A e dini se ? (pjesa e dytë)

Categoria: Artikuj

A e dini se Muxhahidine Halk ... ?

A e dini se Mas’ud Raxhevi dhe Ebul-Hasan Beni Sadër pas krimeve të shumta u larguan së basku në Francë? A e dini se Muxhahidinët kanë vrarë Presidentin e Republikës Rexhaji,Kryeministrin Bahonar dhe Shehid Beheshtin (të tre këta Iranianë)? A e dini se Pesë Shehidët e Mihrabit (pesë klerikë të lartë që kanë udhëhequr dhe namazet e ditëve të xhuma [premte]) janë martirizuar nga dora e Muxhahidineve? A e dini se Muxhahidinët i kanë pranuar publikisht të gjitha krimet e kryera nga vetë ata? A e dini se nga tradhëtitë e Muxhahidinëve në luftën e imponuar (Iran-Irak),është tradhtia e bashkëatdhetarëve të tyre në favor të Partisë Baath? A e dini se Muxhahidinët kanë djegur një autobus me pasagjerë në Shiraz?

A e dinit se në sektin Raxhevi të gjithë burrat dhe gratë ishin të detyruar që të divorcoheshin?

Një nga kushtet e të qënit muxhahid (pjesëtar i këtij sekti) ishte të divorcuarit dhe të ndarit nga familja dhe cdo kush që se pranonte këtë ballafaqohej me probleme dhe vështirësi të mëdha dhe bëhej objekt nëpër mbledhjet masive duke e sjellur punën në atë mënyrë që ata ishin të detyruar ta pranonin atë (të divorcoheshin) qoftë edhe formalisht!

A e dinit se shumica e anëtarëve të kësaj organizate në një lloj mënyre janë rrëmbyer dhe janë dërguar në Irak?

Anëtarët e organizatës shkonin nëpër lagjet dhe vendbanimet e këtyre iranianëve që kryesisht ishin të rinjë, dhe duke u sjellur miqësisht me ta dhe duke i ndihmuar financiarisht arrinin që t’i tërhiqnin drejt vetes dhe u premtonin atyre se do ti gjenin dhe siguronin punë të mira me të ardhura të mjaftueshme në shtetet e europës dhe këta të rinjë të këtyre zonave jo aq të mira nga aspekti ekonomik dhe që kryesisht ishin të varfër,këta persona (anëtarët e organizatës) i shikonin si shpëtimtarët e tyre.

A e dini se Mexhid Sherif Vakëfi është vrarë nga sekti i Muxhahidinëve?

Pas një farë kohe,udhëheqja e oganizatës mori vendim që ideologjinë e tyre – që ishte marrë nga Islami – ta kthejnë në atë marksiste, dhe Mexhid Sherif Vakëfi – që e kundërshtonte fuqishëm këtë – u kthye në një subjekt problematik për organizatën.Kundërshtimi i Mexhid Sherif Vakëfit arriti në atë masë saqë e përjashtuan nga organizata dhe në të njëjtën kohë me këtë ata (krerët e organizatës) botuan një artikull ku e krahasonin atë (Mexhidin) me një mikrob brenda organizatës!

Në sektin Raxhevi, djegja e vetes është një akt i shenjtë dhe sakrificë në rrugën e Zotit

Cdo veprim i ndaluar (fetarisht) si vetëvrasja, në sektin Raxhevi konsiderohet si koka e ideologjisë dhe si një prej veprave më të shenjta që s’mund ta ketë rrisk gjithkush! Më kujtohet si sot që gjatë kohës që kam qënë në Kampin e Eshrefit,na erdhi një urdhër zyrtar nga krerët e organizatës që të gjithë anëtarët të shkruajnë një raport ku do të paraqitnin kërkesat dhe dëshirat e tyre për vetëflijim.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur