhyrja

 Organizatat të cilat kanë ndjeshmëri për MKO-në kanë qenë një avokat efektiv në Uashington dhe janë përpjekur të heqin emrin e saj nga lista e organizatave terroriste.  Sipas raportit të New York Times kjo përpjekje është mbështetur nga dy  ish-shefat e CIA-s James Wolsey dhe Porter Goss, ish-shefi i FBI-së Louis Ferreira, ish-Prokurori i Përgjithshëm Michael Mëkejsi, Tom Ridge kreu i parë i Sigurisë Kombëtare nën presidentin George W Bush , këshilltari i parë i Obamës për Sigurinë Kombëtare James Lnz, republikanë të njohur si ish-guvernatori i New Yorkut Rudy Giuliani, demokratët si ish-guvernatori i Vermontit Howard Dean , ish-zyrtari i Antiterrorizmit të Departamentit të Shtetit Dell Dailey dhe Mitchell Rice këshilltare e lartë e politikës së jashtme e cila merret me fushatat zgjedhore dhe në kohët e fundit ka përgatitur fjalimet e kësaj organizate.

Një arsye për diveristetin e kësaj liste mund të jenë shumat e mëdha të parave që ka shpenzuar MKO-ja për mbledhjen e figurave të shquara. Christian Science Monitor duke cituar thënien e një zyrtari të Departamentit të Shtetit , shkruan: “Koordinatori i fjalimeve tuaja të kontakton  dhe të thotë se paga juaj për 20 minuta fjalim është 20 mijë dollarë. Të dërgon avionë privatë dhe kur puna mbaron të japin edhe 25 mijë dollarë të tjera. Të dërgojnë dhe një grup tjetër që të të shpjegojnë se rreth çfarë gjëje duhet të flasësh.”

Personat dhe organizatat që mbështesin MKO-në u kanë dhënë mijëra dollarë disa ligjvënësve amerikanë si Ileana Ros-Lehtinen , Bob Filner, Ted Poe dhe Mike Rogers të cilët janë të gjithë republikanë që kanë marrë dhurata që i kanë përdorur për fushatat e tyre personale.

Mbështetja kryesore për MKO-në ka qenë në spektrin e politikës së jashtme. Ky spektër përveç mbështetjes nga Wesley dhe të tjerë ish-zyrtarë të administratës Bush, ka patur  mbështetjen e fuqishme të personave të njohur në çështjen e Iranit si John Bolton, ish- ambasadorit amerikan në Organizatën e Kombeve të Bashkuara  dhe anëtar i Komitetit Politik të Iranit .Qëllimi origjinal i këtij komiteti ishte fuqizimi i iraninëve për të përmbysur qeverinë. IPC në artikullin e heqjes së emrit të MKO-së nga lista e terrorizmit ka treguar se kjo gjë ka qenë sugjerimi i komitetit për politikën amerikane kundër Iranit. Shkrimtarët e këtij artikulli kishin shkruar: “Vendosja e Organizatës Muxhahidine Halk që është grupi kryesor opozitar i Iranit, në listën e terrorizmit nga Departamenti amerikan i Shtetit i jep siguri Teheranit nga përmbysja e pushtetit në tavolinë. Heqja e kësaj organizate nga lista e zezë e terrorizmit i jep popullit iranian një opsion të ri për të ndryshuar qeverinë e Teheranit në tavolinë.”

Kritikët e fushatës së MEK  a kanë krahasuar atë me Kongresin Kombëtar të Irakut  që ishte produkt i grupeve irakiane në mërgim të udhëhequra nga Ahmad Chalabi i cili në fillim të viteve 2000 ka punuar për të shtyrë SHBA-në në luftë me Irakun. Kongresi Kombëtar i Irakut e ka prezantuar veten përballë perëndimorëve si fuqinë pasardhëse të qeverisë irakiane dhe u la atyre të besojnë se populli irakian do ta  mbështesë sulmin amerikan. Sipas Ali Fatemiut dhe Karim Pakravanit të Këshillit Kombëtar të Iranianëve të Amerikës , liderja e MKO-së dhe presidentja e vetëshpallur e Iranit Merjem Rexhavi, është një Ahmad Chalabi i ri për ta.”

Komiteti Politik i Iranit  ishte një urë lidhëse për krijimin e marrëdhënieve mes mbështetësve të Organizatës Muxhahine Halk me mbështetësit e Kongresit Kombëtar të Irakut. Sipas holumtimeve nga blogu i politikës së jashtme amerikane  që u kryen në vitin 2010, MKO ka kontaktuar, shkëmbyer informacione dhe bashkëpunuar me përfaqësuesit e Kongresit Kombëtar të Irakut madje dhe me shtabin e përgjithshëm të atij kongresi. Disa prej këtyre lidhjeve vazhdojnë deri në ditët e sotme.

Historiku i organizatës

Organizata Muxhahidine Halk u themelua në vitin 1965  dhe ishte një nga fraksionet e shumta politike në Iran që mbështeti rëzimin e shahut në vitin 1979. Sigurisht sipas gazetës Christian Science Monitor MKO ishte e vetmja organizatë që gjatë revolucionit ndërmorin aksione të dhunshme kundër amerikanëve dhe në vitin 1970 vranë dhe sulmuan ushtarë dhe zyra diplomatike. Pas revolucionit, në prag të konflikteve të brendshme në vitin 1980 ky grup u largua nga Irani dhe ka ndërmarrë mijëra sulme ndaj iranianëve të cilët i konsideronte si agjentë të qeverisë . Nga viti 1980 kjo organizatë ka vrarë pothuajse nga tre persona për ç’do ditë dhe ka sulmuar rëndëshëm zyrat diplomatike iraniane në vende të ndryshme të botës. Në vitin 1992 gjatë një momenti të organizuar ka sulmuar 12 qendra diplomatike iraniane në 10 vende të ndryshme.

Në vitet 1980 MKO u shpërngul në Irak si e ftuar nga Sadam Huseini i cili vendosi në shërbimin e tyre kampin ushtarak Ashraf në veri të Bagdadit. MKO jo vetëm që ka luftuar krah për krah me irakianët në luftën kundër Iranit, por ka ndihmuar Sadam Huseinin në shtypjen e kryengritjes së kurdëve dhe shiave. Shtypja e kurdëve dhe shiave pas luftës së Gjirit Persik në vitin 1991 u stimulua nga CIA.

Pas rënies së Sadamit në vitin 2003 , forcat e MKO-së u çarmatosën nga ushtria amerikane në kampin Ashraf dhe në vitet e mëvonshme ky kamp është sulmuar herë pas here nga qeveria e re e Irakut. Së fundi,në fund të vitit 2011, e shqetësuar për sigurinë e vendit qeveria irakiane dha urdhër për mbylljen e këtij kampi. Mbështetësit e MKO-së në Perëndim e quajtën atë veprim një konfiskim për të fituar mbështetje për një axhendë më të gjerë të kësaj organizate në Uashington dhe argumentonin se shkaku i keqtrajtimit të anëtarëve të kësaj organizate ishte qenia e emrit të këtij grupi në listën e organizatave terroriste. Në ngjarjet e vitit 1994 Departamenti Amerikan i Shtetit i eklipsoi përpjekjet e MKO-së dhe nuk e pranoi ta quante atë një grup demokratik. Sipas Christian Science Monitor, Departamenti i Shtetit duke vënë në dukje angazhimin e MKO-së për luftë të armatosur , faktin që ata(muxhahidinët) e mohojnë apo e shtrembërojnë përdorimin e dhunës , përdorimi i metodave diktatoriale nga liderët dhe sjellja sektare me anëtarët   tregojnë se këto aktivitete të organizatës përgjatë këtyre 29 viteve nuk janë shenja të demokracisë.

Në atë raport përshkruheshin taktikat që do të ndiqte MKO në 16 vitet në vijim, që do të thotë në kohën aktuale, duke ndërhyrë në politikë. Në atë raport gjithashtu shkruhej se  MKO kishte një plan të rrezikshëm duke u munduar të fitonte përkrahjen e figurave të shquara në politikën amerikane të cilët do të mbanin fjalime në mënyrë që ta promovonin atë(organizatën). Në vitin 2001, organizata e dënoi zyrtarisht përdorimin e dhunës, por sipas investigimeve që ka kryer FBI-ja  anëtarët e MKO-së janë përfshirë në mënyrë aktive në planifikimin dhe kryerjen e aktiviteteve terroriste  ku shembulli më i pastër ishte ngjarja e vitit 2004. NBC në shkurt të vitit 2012 shkruan se Izraeli në bashkëpunim me Muxhahidine Halk ka vrarë disa shkencëtarë të programit bërthamor të Iranit. Është e mundur që heqja e emrit të këtij  grupi nga lista e organizatave terroriste të hapë shumë dyer bashkëpunimi mes tyre dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur